BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligjin ka shpërthyer në zemër të Tiranës. Një kullë 16-katëshe po përpiqet të ngrihet mes katër ndërtesave ekzistuese dhe pranë shkollës “Emin Duraku”, duke vënë në rrezik jetën e qindra qytetarëve dhe nxënësve, për hir të interesave klienteliste dhe korruptive të zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare.
Mëngjesin e sotëm, firma e ndërtimit ka mbërritur për të nisur punimet në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku”. Kjo ka shkaktuar një protestë të menjëhershme nga banorët e tre pallateve përreth dhe prindërit e nxënësve. Ata kanë lajmëruar Policinë dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje. Por ndërhyrja ka qenë më shumë simbolike se sa penguese për projektin.
Banorët kanë depozituar kërkesë në gjykatë për ndalimin e punimeve, dhe të hënën pritet të kallëzojnë në SPAK zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila ka firmosur lejen e ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj urbanistik.
Pas kësaj ndërtese që synon të ngrihet në një nga zonat më të ndjeshme të kryeqytetit, qëndrojnë emra të njohur të politikës dhe biznesit. Emri i Elva Margaritit, ish-ministre e Kulturës, përmendet krah atij të Agron Lufit, profesor i arkitekturës dhe njëkohësisht daja i saj, si bashkëpërfitues të këtij skandali ndërtimor.
Ndërkohë, në prapaskenë shfaqen edhe figura të diskutuara si Elvis Roshi dhe të tjerë me ndikim të madh në sektorin e ndërtimit dhe politikës. Kulla do të ngrihet vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe ngjitur me shkollën, një vendim që sfidon jo vetëm logjikën urbanistike, por edhe çdo normë sigurie.
Sipas dokumenteve të siguruara, pronarët e firmës që do të ndërtojë kullën janë Gentian Paruca dhe Fation Alliu. Siç duket, Agron Lufi dhe ish- ministrja Margariti kanë gjetur mënyrën për ta zhvilluar pronën e tyre përmes një rrjeti interesash dhe ndikimesh politike.
Përpjekjet për të marrë një leje ndërtimi për këtë truall janë bërë disa herë në 20 vitet e fundit, por janë refuzuar nga qeveritë dhe institucionet e mëparshme. Arsyet ishin të qarta: pozicioni i truallit, afërsia me shkollën dhe karakteri i zonës nuk e lejonin një ndërtim të tillë. Por me ardhjen në pushtet të Margaritit dhe ndihmën e dajës së saj, gjithçka duket se ka ndryshuar.
Një ekspert ligjor ka treguar se qeveria ka miratuar një ligj që i lejon vetes të injorojë distancat ligjore të ndërtimit për “arsye strategjike”. Pyetja që ngrihet është: çfarë arsyeje strategjike përfaqëson kjo kullë 16-katëshe? A është ish-ministrja Margariti strategjia? Apo janë kontaktet e saj familjare dhe politike me ndërtuesit e projektit?
Kjo është një situatë ku ligji përdoret si armë për të justifikuar përfitime personale dhe për të maskuar një akt të pastër korruptiv.
Pallatet pranë sheshit të ndërtimit, dy prej të cilëve të ndërtuar në vitin 1938, kanë një strukturë të brishtë dhe janë të papërshtatshme për të përballuar një ndërtim masiv kaq afër. Sipas inxhinierëve, çdo gërmim për themelet e kullës mund të shkaktojë çarje ose shembje të menjëhershme. Rreziku shkon edhe më tej: një pjesë e konsiderueshme e shkollës “Emin Duraku” dhe fëmijët që mësojnë aty janë realisht në rrezik.
Për të kaluar lejen e ndërtimit, thuhet se projekti fillestar i shkollës “Emin Duraku” është ndryshuar me qëllim që të largohej paksa nga trualli në fjalë, duke krijuar një “hapësirë të lirë” artificiale. Një manovër që nuk ka ndodhur pa dijeni dhe miratim nga zyrtarë të lartë dhe projektues me interesa të qarta.
Banorët kanë një kërkesë të vetme për zyrtarët: të banojnë vetë në apartamentet pranë shkollës dhe të shijojnë përditë pamjen dhe zhurmën e një kulle 16-katëshe që u ngrihet disa metra larg ballkonit.
Ndërkohë, për profesor Agron Lufin, ata kërkojnë një leksion të posaçëm për studentët e arkitekturës, me temën: “Si të shkatërrosh një komunitet dhe një hapësirë urbane përmes korrupsionit dhe babëzisë.”
Kjo nuk është më një çështje urbane. Është një krim i shumëfishtë: ndaj qytetit, ndaj ligjit, ndaj fëmijëve dhe ndaj së ardhmes. SPAK dhe Prokuroria duhet të veprojnë tani. Heshtja është bashkëpunim.
Foto ilustruese ITALI - Qeveria e krahut të djathtë të Italisë ka miratuar një dekret që zgjeron përdorimin e qendrave s...
Ardit Bido TIRANË - Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës dhe drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, i ësht&...
Belinda Balluku SHBA - Gjatë mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump përqendrohet në sigurinë amerikane dhe n&e...
Gazmend Bardhi TIRANË - Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë prezantimit elektoral të...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur mbi zhvillimet më të fundi...
Rama në Dimal TIRANË - Disa vite më parë, kryeministri Edi Rama vizitonte ambientet e kompanisë “Dimal” në K...
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga seli...
KOSOVË- Presidentja e kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Belegut, ku 26 vjet më parë forcat gjenodicale të Serbisë ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Shqipëria 2030’ tha se Shqipë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli gjatë prezantimit të programit edhe për projektin për ndërtimin e portit të ri të D...