POLITIKE

"Kryetarja e Bashkisë Kurbin dosjet ‘mal’ në SPAK"/ Hoti: Abuzime me rindërtimin, vjedhje të pronave dhe korrupsion

ZH.LL Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 14:36
"Kryetarja e Bashkisë Kurbin dosjet ‘mal’ në
Elda Hoti

TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryetares së Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara.

Deputetja Hoti tha se Cara ka një mal me dosje në SPAK për disa vepra penale nga shpërdorimi detyrës, abuzimi me tendera dhe deri te grabitja e pronave të qytetarëve. 

Hoti kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të veprojnë sa më parë pa humbur kohë pasi kostoja e gjithë kësaj shkon tek qytetarët e Kurbinit, të cilët sipas saj, janë në varfëri të tejskajshme pikërisht për shkak të vjedhjeve të Carës dhe Rilindjes.

Në fund të deklaratës, Hoti nënvizoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë shkeljet derisa Cara të japë llogari para drejtësisë.

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD PËR QARKUN LEZHË, ELDA HOTI

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Jam në këtë konferencë për shtyp për t’i bërë publike se kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara i janë bërë mal dosjet në SPAK, për disa vepra penale nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve. 

Jam sot këtu si deputete e qarkut Lezhë, që t’i kërkoj institucioneve të drejtesisë të veprojnë pa humbur kohë. Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët e Kurbinit. Ndërsa dosjet flenë nëpër sirtaret e SPAK, janë qytetaret e Kurbinit që çdo ditë paguajnë faturat e korrupsionit të Majlinda Carës dhe një sekti rreth saj.

E përsëris, mbi Majlinda Carën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, abuzimet me fondin e rindërtimit, tenderat që i komandon, deri në përfshirje për grabitjen e pronave të qytetarëve.

Në qoftë se institucionet do të vepronin, ajo sot nuk do të ishte ne karrigen e kryetares se bashkisë, por do të ishte në karrigen e të pandehurës, duke u përballur me drejtësinë.

Koha është tani, çdo ditë që kalon është vonë.

Meqënëse mëkëmbësi i saj Edi Rama, nuk ka informacion, po njoftojmë se po i hahen kumbulla pas shpine.

Meqënëse ai nuk “e fal” korrupsionin, po i themi që Bashkia Kurbinit është kthyer në vatër abuzimi. 

Kurbini është në varfëri të skajshme dhe Rilindja është aq e pangopur për pará sa u janë errur sytë dhe u marrin edhe qindarkën e fundit.

Nëse drejtësia do të vepronte sot Majlinda Cara nuk do të drejtonte Bashkinë e vjedhjes.

Shqipëria ndodhet në kthetrat e diktaturës, është detyrë e çdo qytetari dhe e opozitës t’i dalë përballë këtij regjimi e cila ka kapur çdo institucion.

Propaganda dhe manipulimi që u bëhet qytetarëve duhet të marrë fund.

Partia Demokratike, unë si deputete e qarkut Lezhë, do të vijojmë të bëjmë publike çdo shkelje të Majlinda Carës derisa ajo të japë llogari para drejtësisë se ku kanë shkuar paratë e kurbinasve të lënë në mëshirë të fatit.

pd elda hoti denoncime spak majlinda cara qarku lezhe kurbin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë