Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se ky takim vjen dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale dhe se ka përzgjedhur Brescian për të qenë qyteti i parë për të mbajtur takim. Ai theksoi se ky takim është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut.
Berisha u kthye pas në kohë ku rikujtoj sakrificat e kaluar nga emigrantët në Itali. Ai theksoi se kapërcyen çdo vështirësi dhe se në pak vite u bënë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Sipas tij emigrantët e provuan veten se janë shqiptarë të vërtetë duke kaluar çdo pengesë.
"Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të mi, të pranishëm në këtë sallë, në Breshia, në Itali dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta. Të dashur Bardhor, Edmir, organizatorë të këtij takimi të jashtëzakonshëm. Kandidate dhe kandidatë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore të pranishëm në këtë sallë. I dashur Cris, i dashur Paul mirënjohjen më të pakufishme për praninë tuaj. I nderuar miku i shqiptarëve, përfaqësuesi i partisë aleate në të gjitha kohërat, Forza Italia, i nderuar Maurizio Cazargo, kryetar komisioni i dy dhomave në parlamentin Italian.
Mirënjohet më të madhe për praninë tuaj sot në këtë sallë. Ju falënderoj për këtë pritje madhështore, ju falënderoj për frymën e fitores që krijuat, ju shqiptarët e diasporës në këtë fushatë historike. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat vitin 2025, në vitin tuaj, në vitin e Diasporës shqiptare. Në vitin e fitores shqiptare mbi diktaturën, krimit dhe vjedhjes së tyre, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Miq, stacioni i parë që nisa pas startit epik të fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju, është Breshia, sepse kjo fushatë që kemi nisur është një fushatë madhështore, është shpresëdhënëse, falë jush, falë diasporës shqiptare, ndaj jam sot shumë i frymëzuar, shumë i nderuar të ndodhem midis jush. Sepse vetë historia juaj është burim frymëzimi. Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut.
Por ju jeni shqiptarët e suksesit, e arritjeve të mëdha, sepse ju erdhët në Itali në këtë vend mik të Shqipërisë, si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Europë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha, ashtu siç është udhëtimi i një emigranti dhe populli italian, Italia mike ju ofruan ju bujarinë, mikpritjen, njerëzinë e tyre. Ndaj dhe një falënderim i madh shkon për miqtë tuaj italianë, për kombin italian, Viva Italia. Këtu në Itali në qytetin e bukur të Breshias dhe kudo, ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë. E them këtë sepse kapërcyet çdo vështirësi, tejkaluat çdo pengesë, arritët të ktheheni në qytetarë dinjitozë, njerëz punëtor, njerëz që e nisët jetën nga zero në këtë vend të bekuar. Në pak vite, u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë.
Si çdo popull emigrant u përballët me paragjykime, por ja ku jeni sot më të mirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë ju fituar respekt dhe mirënjohje. Por ndonëse sot ju keni ndërtuar një jetë dinjitoze këtu në Breshia, ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, kurrë nuk e braktisët me shpirt dhe zemër atdheun tuaj, familjet tuaja. Ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë, sepse të jesh shqiptarë do të thotë të kalosh çdo pengesë. Të jesh shqiptarë do të thotë të bësh të pamundurën të mundurën, dhe mbi të gjitha shqiptar të bën dashuria e pashuar për Shqipërinë, dheun tënd. Ja se pse takimi me ju është takimi më frymëzues, sepse është takim me sakrificën, me arritjen dhe suksesin, me shpirtin e pamposhtur shqiptar. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e emigrantëve shqiptarë kudo që janë," tha ai.
ITALI- Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia.&...
ITALI- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano, iu drejtua demokratëve duke iu th...
ITALI- Kryeminstri Rama gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar paritetë e reja duke thën&e...
ITALI- Kryeminstri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar Berishën duke për...
MILANO - Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrëveshjes për njohjen e...
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Milano u zotua se në Shqipërinë 2030 t...
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me emigrantët shqiptarë në Milano u shpreh se vota për zgje...
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano ka shprehur rëndës...
MILANO- Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Milano. Rama gjatë fjalës së...
TIRANË- Lidhja demokratike e gruas së Shqipërisë, LDGSH në një reagim së fundmi ka denoncuar sulmin që po i...