POLITIKE

Kuvendi i kërkon BSH ndryshime ligjore për të shtuar mbrojtjen e konsumatorit ndaj institucioneve financiare jobanka

n.f Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 07:46
Kuvendi i kërkon BSH ndryshime ligjore për të shtuar mbrojtjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të hartojë ndryshime ligjore që do të shtojnë mbrojtjen e konsumatorit në raport me subjektet financiare jobanka.

Projektrezoluta e Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së bankës së shqipërisë për vitin 2023”, ku përfshihen edhe rekomandimet kryesore për punën e institucionit gjatë vitit 2024 dhe në vazhdim, kërkon angazhim në hartimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore, nën asistencë e institucioneve ndërkombëtare, për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka.

Gjithashtu, Kuvendi rekomandon edhe përfshirjen në aktet ligjore të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me vendosjen e tavaneve të normave të interesit të kredisë apo dhe me penalitetet e akumuluara në rast të vonesave për të mbajtur kostot e ndërmjetësit financiar në nivele të pranueshme për klientët kredimarrës.

Sipas projektrezolutës, Bankës së Shqipërisë i kërkohet të analizojë kuadrin rregullator të licencimit të Institucioneve Financiare Jobanka, me synim forcimin e mëtejshëm të kritereve për licencimin e këtyre subjekteve si dhe të hartohet një dokument i politikës së licencimit për bankat dhe jo-bankat, ku të mbahen parasysh elemente të tillë si mbrojtja e konsumatorit, vendi i origjinës së pronarëve fundor, eksperienca në sistemet financiare europiane e subjekteve që aplikojnë për licencim.

Kuvendi kërkon që Banka e Shqipërisë të rrisë më tej bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave, Shoqatën e Mikrofinancës dhe me aktorë të tjerë të sektorit financiar jobankar, për të propozuar përmirësimet e nevojshme ligjore në kuadër të zgjidhjes së problematikave të evidentuara në fushën e mikrofinancës.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë duhet të sigurojë përmirësimin e treguesve të transparencës të të gjitha institucioneve që licencohen nga Banka e Shqipërisë, veçanërisht të Institucioneve Financiare Jobanka, në mënyrë që informacioni i pasqyruar prej tyre të jetë i plotë, me një gjuhë të thjeshtë dhe lehtësisht i aksesueshëm për konsumatorët, nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit, qofshin ato fizike apo dixhitale.

Projektrezoluta, mes të tjerash, kërkon gjithashtu nga Banka e Shqipërisë të sigurojë implementimin brenda vitit 2024 të Open Banking (bankingut të hapur), si dhe mundësimin për shtimin e opsioneve për transferim parash dhe pagesat bankare me qëllim uljen e kostove në çdo transaksion.

Në fushën e pagesave, detyrë tjetër është që Banka e Shqipërisë të kujdeset për zbatimin e plotë të ligjit nr.100/2023 “Për llogarinë e pagesave në shërbimet bazike”, nëpërmjet miratimit të gjitha akteve nënligjore brenda afateve të përcaktuara si dhe sensibilizimit të publikut të gjerë, për përfitimin shërbimeve bankare me kosto të ulëta, dhe të intensifikojë përpjekjet për kryerjen e transaksioneve të pagesave elektronike përmes kartave të kreditit, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Rekomandim tjetër i rëndësishëm është ai që i kërkon bankës qendrore të prioritizojë veprimet për anëtarësimin sa më parë të vendit në Tregun Unik të Pagesave në Euro, si pjesë e rëndësishme e angazhimit në drejtim të procesit të integrimit evropian, që do të sjellë përfitime për ekonominë si dhe të nxisë zhvillimin e projektit Instant Payment.

Në lidhje me statibilitetin financiar, një rekomandim i posaçëm është ai që i kërkon Bankës së Shqipërisë të monitorojë me kujdes përqendrimin në rritje të kreditimit të lidhur me sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe të nxisë zbatimin e plotë nga bankat të rregullores “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredi dhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”.

Marre nga Monitor

kuvendi bsh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë