POLITIKE

"Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave", Berisha: Qeveria e PD-së do iu rikthejë qytetarëve çdo qindarkë që kanë paguar

r.ll Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 13:01
"Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave", Berisha:
pamje nga mbledhja

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhje sot në selinë blu. Kreu i grupit, Gazment Bardhi tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet lidhur me seancën e nesërme plenare. 

Para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura ka mbajtur fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai e konsideroi ligjin për faljen e gjobave si "ligji i blofit" të mazhorancës. Berisha u shpreh se qeveria e PD-së do iu rikthejë qytetarëve çdo qindarkë që kanë paguar. 

Lideri i opozitës tha se nesër në parlament do të dorëzojë amendamentin e PD-së ku do të kërkojnë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Siç e shihni, narkoqeveria është angazhuar e tëra në përdorimin e shtetit elektoral për qëllime elektorale. Me një procedurë mashtruese, të paligjshme, radhën e kaluar donin të kalonin ligjin e blofit. Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba sepse asnjë gjobë e vendosur mbi atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba. Përderisa gjykata e ka gjetur antikushtetues nenin, qindarkë për qindarkë, kushdo që paguar gjobë mbi atë nen, do marrë gjobën mbrapsht.

Së dyti, Gazi ka përgatitur një amendament dhe është dorëzuar në parlament, ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim.
Është një vendim, ju e patë se për çfarë i përdor OSSH dhe KESH paratë, i ndajnë njëri me tjetrin, në një kohë që atyre që nuk kanë realisht për të paguar, u presin dritat, i arrestojnë dhe e përdorin si një mjet dhune dhe presioni ndaj tyre. Kjo përputhet plotësisht me angazhimin tonë që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet.

Nuk mund të paguajë kurrë një rrogë të ulët apo qoftë edhe rrogëmesëm sa paguan rrogëlarti apo ai që merr 5 mijë dhe 10 mijë euro në muaj. Nuk ndodh kjo. Ndaj edhe atij do i garantohet minimumi bazë i enegjisë për funksionimin e familjes. Mos harroni se e kemi pasur dhe e kemi pasur me Bankën Botërore, fashoja në të cilën paguhej me 7 lekë energjia përfshinte shumicën dërrmuese të familjarëve në Shqipëri. Por kjo do jetë edhe më e ulët. Do t’u proporcionohet se ju e patë, u merren 3 pensione me TVSH-në e ushqimeve dhe gjërave të tjera bazë. 2 pensione u merren më ujë, drita dhe këto shpenzimet, jo, nuk mundet kjo. Kjo do marrë fund. Ndaj dhe ne e propozojmë nesër dhe e bëjmë këtë për të dërguar një mesazh të qartë për shqiptarët se e kemi detyrim ndaj jush në 100 ditët e para të qeverisjes tonë për ta shndërruar në ligj.

sali berisha mbledhja e grupit te pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë