POLITIKE

“Kakarisjet e 100 ditëshit të fundit”, Salianji: Kryeministri i dështuar, realitetin e zëvendëson me propagandë! Shqiptarët e tallur e të vjedhur do ta thonë fort fjalën e tyre

n.f Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 22:38

“Kakarisjet e 100 ditëshit të fundit”, Salianji:

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për aktivitetet e kryeministrit Edi Rama. Salianji shkruan se aktivitetet e kryeministrit përcjellin titra të egra. Ai gjithashtu këto aktivitete i kanë cilësuar si kakarisje të 100 ditëve të fundit.

Salianji shkruan se në takimin me pensionistët Rama ka bërë qyfyren e radhës. Sipas Salianjit Rama u thotë pensionisëtëve që janë më pak të paguarit në Ballkan e në Europë dhe që duhet t’ja dinë atij për nder, sepse paska pasur një komplot ndërkombëtar për t’i ulur ato pak lekë që marrin pas 40 apo më shumë viteve punë.

Ai shkruan se pas 12 viteve qeverisje të Edi Ramës, pensionistët tanë sot blejnë më pak se sa në vitin 2013 sepse pensioni i tyre vlen më pak. Salianji thekosn se në gjithë Ballkanin pensionet u rriten me 20 deri në 50 përqind në vitin që lamë pas, ndërsa në republikën e autokratucit me vetëm 4.1 përqind. 

Ish-deputeti shton se trajtimet e shtrenjta, luksi i biletave dhe vera e salloneve të rënda, e kanë bërë Ramën të ketë një vizion të shtrembëruar të botës. Sipas tij Rama nuk pranon asgjë tjetër, përveç adhurimit. Ai shton se kryeministri realitetin e zëvendëson me propagandë, që drejtësinë e zëvendëson më farsë. Salianji tha se më pak se 100 ditë kanë ndelur nga dita kur shqiptarët e tallur e të vjedhur do ta thonë fort fjalën e tyre.

“Kakarisjet e 100 diteshit të fundit. Titra të egra përcjellin aktivitetet e Kryeministrit. Përveç revoltës kur sheh se ai thotë të kundërtat e asaj që bën, kur sheh përpjekjet për manipulim, të vjen ndonjëherë edhe të qeshësh. Përshembull, paska pasur një takim për pensionistët, kur ka bërë qyfyren e radhës. U thotë atyre që janë më pak të paguarit në Ballkan e në Europë, që duhet t’ja dinë atij për nder, sepse paska pasur një komplot ndërkombëtar për t’i ulur ato pak lekë që marrin pas 40 apo më shumë viteve punë.

Po po, paska qënë sulur Banka Botërore kundër tyre, dhe Edi Rama u ka dalë para e i ka ndaluar me një “JO” të prerë. Pas kësaj ndodhie, prindërit e gjyshërit tanë jo vetëm nuk duhet të kërkojnë më rritje pensioni, jo vetëm nuk kanë më gojë të ankohen, por duhet të ulen në gjunjë e ta falenderojnë shpëtimtarin e tyre.

Shpëtimtari që me një guxim epik, nga to të Mujit e Halilit, si Mic Sokol i vërtetë i preu kokën këtij konspiracioni të zi. Fakt është se pas 12 viteve qeverisje të Edi Ramës, pensionistët tanë sot blejnë më pak se sa në vitin 2013. Sepse pensioni i tyre vlen më pak. Fakt është se në gjithë Ballkanin pensionet u rriten me 20 deri në 50 përqind në vitin që lamë pas, ndërsa në republikën e autokratucit me vetëm 4.1 përqind. E prapë, në vend se të skuqej para këtyre të dhënave turpëruese për atë e për vendin, ai del dhe tall funshpinën në mënyrë të paskrupullt.

Trajtimet e shtrenjta, luksi i biletave dhe vera e salloneve të rënda, e kanë bërë të ketë një vizion të shtrembëruar të botës. Ai nuk pranon asgjë tjetër, përveç adhurimit. Po e zëmë se Banka Botërore paska qënë armiku i madh i Shqipërisë dhe pensionsistëve. Përse Edi Rama nuk e përmend këtë institucion kur flet për nivelin e lartë të korrupsionit, kur flet për pabarazinë, kur flet për pastrimin e parave, kur lajmëron flluskën në ndërtim. Përse nuk i thotë të gjithë të zezat që ata ka kurdisur kundër nesh.

Eshtë me gjithë mend interesante se si autokratuci i mendon njerëzit si tabula-rasa, ku ai do të mbjellë me sukses propagandën e tij të dalë boje tash 3 mandate. Po nëse ky njeri legjendash i ka dalë përballë këtij bajlozi të zi, Bankës Botërore, dhe e ka ndaluar të shkatërrojë pensionistët tanë, që sipas Edi Ramës sot janë të lumtur falë tij, çdokush mund të ketë sot disa pyetje.

Përse Edi Rama, nuk i ka thënë “JO”, me të njëjtën kurajo bandës së Shkodrës, bandës së Durrësit, apo të gjithë bandave të vendit kur i kanë caktuar listën për deputetë, kur i kanë caktuar kryetarët e Bashkive, kur i kanë marrë tenderat e punët publike, kur kanë emëruar drejtorë policie a shefa komisariatesh.

Ky trim i çartur pse ka ulur kokën e ka thënë “PO” në këto raste. Përse vallë, ky njeri epik, nuk u ka thënë “JO”, koncesioneve në shëndetësi, që sipas çdo auditimi e vlerësimi kanë dalë shpërdorime masive të taksave të qytetarëve. Po inceneratorëve përse nuk u ka thënë “JO”, ky personazh mitik. Si ka mundësi që një kurajoz si ky që i thyen dhëmbët Bankës Botërore, lejoi kanabizimin e vendit, e uli kokën para trafikantëve ndërkombëtarë, për hir të të cilëve e për interes të të cilëve ka dënuar një deputet të Opozitës, me burg, pa ligj, pa precedent, pa prova, pa akuzë.

Këto qendrime si ky i fundit, janë pallavrat e një kryeministri të dështuar që realitetin e zëvendëson me propagandë, që drejtësinë e zëvendëson më farsë, që varfërinë e mohon, që demokracinë e ka replikuar me sundim, që po bën çdo përpjekje për të mos lejuar votën e lirë, sepse e di mirë që koha e kakarisjes po soset, dhe më pak se 100 ditë kanë ndelur nga dita kur shqiptarët e tallur e të vjedhur do ta thonë fort fjalën e tyre”, shkruan Salianji.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë