
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ nën drejtimin e Sonila Meço, Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, kritikoi fjalën e mbajtur sot të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “hapjen më të keqen që mund t’i bëhej fushatës”.
Saraçi theksoi se sipas tij, problemi qëndron te rreshtimi i shumë problematikave të krijuara në Tiranë gjatë 10 viteve të fundit, duke përmendur territorin, ujin e pijshëm, kopshtet, shkollat, transportin dhe prokurimet. “Pra paska qenë katastrofe”, tha ai.
Sipas gazetarit, qytetarët duhej të kuptonin që, gjatë këtyre viteve, Tirana nuk është menaxhuar siç duhet dhe janë krijuar mijëra probleme, të paktën sipas Edi Ramës.
Ai shtoi se, përtej aspektit administrativ, fjalimi i Ramës dukej më shumë si një “komunikim mafioz” drejt Erion Veliajt. Saraçi u shpreh se Rama nuk e kishte përmendur për 7 muaj emrin e Veliajt, por tani në fjalimin e tij e përmendi dhe e përfshiu në sulme ndaj medias dhe kundërshtarëve, që sipas tij është shenjë e një “pakt mafioz” mes tyre.
Saraçi përmendi se ky pakt i lejon Ramës të vazhdojë punën politike dhe administrative në Bashkinë e Tiranës, ndërsa Veliaj nuk ndiqte më rrugën e tij juridike, duke u fokusuar tek çështjet ligjore personale.
Saraçi:
Nga aspekti politik, për mendimin tim kjo ishte hapja më e keqe që mund t’i bënte fushatës sepse me atë rreshtim të problemeve që qenkan krijuar në Tiranë në 10 vitet e fundit, duke filluar me territorin, me ujin e pijshëm, me kopshtet dhe shkollat, me transportin, me prokurorime e të tjera, pra paska qenë katastrofe.
Qytetarët duhej të dëgjonin që vetë kryeministri po u thoshte që Tirana në këto 10 vite nuk është menaxhuar, por janë krijuar mijëra problem, të paktën sipas Edi Ramës.
Përtej pjesës administrative, sepse kryeministri ka kohë që ka marrë frenat e pushtetit vendor në të gjitha bashkitë e vendit, mua mu duk më tepër se hapje fushate, mu duk një komunikim mafioz i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
E them komunikim mafioz sepse Edi Rama ka të paktën 7 muaj, që kur Erion Veliaj është arrestuar, nuk ia ka përmendur kurrë emrin.
Kurse në fjalimin e sotëm, u rikthye dhe i përmendi emrin Erion Veliajt dhe për sulme të bëra karshi tij akuzoi mediat, kundërshtarët, e të gjithë me radhë dhe, për mendimin tim, kjo përmendje e emrit është ajo firmosje e paktit mes të dyve, mes personit më të fuqishëm të vendit dhe të një paraburgosuri në qelitë e Durrësit.
Është një pakt mafioz, ku Edi Rama i lau duart përfundimisht me Erion Veliajn, duke vazhduar punën e tij politike dhe administrative në Bashkinë e Tiranës, dhe në këmbim Erion Veliaj nuk ndoqi rrugën e tij juridike, betejën në gjykata, që shumë shpejt unë besoj se do të nisi me lënien e qelisë nga ana e Erion Veliajt për t’u fokusuar tek rruga e tij juridike.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Shtator18:55
Meta denoncon masat represive në paraburgim: Kanë filluar më shpojnë bidonat e ujit
Në intervistën e dhënë për syrinet, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se janë shtuar ndaj tij ...
POLITIKE
24 Shtator18:54
Shkarkimi i zv/ministrit për një cigare u kthye në meme, Rama reagon për herë të parë dhe sulmon opozitën
Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë takimit me deputetët e Partisë Socialiste në Tiranë edhe shkarkimin e zv/ministrit të brendsh...
POLITIKE
24 Shtator18:39
Zbulohet për herë të parë nga antimafia italiane/ Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës
Në fund Shqipëria është një ishull i madh i lumturisë. Miliarderët atje bëjnë resorte, ata që kanë para...
POLITIKE
24 Shtator18:20
Mesazhi i fortë i SHBA për Ramën, njëlloj si për Maduron: Do të çmontohen grupet terroriste dhe krimin e organizuar
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, i ka përcjellë ministrit të Drejtësisë mesazhin për të çmontuar grupet...
POLITIKE
24 Shtator18:16
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë/ Rama: Opozita do hyjë në garë e humbur, u ka rënë Diella në kokë
Nga takimi me ministrat dhe deputetët e PS të qarkut Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se duhet që të nis puna për zgj...
POLITIKE
24 Shtator18:14
Intervista/ Meta: Bashkë me Veliajn të largoheshin edhe këshilltarët e PS. Ja si duhet të jetë kandidati i opozitës për Tiranën
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në burgun politik, pas arrestimit me urdhër të Edi Ramës ka reaguar ...
POLITIKE
24 Shtator18:10
Rama: Të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë! Manastirliu u mirëprit nga socialistët
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes në Bashkinë Tiranë ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku sqaroi se shumë shp...
POLITIKE
24 Shtator18:10
Ermal Dredha ‘bën dorëzimet’ në Bashkinë e Vlorës, i jep ‘çelësat” pasuesit
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i dorëzoi “çelësat” pasardhësit të tij Elis Halili në...
POLITIKE
24 Shtator18:03
LIVE/ Zgjedhjet në Tiranë, Rama mbledh deputetët dhe ministrat
Kryeministri Edi Rama ka thirrur pasditen e kësaj të mërkure, ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Takimi vjen një ...
POLITIKE
24 Shtator17:37
Deputeti Erion Braçe shpjegon me video se si Joana vidhte qytetarët nëpërmjet XUEX
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe denoncoi një nga personat që ai e quan kyç në skemën e mashtrimit online pë...