POLITIKE

‘Kupa është mbushur’/ Gjekmarkaj: Rama po sakrifikon Shqipërinë, demokracinë dhe Europën për të shpëtuar pushtetin e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 17:58
‘Kupa është mbushur’/ Gjekmarkaj: Rama po sakrifikon

Nga sheshi para kryeministrisë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, thotë se kryeministri Edi Rama po sakrifikon Shqipërinë, demokracinë dhe Europën për të shpëtuar pushtetin e tij të tij të korruptuar.

Sipas tij, Shqipëria 2030 është vetëm një slogan dhe se jeta e përdditshme e shqiptarëve është një kthim pas. “Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë”, thotë Gjekmarkaj.

Fjala e plotë: 

Vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha. Sot nuk jemi mbledhur për një protestë të zakonshme. Sot jemi këtu, sepse këtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë. Ka shkelur çdo premtim, nuk ka më asnjë alibi. Ka dhunuar votën e lirë, ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenja, ka mbijetuar politikisht duke e shndërruar shtetin në instrument pushteti.

Pasojat janë të qarta, eksod biblik i shqiptarëve, ekonomi e deformuar, shoqëri në ankth, shtet i kapur. Një qeveri mund të qeverisë katër mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu ndodhi e kundërta, njësimi i partisë me shtetin, blerja, dajaku, propaganda dhe shantazhi. Korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisjeje, jeta publike u kriminalizua, shteti u mbyt nga babëzia.
Shqipëria 2030 është vetëm një sllogan.

Jeta e përditshme e shqiptarëve është një kthim pas, si në vitin 1976, e maskuar me fjalë, fjalë, fjalë dhe shantazh publik. Ne po sakrifikojmë për ëndrrën evropiane, një ëndërr për të cilën ky komb ka paguar shtrenjtë ndër shekuj, ndërsa pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën, demokracinë dhe Shqipërinë vetëm për të shpëtuar veten.

Qytetarë të republikës, jemi në një pikë kritike, kupa është mbushur. Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese. Ne nuk do ta lejojmë.

Dje, Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit, për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur një labirint prej minotauri që e ka ndërtuar vetë, në të cilin po humbet shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint, alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos mendosh, të mos ndjesh, të mos reagosh, të jesh i nëpërkëmbur, t'i bësh të gjitha këto siç i kërkon sistemi.

Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë. Sot janë sosur kufijtë e durimit qytetar. Por njëkohësisht, kaq shumë, jemi në majën e dinjitetit tonë. Jemi këtu për të mbrojtur liritë e fituara, pluralizmin, shtetin ligjor, ekonominë e tregut, të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi sot këtu, në këtë bulevard me emër historie për t’i kthyer Shqipërisë mbi një dekadë jetë të grabitur, krenarinë e nëpërkëmbur dhe shpresën e mohuar. Kjo është sprova jonë morale si opozitë, detyra jonë për të vërtetën, beteja jonë për shpresat dhe të ardhmen tonë evropiane. Nga jugu në veri, qytetarët sot bëhen bashkë në ushtrimin e vështirë të demokracisë. Sepse demokracia nuk është dhuratë, është betejë, është përgjegjësi. Ajo fillon te qytetari dhe shuhet kur ne heshtim. Prandaj ne jemi sonte këtu, të vendosur, të duruar, por të palëkundur. Ky popull fal shumë gjëra, por nuk fal mashtrimin, vjedhjen dhe arrogancën e pushtetit, që i detyron qytetarët të largohen nga atdheu i tyre.
Sa shumë jemi sonte!

Një mrekulli e kurajos qytetare po ndodh në këtë bulevard. Por historia na mëson se Shqipëria është shpëtuar në momentet më të rrezikshme, jo nga rastësia, por nga një projekt kombëtar i udhëhequr nga elitat dhe intelektualët e saj. Në vitin 1990, kur historia po ndahej mes të shkuarës tiranike dhe të ardhmes në liri, studentët dhe intelektualët me në krye Sali Berishën themeluan Partinë Demokratike. Jo thjesht si një parti të re, por si një projekt kombëtar i ripërtëritjes së Shqipërisë, një projekt që i riktheu vendit pluralizmin, dinjitetin dhe shpresën. Dhe në këtë rrugë, ëndrra e shqiptarëve u shndërrua në thirrje, thirrje që na çon drejt rrënjëve tona të farkëtuara nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, drejt një Shqipërie si gjithë Evropa. Dhe në këtë rrugë, Shqipëria nuk është e vetme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mbështet demokracinë shqiptare dhe jo shurrin e saj.

Ata kanë investuar tek liria dhe jo tek korrupsioni. Sot për fat të keq, një pjesë e elitave janë pa projekt, të tërhequr nga frika, të mbyllur në konformizëm, të heshtur përballë pushtetit. Ne e kuptojmë këtë gjendje njerëzore, e respektojmë, por duhet thënë me ndershmëri, kur elitat heshtin, projektin kombëtar duhet ta marrin dhe po e marrin në dorë qytetarët e Republikës. Dhe sot në këtë shesh, ju jeni garancia morale dhe politike e lirive të intelektualëve e atyre që duhet të flasin por që kanë zgjedhur të heshtin.

Sonte bashkë me ne janë dhe ata që nuk janë fizikisht këtu, rezistenca e heshtur, ata që shohin tek secili prej jush zërin që u është mohuar. Historia jonë e ka provuar se në momentet më të errëta ky komb ka ditur të ringrihet.
Partia Demokratike i solli Shqipërisë lirinë, pluralizmin dhe orientimin perëndimor. Këto nuk janë privilegje, janë themele. Ne respektojmë mendimin ndryshe, edhe heshtjen, edhe frikën njerëzore, por fjala e lirë, dinjiteti dhe e vërteta sonte mbrohen nga ju.

Koha për të reaguar është tani, sepse vonesa në histori shpesh është kthyer në fatalitet. Shqipëria nuk ka më luksin e pritjes, ka vetëm detyrimin e guximit, guximin e misionarëve që sonte do ta bëjnë dhe po e bëjnë historinë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju!

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?