POLITIKE

Marrëveshja e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci do të zgjerohet? Bullgaria mohon interesimin për nismën trepalëshe: Nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare për anëtarësim

r.ll Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 17:25
Marrëveshja e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci do të
ministrat

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se aleanca trilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë që u firmos muajin e kaluar në Tiranë, pritet të zgjerohet. Në intervistën e dhënë për TRT Balkan, Maqedonci ka bërë me dije se një tjetër anëtare e NATO-s do t’i bashkohet aleancës. Ai ka shtuar se Bullgaria është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen ushtarake, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që vende të tjera të rajonit të ndjekin hapat e Sofjes zyrtare.

“Kemi marrë një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka zhvilluar më herët diskutime me ministrin kroat për mundësinë e bashkimit në këtë marrëveshje trilaterale. Besoj plotësisht se edhe vende të tjera të rajonit, veçanërisht ato që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta me ne, do t’i bashkohen kësaj nisme. Sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, duhen edhe interesa të përbashkëta. Dua të theksoj edhe një herë se qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, deklaroi Maqedonci.

Njëjtë si homologu i tij në Kosovë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha në Mars se Bullgaria kishte treguar interes për nismën.

Por këto deklarata të tyre, nuk kanë marrë një konfirmin nga Bullgaria. Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interesim jozyrtar në Deklaratën mbi Forcimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë të pavërteta. 

“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe po analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve në Tiranë më 18 mars 2025. Informacioni publik që sugjeron se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për t’iu bashkuar deklaratës është i pasaktë”, shpjegoi Georgiev.

Sipas tij Ministria e Jashtme bullgare ka marrë një kopje zyrtare të dokumentit të nënshkruar përmes nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje më 25 mars.

“Në asnjë moment nuk është kontaktuar apo konsultuar Ministria apo pala bullgare në lidhje me iniciativën nga propozuesit e saj dhe as nuk është bërë ndonjë ftesë zyrtare për anëtarësim”, tha Georgiev.

Qëllimi i deklaratës së nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është të forcojë bashkëpunimin midis tre vendeve dhe të krijojë një kornizë për përgjigje të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera për stabilitetin rajonal. Marrëveshja parashikon bashkëpunim të zgjeruar midis industrive të mbrojtjes, ndërveprim më të madh nëpërmjet arsimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta dhe mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik. Ndërkohë Serbia ka reaguar ashpër ndaj kësaj marrëveshje duke e cilësuar si provokim. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç akuzoi Kroacinë dhe Shqipërinë për fillimin e një “gare armatimi” në rajon duke nënshkruar një marrëveshje me ato që ai i quajti “institucionet e përkohshme” në Kosovë, që do të thotë qeveria e vendit.

marreveshja e mbrotjes shqiperi-kosove-kroaci bullgaria

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë