POLITIKE

"Janë palë e rrënimit të votës së lirë", Berisha: SPAK-un e sulmoj sepse është bërë mburojë e krimit elektoral

M.B. Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 22:15

"Janë palë e rrënimit të votës së

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar edhe arsyen se pse, sulmon SPAK-un. Gjatë intervistës së dhënë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha tha se po u fakton shqiptarëve fytyrën e vërtetë të produktit të reformës së Soros në Shqipëri. I pyetur nga gazetari Çim Peka, se ndaj tij ka akuza se, po sulmon SPAK për interesat e tij, Berisha sqaroi se akuzat ndaj këtij institucioni kanë nisur, pas faktit publik që SPAK është bërë mburojë e krimit elektoral. Berisha tha po ashtu se nuk ka një tendencë të tij të mbrojë veten e vet, por të mbrojë qytetarët shqiptarë nga një mashtrim i madh, nga një produkt monstruoz, sipas tij, të një reforme që i la ata pa procesin e duhur ligjor.

"E vërteta është që unë po mbroj një kauzë të madhe, një kauzë për çdo shqiptar. Po u faktoj shqiptarëve fytyrën e vërtetë të produktit të reformës së Soros në Shqipëri, që nga njëra anë ka lënë qytetarë shqiptarë pa drejtësi. Janë të vazhdueshme rastet kur thirren për tu dhënë përgjigje në dhomat e gjykatave dhe ata janë ndarë nga kjo botë. Në rast se qytetarët shqiptarë nuk gëzojnë një proces të drejtë ligjor qeveria disponon një institucion politik akuze, që po përdoret egërsisht kundër kundërshtarëve të kryeministrit.

Nuk ka një tendencë Sali Berisha të mbrojë veten e vet, por të mbrojë qytetarët shqiptarë nga një mashtrim i madh, nga një produkt monstruoz, të një reforme që i la ata pa procesin e duhur ligjor dhe me një institucion që sillet, siç tregon kjo piramidë, në mënyrë absolute, në shumë e shumë raste tejkalon falsifikimet e ish-hetueshme të sigurimit të shtetit, sepse ata në mënyra të ndryshme bënin gjithçka që të mos kishte falsifikime të hapura.

Ky është një mision ndër më të rëndësishmit për opozitën. Nëse ne si opozitë nuk rrëzojmë mitin e ngritur mbi krimin, terrorin, ne nuk meritojmë të jemi opozitë. A e dini se Skapi i Edi Ramës, dy javë më parë i merr telefonin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pa vendim gjykate, për të kontrolluar se kush e njoftoi anëtarin e klanit Çopja që u arrestua në Kosovë. Kur shkuan atje, ai tha se, e kam marrë nga Skapi, BKH.

Altin Dumani abuzon në mënyrë kriminale me regjistrimet e ligjshme që bën, por që i përdor në mënyrë të paligjshme për të marrë peng gjykatës, prokurorë për vendimet e tij. Është pjesë e betejës drejt fitores. SPAK unë kam nisur ta sulmoj, pasi u bëra kryetar i PD, kur konstatova se ai ishte mburojë kryesore e krimit elektoral. Fillimisht unë nuk mund të paragjykoja, jepi secilit mundësinë, kohën dhe mos paragjyko.

Por kur konstatova se ata amnistonin krimin elektoral, dëshmua se ishin palë në rrënimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, vetëm ai që nuk ndihet opozitar nuk i konsideron ata armiq të votës së lirë dhe të shqiptarëve. Dora dorës, u informova se u informova se ata flenë mbi dosje krimi, përdonin dosjet e krimit për rryshfete të tmerrshme. Se ata amnistojnë projekte për atentate politike të rrezikshme, qoftë dhe ndaj bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës. Ata presin gjoba, informojnë lëshojnë kallp mandate", tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë