POLITIKE

Këlliçi: SPAK të hetojë korrupsionin e Erion Veliajt me pronat publike në Bashkinë e Tiranës

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 14:13
Këlliçi: SPAK të hetojë korrupsionin e Erion Veliajt me
Këlliçi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Këlliç gjatë fjalës së tij parashtroi disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt.

Ai tha se në datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i ka përcjellë zyrtarisht informacion Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”.  Sipas tij në atë informacion zyrtar, kanë vënë në dijeni SPAK-un se Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.

Këlliç shtoi se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga PD-ja ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.

Deklarata e plotë:

Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, u informuam për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.

Sot, nuk do futem në diskutimin për hetimet e kësaj dosje, por dua të parashtroj disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt. Më datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”.

Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.

Erion Veliaj, ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa patur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës.

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shëmbte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësha të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës.

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.

Të nderuar qytetarë, Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave. Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:

A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”? I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.

Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do ti depozitohet zyrtarisht SPAK. Garantojmë qytetarët shqiptarë, se Partia Demokratike dhe unë personalisht, do vijojmë pa asnjë kompromis zbardhjen e korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë, që nis me 5D, vijon me inceneratorin fantazmë të Tiranës, dhe përfundon me pastrimin e parave në kullat më të larta të kryeqytetit.

veliaj kellici spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë