POLITIKE

Konflikti me shoferin e kamionit/ Reagon kandidati i PD-së: Nuk kam ushtruar dhunë. SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur

m.l Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 15:37

Konflikti me shoferin e kamionit/ Reagon kandidati i PD-së: Nuk kam

KORÇË- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati janë përfshirë në një incident mbrëmjen e djeshme me një drejtues kamioni. Bledjon Nallbati ka reaguar me anë të një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e ndodhur, duke thënë se duhet të kishteë qëndruar me maturi ndaj provokimit. 

Nallbanti tha se nuk është e vërtetë që ai dhe i vëllai i tij i kanë prerë rrugen kamionit duke shtuar se mjeti ishte pas tyre me shpejtësi dhe mund të kishin pësuar aksident. Ai ftoi SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë se çfarë ka ndodhur në mënyrë më të qartë.

“Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjet të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plota.

Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë të shmang këtë konflikt, edhe pse isha nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme. Edhe shoferi, padiskutim, pati një reagim jo të duhur, duke sharë mua dhe vëllain tim. Emocioni ndonjëherë prevalon mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje.

Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia, në vend që të qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?

Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me forcë në komisariatin e Korçës, dhe me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar? Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale ekziston kur largohesh nga vendi i ngjarjes. Si mund të largohej mjeti kur kishte një aksident të mundshëm dhe ne kishim telefonuar policinë? Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë