POLITIKE

Maliqi: Gjykata e Lartë foli qartë, Hajdari i Bashkisë së Kuçovës duhet të ishte shkarkuar

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 17:55
Maliqi: Gjykata e Lartë foli qartë, Hajdari i Bashkisë së

Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke akuzuar institucionet shtetërore për mosveprim dhe shkelje të ligjit në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Maliqi theksoi se Hajdari duhej të ishte shkarkuar dhe arrestuar prej kohësh, pasi mbi të rëndojnë një dënim penal dhe disa kallëzime në SPAK.

Ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shmangur me vetëdije marrjen e një vendimi përfundimtar, duke mos zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke lejuar mbajtjen e mandatit.

Postimi:

Gjykata e Lartë foli qartë: Hajdari i Bashkise se grabitur te Kucoves duhet te ishte shkarkuar,arrestuar dhe burgosur me kohe pasi mbi te rendojne denim dhe 10 kallezime ne SPAK! U konfirmua se KQZ ka shkelur ligjin duke ndihmuar mbajtjen e mandatit të grabitur nga Kreshnik Hajdari në Bashkinë Kuçovë.

Ky vendim gjyqësor përkthehet thjesht: KQZ nën drejtimin e Ilirjan Celibashit, nuk zbatoi ligjin dhe shmangu me vetëdije vendimmarrjen e tij për mandatin e Kreshnik Hajdarit, të bashkisë Kuçovë. Në vend që të zbatonte vendimin detyrues të KAS dhe të merrte një vendim për mandatin e Hajdarit, Celibashi zgjodhi të “blejë kohë” me një shpikje procedurale, pezullimin e çështjes (procedurë që nuk kishte ndodhur në rastet e dekriminalizimit). Por Ligji i dekriminalizimit është i qartë: fshehja e një dënimi penal të formës së prerë sjell humbjen e mandatit. Kaq e thjeshtë. Nuk kishte asnjë nevojë për manovra, as për shtyrje artificiale. Kreshnik Hajdari ka fshehur dënimin e tij nga Gjykatat Greke. Kaq mjaftonte t’i hiqej mandati i Bashkisë Kuçovë.

Ndërkohë, edhe pas vendimit penal të formës së prerë për falsifikim formulari nga Gjykata e Posaçme, institucionet vijuan të heshtin. Këshilli i Ministrave, në vend që të mblidhej dhe të ndërmerrte procedurën për shkarkimin e një kryetari bashkie të dënuar, nuk reagoi fare. Edhe kjo është një paligjshmëri e rëndë.

Pra, për vite me radhë, u krijua një zinxhir shkeljesh nga shumë institucione të Shtetit: mosveprim i qëllimshëm nga KQZ dhe heshtje e pajustifikueshme nga Këshilli i Ministrave. Kreshnik Hajdari nuk ka mbrojtur dot as juridikisht dhe as moralisht këtë mandat të grabitur në 2023 koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe opozitës së bashkuar. Dhe kjo u provua në çdo shkallë gjykimi.

Kjo histori është një shembull i pastër i abuzimit me detyrën: shkelje ligji, zvarritje e qëllimshme dhe deformim i vullnetit të qytetarëve të Kuçovës.

Për 3 vite, vota e qytetarëve të Kuçovës në favorin tim u mbajt peng.

Sot është e qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush që ka shpërdoruar detyrën do të mbajë përgjegjësi herët a vonë, nga i pari tek i fundit, për veprimet apo mosveprimet me të cilat kanë shkelur ligjin, kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dëmtuar interesat e zgjedhësve të Kuçovës dhe demokracinë shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë