POLITIKE

‘Lojë qesharake’/ Ahmetaj zbulon se për çfarë po hetohet Belinda Balluku nga SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 21:56
‘Lojë qesharake’/ Ahmetaj zbulon se për çfarë

Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke hedhur dritë mbi motivet dhe mënyrën se si po zhvillohen këto procedura.

Ai ka treguar se hetimi aktual nuk lidhet me çështje të mëdha korruptive si inceneratorët, tuneli i Llogarasë apo projektet e energjisë, por për një tender të vogël supervizimi, duke e cilësuar këtë si një ‘lojë qesharake’ me drejtësinë.

 

 

Ahmetaj ka theksuar gjithashtu se brenda SPAK ka tensione të brendshme dhe se disa hetime, si ajo për diplomën e Ballukut, nuk kanë marrë vazhdimësi. Ai argumenton se hetimet duket se po fokusohen në çështje më të vogla, ndërsa projektet milionëshe mbeten të paprekura.

 

Ndërkohë, sipas tij, Rama nuk e pengon SPAK të kryejë hetime ndaj Ballukut, por ato po zhvillohen në mënyrë selektive dhe me qëllime të diskutueshme politike.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka LIVE’:

Berat Buzhala: Thatë që SPAK i heton vetëm personat që nuk do Rama. A është edhe Belinda tani e targetuar prej Ramës që të likuidohet politikisht.

Arben Ahmetaj: E para dhe mbi të gjitha është se brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. E dini për çfarë e ka hetuar Dumani zv/kryeministren aktuale? Dumani e ka hetuar për diplomën. Ndërkohë që këtej bëhej kërma, ai e ka hetuar për diplomën.

E dini për çfarë e thërrasin tani? Për një tender supervizioni. Është tallje e b... me drejtësinë dhe korrupsionin. Dmth aty janë gëlltitur 15 shkolla në një dorë tek tuneli i Llogarasë.

Tek Thuman-Kashar është bërë nami. 1.3 miliardë do paguajnë shqiptarët. Tek ‘‘tigrat’’ çudi e madhe që praktikisht as në Kongo nuk do guxonte djali i presidenti diktator dikur, ta bënte, por e kanë bërë. Një pyetje kam unë, korrupsioni është shtuar pas ardhjes së SPAK të Dumanit apo është pakësuar. Çfarë po ndodh me AKSHI-n. Kujt ja shesin këta, që bëjnë sikur harrojë. Budallenj janë shqiptarët, hajt ta quajmë Ben Ahmetajn të korruptuar.

Këta si institucion janë kthyer; ne nuk na rruhet, thonë këta. Unë thotë ai e kam personale me Ben Ahmetaj. Personale me mua, pushka top or djalë, por unë as nuk të njoh, as më njeh, as nuk jemi zënë.

Deputetët pse nuk ja bënë një pyetje, që këtë të ndjekurin ndërkombëtarisht. Elvin Gogaj që unë do ta akuzoj për shpërdorim detyre, e thërrite ti prokurorin e dosjes ‘Buka’ e ti thuash; o djalë, po për çfarë e akuzon këtë, se ky ka mbrojtur interesat e shtetit. Apo hajt ti biem këtij. Ky paska mbrojtur interesat e shtetit, do katandisej kokoshi një thelë.

Çim Peka: Pyetja ishte, edhe Belinda Ballukun po e lejon Rama ta hetojnë

Arben Ahmetaj: Nuk e pengon Edi Rama, Altin Dumanin ta hetojë. Nuk do Altin Dumani se nuk ka marrë urdhër. Kemi një shprehje andej nga jugu në rastin e zv/kryeministres; është bërë ajo gjëja kavaletë, dmth mban erë. Si ta shpëtojmë? Ta shpëtojmë se po ta hetojmë për tunelin, mban erë. Po ta hetojmë për ‘‘tigrat’’, për energjinë, për Thumanë-Kashar, mban erë. Po çfarë do bëjmë? Po mirë mo ne do i themi shqiptarëve ne po e hetojmë, që të ju themi se nuk ka njeri të paprekshëm.

Ne e kemi futur në burg një ish-zv/ kryeministër dhe po hetojmë një zv/kryeministre tjetër. Dhe e marrim dhe e çojmë në SPAK për tenderin e supervizionit 2 milionësh, jo për 190 milionëshin, jo për ‘‘tigrat’’, jo për inceneratorin e Tiranës që nuk është monitoruar, jo për Thumanë-Kasharin.

Kjo është një lojë qesharake, kush e ha e ha.

Çim Peka: Kjo ishte dhe për Veliajn, por është në burg sot ai

Arben Ahmetaj: E dini për çfarë është në burg Veliaj. Për dy arsye. Një që të mos akuzohet për atë që ka bërë bashkë me Edi Ramën. Nëse donte indicie ky, i kam dhënë. Çfarë urdhri ka dhënë Edi Rama për inceneratorin e Tiranës në verën e 2017. Indiciet e këtij dhe ky më mirëpret mua si bashkëpunëtor, megjithëse unë nuk kam bërë asnjë krim.

E dyta, Edi Rama me një gur e vrau dy herë. Me demek e akuzoi se i kishin rënë pantallonat në tokë SPAK-ut dhe i duhej një ushqim shokësh, siç e ka zakon që u ngul thika. U dha Erion Veliaj dhe u tha, mos ma ngacmoni për 5D, incenerator, jo, jo. Do ta diskreditojmë për gjëra të tjera që janë larg meje. E dyta e hoqi qafe si njërin nga ana që kërkonte ti zinte vendin. Dhe pastaj dilte e qante si, njeri që të vret dhe pastaj qan.

Për një pjesë, media është e poshtër të bën gjyq. Mua urdhëroi Top Channel për dy muaj, as lufta në Ukrainë nuk u mbajt dy muaj në TCH, dhe u mbajt çështja ime. Vibratorët e mi, pllakat e banjës së Eriolës. Është fatkeqësi si është katandisur i të dëgjuarit në parlament. I thotë Tedi Blushit, kujt i bën këtë pyetje. Po si mo, ai është i zgjedhur, sa do ta urresh, ta kesh kundërshtar politik, se ti je bashkuar me Edi Ramën, jo me PS, por je bashkuar me Ramën dhe i thotë Blushit; kujt i bën këtë pyetje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë