POLITIKE

Zgjedhjet në Kosovë/ Servera e pajisje nga Gjermania, Rohde: Të sigurohet proces zgjedhor i sigurt

M.B. Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 13:40

Zgjedhjet në Kosovë/ Servera e pajisje nga Gjermania, Rohde: Të

KOSOVA- Kanë mbetur edhe tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur ndërkohë, se janë  bërë të gjitha përgatitjet që ditën e dielë, 09.02 të zhvillohet procesi zgjedhor. 28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë janë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës. KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1,752,650 fletëvotimesh, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve.

Pse ka më pak fletëvotime se votues?

Numri më i vogël i fletëvotimeve lidhet me faktin, se në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote. "Sipas vendimit të KQZ-së janë shtypur 1.752.650 fletëvotime, prej të cilave 1.664.100 për votimin në vendvotime të rregullta, 28.450 për votimin me kusht; 38.650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21.450 për votimin në përfaqësi diplomatike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2.075.868 votues, prej të cilëve 1.970.944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104.924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës. "Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, 323.218 apo 15.57% fletëvotime do të jenë më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Rohde: Të sigurohet proces zgjedhor i sigurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi një donacion  me server dhe pajisje nga Gjermania, pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se ky donacion siguron proces zgjedhor të sigurt, fuqizon organet e administrimit të zgjedhjeve duke rritur besimin e publikut. Rohde shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielës do të zhvillohet pa vështirësi.

"Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të madh në ngritjen dhe demokratizim. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres. Ky donacion prej më shumë se 140 mijë eurosh siguron që edhe këto zgjedhje aktuale dhe në të ardhmen të jenë të sigurta në Kosovë”, tha ambasadori Rohde. Ai u shpreh i bindur, 100%, se ditën e dielë Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi.

Rritje e standardeve zgjedhore në Kosovë

Vlerësim për donacionin gjerman vjen nga KQZ. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se "kjo mbështetje e shtetit gjerman do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë”. "Pranimi i këtyre serverëve modern shënon zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore. Kjo mbështetje është e çmuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës tonë dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-së, ky donacion është një investim i madh edhe në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor”, tha Radoniqi, i cili së bashku me ambasadorin gjerman Jörn Rohde, inkurajuan qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të dalin të votojnë ditën e dielë.

Fushata zgjedhore në kulmin e saj

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve, subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore ku nuk mungon gjuha nxitëse dhe e urrejtjes ndërmjet kundërshtarëve politikë. Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitoron procesin zgjedhorë, DnV, thotë se "ka vazhduar përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike”, dhe për këtë shkak është shtuar edhe numri i gjobave ndaj tyre nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa PZAP. Shifra e gjobave ndaj partive politike tashmë ka arritur në rreth gjysmë milioni euro. "Numri i aktiviteteve ku është përdorur gjuhë fyese, nxitëse apo e urrejtjes, pothuajse është dyfishuar”,  sipas DnV.

Edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), u ka kërkuar subjekteve politike që të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Ajo kërkon nga subjektet politike "zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak”./ DW

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë