POLITIKE

"Javën e parë taksa Rama hidhet në Drin"/ Berisha: Në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme

m.l Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 15:01

"Javën e parë taksa Rama hidhet në Drin"/ Berisha:

HAS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se taksa Rama do të hidhet në lumin Drin që në javën e parë të pushtetit. Berisha premtoi se në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme.

Berisha shtoi se kjo realizohet duke vendosur minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar, në punë apo pa punë sido që të jetë, por që merr më pak se 200 euro.

"Dy ditë më parë një drejtor i rëndësishëm më dërgonte një mesazh rrëfimi. Doktor thoshte, do të tregoj dramën e historisë time. Drama e historisë ishte kjo! Atë, drejtor e kishte bërë një bandit i cili tek ministri, i kishte kërkuar emëroje drejtor. Por me çfarë kushti? Hera e parë që e dëgjoja dhe unë. Me kushtin që ky drejtor, do ti jepte banditit rrogë 10 mijë euro çdo muaj. Dhe unë sot thotë, më mirë të mos jem, sepse nëse nuk bëj 10 mijë eurot nuk e di çfarë më pret. Por për ti bërë 10 mijë eurot, unë duhet të plaçkis njerëzit e varfër. Ky është një shembull i një njeriu që më në fund gjeti forcë te vetja e tij për të rrëfyer një sistem plaçkitës ndaj jush.

Kurse të tjerë që kanë grabitur 130 mln euro dhe që nuk ekzistojnë kund, as nam as nishan, sillen vërdallë dhe ju bëjnë moral. Pra çfarë ndodhi me ne? Në 12 vite pensionet mbetën thuaj ato që ishin. Rrogat një rritje fare të parëndësishme. Çmimet u dyfishuar. Sofra u zvogëlua. Nuk kishte më vend për pjatat që duhet të shtroheshin, familjet detyroheshin tu thonin fëmijëve, merrni rrugët e dheut. Kjo është e vërteta.
Ndaj dhe ne si koalicion kemi një program me të cilin, në mënyrën më të vendosur në 100 ditët e para nxjerrim çdo shqiptar nga varfëria e skajshme.

Në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme. Dhe kjo realizohet duke vendosur minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar, në punë pa punë çfarë do që të jetë, por që merr më pak se 200 euro. 560 mijë pensionistë marrin sot një pension nga 60-172 euro. Që të gjithë do të marrin 200 euro pas 100 ditësh. Rrogat e ulëta, nuk do të ketë rrogë të ulët ndën 500 euro. Pensionistët dhe rrogëultit do të ketë kartën e konsumatorit me të cilën do të blejnë, bukën, vajin, sheqerin, mishin dhe të gjitha produktet e shportës bazë, 20% më lirë se të tjerët. Do u kthehen 450 euro në vit me kartën e konsumatorit.

Do ulim çmimin e energjisë në 7 lek. Do ulim naftën, qindarkë për qindarkë, aq sa është në Kosovë dhe në Maqedoni. Javën e parë taksa Rama hidhet në Drin. Nuk do të paguani kurrë më ju taksë për të ardhur në Tiranë, dhe jo një por dy, ta dinë mirë. Javën e parë ato zhduken nga autostrada. Rrogat mesatare do rriten në 1250 euro. Rrogat e mësuesve në 1500 euro. Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen.
Fermerët e Hasit do të marrin të njëjtat subvencione që marrin fermerët në Kosovë e Maqedoni. Dmth, 5 herë më shumë seç marrin sot. Sot kanë 32 mln euro, do të jenë 230 mln euro.

Miq, me të gjitha këto ne krijojmë një normalitet në këtë vend, e bëjmë Hasin dhe Shqipërinë të jetueshme. Por jo vetëm kaq. Bizneset e vogla, energjinë do ta paguajnë me 3 herë më lirë, 6 lek kilovatin. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH do rriten nga 100-120 mijë që janë sot, në 180 mijë. Zgjerimi i biznesit, suksesi i tij është qëllimi ynë. Bizneset e mëdha do kenë taksën e sheshtë 10%. Po taksa 10% miqtë e mi, do të thotë për të gjithë ata që marrin rrogë mbi 500 euro, do të thotë rritje 13% e rrogës me një vendim, paguajnë 23%. TVSH do të zbresë në 15%," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë