BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se ky nuk është projekt për karrige, por është projekt për çdo qytetar. Ai shtoi se do të pastrojnë "shtëpinë" nga krimi dhe korrupsioni. Gjithashtu Berisha tha se do të ketë tansparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë.
"Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit. Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre. Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do jetë kryefjala jonë. Mediat e lira. Liri politikë", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër, pastrimin e shtëpisë, kushti i të gjitha kushteve. Zero tolerancë ndaj korrupsionit. Është korrupsioni ai që po varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët dhe zhyt në luks të papërmbajtur qeveritarët. Është korrupsioni ai që lë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit. Është korrupsioni ai që detyron të rinjtë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Zero tolerancë. Transparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë. Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit.
Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre. Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do jetë kryefjala jonë. Mediat e lira. Liri politikë. Janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në BE. Miq, Shqipëria Madhështore do të mund të jetë vetëm atëherë kur ne ta shndërrojmë këtë vend në epiqendër të teknologjisë më të lartë. A nuk ishim ne që e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit? Estonia do jetë shembulli dhe frymëzimi i Shqipërisë.
Ndaj i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre dixhitale, se ëndrrat e tyre të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, do jenë realitet. Do jenë këta që do i prijnë të ardhmes, do i prijnë ekonomisë, do i prijnë zhvillimit të Shqipërisë. Ky pra është projekti. Kemi 29 ditë në dispozicion. Sot kërkohet nga secili prej nesh me këtë projekt në dorë, por jo si politikanë, por me këtë projekt në dorë si misionarë, të trokasim në çdo derë, në çdo zemër tek çdo qytetar. Të ulemi, t’i shpjegojmë, ta bindim se nuk është projekt për pushtetin e Sali Berishës. Nuk është projekt për karrige.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se do të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit për të cilin tha ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa prezantoi programin se gratë shtëpiake do t&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, korrupsionin do ta shpallë vepër të ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot nga Pallati i Kongreseve programin e forcës së tij politike dhe koalicionit....
KOSOVA- Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se kryeministri Edi Rama po...
TIRANA- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shq...
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Al...
TIRANA- Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi mbajti i pari fjalën gjatë shpalos...