POLITIKE

"Lekët janë, por vidhen"/ Berisha: Brenda 3 muajve të parë, PD do të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme

E.D Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 14:43

"Lekët janë, por vidhen"/ Berisha: Brenda 3 muajve të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë u shpreh se me ardhjen e PD në pushtet shqiptarët do të nxjerren nga varfëria ekstreme brenda tre muajve. Lideri i opozitës tha gjithashtu se lekët janë, por vidhen nga qeveria. Po ashtu Berisha përmendi edhe periudhën 2005-2013, duke theksuar rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ndërtimin e infrastrukturës me kosto më të ulëta, duke akuzuar qeverinë aktuale për abuzime financiare dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

"Merrni për një moment vetëm një gjë. 2005-2013, ne dyfishuam rrogat. Nuk ka mësues që të thotë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka infermier që thotë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek që thotë nuk m’u mbidyfishua rroga, që të gjitha. Pensionet minimale ishin të turpshe, ishin 37 euro. U rrit minimalja u bë 82 euro në fshat, pensioni në qytet u rrit në 100 e sa euro, pensioni mesatar arriti në 146 mijë lekë. Sigurisht, këto u bënë duke marrë para buxheti, duke fut te rrogat dhe tek pensionet, ato nuk erdhët vetvetiu dhe nuk ra Shqipëria, as nuk u shemb, po u ndërrtuan 11.300 km rrugë. Po pse u ndërtuan 11.300 km rrugë? Sepse, rrugët ndërtoheshin me çmimet që ndërtoheshin në Europë. Rruga Lushnjë-Fier është ndërtuar 1 milionë euro kilometri.

Bajpasi i Fierit që është më i gjerë, është ndërtur me 2.8 milionë euro kilometri. Autostrada Levan-Vlorë, më e gjera në Shqipëri dhe dy ura shumë të mëdha në Vjosë është ndërtuar me 2.8 milionë euro kilometri. Kurse ky, rrugën 20 milionë euro kilometrin. Unazën e Tiranës, e merr dhe e ndan. Unaza e Tiranës, 13 kilometra ndahet në 14 copa, 14 kontrata, 14 kontraktime. Po pse? Për të vjedhur 14 herë. Pra, a janë lekët? Lekët janë absolutisht, por lekët vidhen. Shkojnë në Turqi, se duhet t’i dinë njerëzit. Shkojnë në Turqi për tunelin e Llogarasë, një tunel që kurrë nuk duhet të ndërtohej, sepse ai tunel është gjobë e tmerrshme për shqiptarët.

A mund të them unë të mos ndërtohej një tunel? Nuk e them kurrë. Po aty në breg jetojnë 3-4 mijë banorë, njerëz të nderuar, dhe sigurisht atyre u lehtëson, por në botë nuk ndodh të investosh 60 mijë euro për një vepër publike për banor, sepse aty i takon 60 mijë euro për banor kosto e tunelit. Dhe tjetra. Pse ndërtohet tuneli? A ndërtohet për qëllime turistike? Po. Po Qafa e Llogarasë është një nga pamjet turistike më mahnitëse në Shqipëri dhe më gjerë. Dhe sa shkurton tuneli? Tuneli shkurton 13 minuta, me orë. Po atëherë, si u ndërtua tuneli thoni ju. Tuneli u ndërtua për të vjedhur 50 milionë euro. Kompania që ofroi ndërtimin e tunelit ofroi ndërtimin e 130 milionë. Iu dha një kompanie turke në Ankara nga Belinda Balluku 180 milionë, 50 milionë më tepër.
Ja pra, ku janë paratë. Ku do i gjejmë para ne.

Paratë janë këtu. Janë paratë dhe teprojnë. Sigurisht, kryeministri nuk mund të fluturojë me avion, të shpenzojë 21 milionë euro për 2 vite. Jo. Do udhëtojë kryeminsitri me linja ajrore tregtare si të gjithë qytetarët dhe do harxhojë as 1/50 e këtij harxhimi. Nuk mund të vendosen në oborrin e Kryeministrisë, nuk e ka asnjë kryeministri në botë atë. Vetëm po ta ketë Sulltani i Bruneit, po këto qeveritë e demokracisë, të vendoset Kopshti i Edenit 5 milionë euro se do dalë ai të zbresë dhe të hypë shkallët midis vazove të luleve. A bëhen këto? Ja ku janë të gjitha. Kështu që, paratë janë. Dhe këto para do i përdorim para së gjithash për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme. Dhe kjo do ndodhë absolutisht në 3 muajt e parë me vendimet dhe ligjet që do miratojmë," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë