Policia ndërhyn dhunshëm ndaj protestuesve, qëllon me plumb gome gazetaren e Piranjave
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së martës organizuar nga PD-ja zyrtare të pranishëm nga grupi parlamentar ishin vetëm 7 deputetë. 17 të tjerë nuk morën pjesë duke e paralajmëruar mungesën përmes një njoftimi zyrtar ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar grupit “Berisha”.
Kjo është përçarja më e thellë në PD ku dukshëm ka një rrugë paralele mes strukturave zyrtare që mbështetet nga një pakicë deputetësh (8 bashkë me Lulzim Bashën) dhe 17 të tjerëve që janë kundër (përjashto grupin Berisha).
Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Collaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu ishin të vetmit deputetë që morën pjesë duke rënë dakord me vendimin paraprak të kryesisë (që u votua në Këshill) për zgjedhjen e kreut të ri në fund të muajit korrik.
Sipas argumentit të Këshillit Kombëtar hedhur në një rezolutë vetëm zgjedhja fillimisht e kryetarit të ri dhe organeve drejtuese të partisë mundëson ringritjen e PD.
"Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale", thotë rezoluta e miratuar.

Ajo që bie në sy është se deputetja Flutura Acka që ndodhej në rreshtin e parë të takimit, nuk e ka ngritur dorën për vendimet që do miratoheshin, ndryshe nga të tjerët






Nuk dihet ende nëse veoprimi i saj lidhet me zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit korrik sa kohe që në axhendë të Këshillit ishte edhe plotësimi i komisionit të Integritetit dhe Etikës që do të merret me organizimin e punës pjesë e të cilës ka qenë edhe vetë ajo.

Lulzim Basha ndërkohë mungoi në mbledhje, por është pro kësaj skeme.
Sot (e martë) është edhe afati i fundit i zyrtarizimit të emrave kandidatë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Deri më tani i vetmi emër që ka zyrtarizuar kandidaturën është Gjergji Hani.
Ndërkohë 17 deputetët e munguar janë kundër kësaj mbledhje.
Gazment Bardhi, që drejton grupin por është ende edhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi një ditë më parë se mbledhja ishte në kundërshtim me statutin, duke paralajmëruar një proces fiktiv më pas edhe për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë debate mund të lindin edhe për pjesëmarrjen në Këshill.



Në mbledhje u raportua se ishin të pranishëm 174 anëtarë (përfshi 23 online), sipas PD-së i mjaftueshëm për të plotësuar kuorumin. Po sipas PD-së zyrtare numri i gjithë anëtarëve të Këshillit është 329, një shifër kjo që më gjasë do të kontestohet nga Gazment Bardhi i cili një ditë më parë tha se numri i anetarëve të Këshllit Kombëtar zyrtarisht është 453 nga të cilët 300 janë zgjedhur me votim nga Kuvendi i fund korrikut i datës 2021 drejtuar nga Lulzim Basha.
17 deputetët që nuk morën pjesë në Këshillin Kombëtar
Aty nga fundi i konferencës për shtyp të së hënës, kur po prezantonte draftin për vendosjen e minimumit jetik 200 euro, Sal...
Ndërsa në PD ujërat nuk janë të qeta për zgjedhjen e kryetarit të partisë në fund të muajit korrik, kryesia ...
Ndërsa paralajmëroi për krisjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë nëse tre policët e rrëmbyer ...
Edhe kjo është për t’u rrëfyer. Ministrja e Financave, dmth familja e saj, padit në gjykatë qeverinë ku ajo bën...
Zgjedhjet në Kamëz nuk do të ribëhen. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga koalicioni ...
Pas Rrogozhinës edhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhje lokale për shkak të publikimit të video-skandalit të Safet Gji...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon rrëmbimit të 3 policëve t&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin e miratuar nga qeveria shqiptare, që i hapi rrugë legal...
Video e skandalit seksual të Safet Gjicit bëhet virale jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Ajo është ...
Lufta për pronësinë e 38.6 mijë metrave tokë tek ish Shkolla e Partisë tashmë është shtrirë edhe brenda skal...