POLITIKE

Këlliçi dhe deputetët e PD-së në Washington: Rama dhe qeveria e tij, partnerë të kartelit Sinaloa

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 18:05
Këlliçi dhe deputetët e PD-së në Washington: Rama dhe

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi paralajmëron se Shqipëria nuk është më një shtet demokratik, por një kartel droge. Këlliçi thekson se në fokus të takimeve në Washington ka qenë lufta ndaj karteleve ndërkombëtare të kokainës.

Ai shtoi se Shqipëria ka hyrë në radarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të kryeministrit shqiptar, të “kukullës së Sorosit,” siç konsiderohet shpesh në qarqe të ngushta në Washington, Edi Ramës, me kartelet e drogës dhe trafikantët më të njohur në botë.

Pjesë nga deklarata:

Unë sapo kam dalë nga aktiviteti i përvitshëm që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Washington, në Washington Hilton, dhe ky është viti i 74 që zhvillohet. Është Mëngjesi i Lutjeve, një aktivitet botëror, mbarëbotëror, që bën bashkë politikanë, kongresmenë, senatorë, ligjvënës amerikanë dhe nga mbarë bota. Këtë vit ishin rreth 110 shtete, në emër të unitetit, të besimit të kombeve dhe të besimit fetar, pa diskutim. Sapoud përfundoi fjalën edhe vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti Trump.

Gjatë kësaj jave, ky ka qenë një ndër aktivitetet ku ne kemi marrë pjesë si deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kemi marrë pjesë, kemi takuar miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë tanë. Përpos këtij takimi të sotëm, sigurisht gjatë gjithë javës, ju keni parë dhe sërish më vonë gjatë ditës së sotme do të kemi takime, dhe ditën e nesërme të tjera, në Kongresin Amerikan, ku kemi takuar ligjvënës, mbase më me zë të Partisë Republikane. Duke nisur nga takimi i parë që kemi bërë me kongresmenin Keith Self, kryetari i nënkomisionit për punët e Europës dhe punët e jashtme në Kongresin Amerikan, i cili ka mbajtur qëndrime shumë të forta për çështjen shqiptare, për reformën në drejtësi, dhe për deformimin dhe keqpërdorimin e gjyqësorit në Shqipëri si një pushkë, si një armë kundër kundërshtarëve politikë nga kjo mazhorancë aktuale.

Kemi takuar një sërë kongresmenësh të tjerë, si zotin Molenaar, Pete Sessions, kryetari i komisionit për qeverisjen e mirë, dhe Clay Higgins, ku takimi ka qenë fantastik. I gjithë fokusi ka qenë tek lufta ndaj karteleve dhe zhdukja e karteleve transoqeanike dhe ndërkombëtare të kokainës, ku Shqipëria ka hyrë në radarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të qeverisë shqiptare, të kryeministrit shqiptar, të “kukullës së Sorosit,” siç konsiderohet shpesh në qarqe të ngushta në Washington, Edi Ramës, me kartelet e drogës dhe trafikantët më me zë në botë.

Gjej rastin të përmend një rast konkret që u diskutua dhe që u rikthye në vëmendje: rasti i kartelit Sinaloa. Është e paimagjinueshme për Kongresin Amerikan që një organizatë e dizenjuar si terroriste nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë blacklistuar anëtarët dhe eksponentët kryesorë të kësaj organizate, befas e gjen veten si organizatë partnere, mike, investitore strategjike e qeverisë shqiptare, e kryeministrit Rama. Kjo organizatë pritet në zyrën e kryeministrit, i jepet licencë për kazino, i jepet licencë për hotel me shumë yje, ndërkohë që SHBA-ja i bllokon të gjitha asetet. Kryeministri shqiptar i mirëpret në zyrë si investitor strategjik, u jep favore dhe licenca, në emër sigurisht të interesit të përbashkët dhe të trafikut të përbashkët.

Kemi pasur një sërë takimesh të tjera me kongresmenin Tim Walberg, kryetar i komisionit të Edukimit në Shtetet e Bashkuara, me Joe Wilson dhe të tjerë. Një pjesë e delegacionit tonë ka pasur edhe takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të cilat duhet të mbeten konfidenciale, dhe në një moment tjetër, pasi të përfundojmë vizitën, gjithçka do të bëhet e ditur.

Kjo javë ka qenë tejet intensive për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike dhe jo vetëm, edhe zotin Mediu, si kryetar i Partisë Republikane në Shqipëri, i cili ka qenë së bashku me ne pothuaj në të gjitha takimet. Ka qenë një javë intensive takimesh me partnerët tanë, senatorë, dhe unë kam pasur mundësinë të takoj dhe të darkoj me senatorin Mike Lee, si dhe me kongresmenë të ndryshëm nga shtete të ndryshme, për të informuar miqtë tanë dhe partnerët mbi situatën që po kalon shteti shqiptar.

Mbi të gjitha, disa kongresmenë na kanë pyetur: si e shpjegoni termin “narkoshtet” dhe pse Shqipëria sot konsiderohet në mënyrë të gjerë si një narkoshtet? Me të dhënat tronditëse që dalin çdo javë, është tashmë e qartë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një shtet autoritar, nuk kemi të bëjmë vetëm me një lider autoritar, nuk kemi të bëjmë vetëm me një autokraci elektorale, ashtu siç ishte më parë. Ajo çfarë po ndodh sot në Shqipëri nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në një kartel: një shtet kartel droge, një shtet që pastron paratë e krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës përmes sektorit të ndërtimit.

Kryeministri është një individ i vetëm që vendos për të gjitha fatet e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha vendimet i merr vetëm ai. Është shqetësuese dhe e paimagjinueshme ndërhyrja e qeverisë në gjyqësor, siç u pa në rastin e zëvendëskryeministres Balluku. Gjykata Kushtetuese vijon të ndjekë skenarin e djegies së afateve për heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për ekzekutimin e masave të ndalimit të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme, pa asnjë justifikim ligjor.

Po ashtu, skandali i AKSH-it tregon që të dhënat tona janë tregtuar edhe në vende jo partnere dhe edhe në vende armike të Aleancës së NATO-s. Agjencia e krijuar për të rritur transparencën dhe luftuar korrupsionin është kthyer në një organizatë kriminale të drejtuar nga individë të emëruar nga Edi Rama, të cilët merrnin peng biznesmenët që hynin në tendera dhe aplikonin në këtë organizëm shtetëror.

Është një paradoks që vetëm një mendje e sëmurë dhe e djallëzuar si e Edi Ramës mund ta fusë shtetin shqiptar një vend aleat dhe anëtar të NATO-s në këtë situatë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?