Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur nisjen e heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, teksa ka bërë thirrje që ato të hiqen plotësisht.
Kurti i ka thënë shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, të cilën e takoi në Prishtinë, mbrëmjen e 22 majit, se “Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Më herët, të enjten, në Beograd, Kallas ka thënë se është "thellësisht e përkushtuar" për t'i inkurajuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë "me të vërtetë momentumin aktual që kemi në procesin e zgjerimit" të BE-së.
“Po, ky proces ka qenë në zhvillim prej mjaft kohësh, por gjithmonë ekziston një moment politik, dhe ky moment politik është tani – Evropa e Bashkuar është një vizion për të cilin duhet të punojmë të gjithë", ka theksuar ajo.
Në Prishtinë, ndërkaq, Kallas ka thënë se "Kosova i përket familjes evropiane, por nuk ka rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE". Ajo ka porositur se "përparimi mund të arrihet vetëm përmes reformave të vazhdueshme".
Me kryediplomaten evropiane - e cila vizitoi Prishtinën të enjten, pas qëndrimit në Beograd - Kurti ka diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Sipas Kryeministrisë, shefi në detyrë i ekzekutivit kosovar “theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë” të Marrëveshjes për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë, që njihet si Marrëveshja e Ohrit, ndërsa bëri thirrje që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe që Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin që la të vrarë një polic kosovar, t’i dorëzohet Kosovës.
Në darkën e zhvilluar me Kallasin, Kurti “gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kurti dhe kryediplomatja evropiane folën edhe “për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë”, bën të ditur komunikata.
Kallas u bëri thirrje të enjten partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend.
Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, në vizitën e saj të parë në Kosovë, Kallas tha se BE-ja është e gatshme ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës./REL
foto ilustruese TIRANË- Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se zarfat e votës nga ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit u pyet për Aleancën për Shqipërin&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se të gjithë kandidatët demokratë kanë qenë të pranish...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, ai i konsideron si farsë elektorale zgjedhjet. I ft...
TIRANA- Ditën e sotme u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës Artan Lame ishte ndarë nga jeta, por në mbrëmje ky lajm është...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ishin farsë elektorale. I ftuar në emi...
KOSOVË- Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me k...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet ...
TIRANA- Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi tha sot se të gjithë qytetarë...