Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË - Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar sërish këtë të mërkurë mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, ndërsa ka akuzuar presidentin Begaj se po bën një "puç" kushtetues.
Begaj në një letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese më herët i kërkoi që të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujtonte Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit.
Lidhur me këtë deputeti i PL-së, thotë se me këtë veprim Begaj po rreshtohet hapur në një krah me rrëmbyesit e Gjykatës Kushtetuese. Vasili thotë se Begaj është shumë i qartë për përtëritjen e mandateve por me qëllime të caktuara bën sikur kërkon interpretim nga gjykata.
Vasili ngre më tej akuza se brenda drejtësisë po krijohen grupe të fuqishme korpooratash që kanë për qëllim të krijojnë një shtet paralel okult, që drejton në mënyrë mafioze.
Postimi i Vasilit:
Rrëmbimi i mandateve të Gjykatës Kushtetuese është një puç i vërtetë në çdo pikëpamje.
Implikimi i shumë aktorëve institucionalë relevante, mediatike dhe krijimi i drejtësisë paralele të kontrolluar nga duar okulte brenda sistemit të drejtësisë dhe me lidhje politike të qarta, janë tashmë realitet komplotist, që tashmë ka dalë sheshit.
Korporatizmi ose thënë thjesht krijimi i grupeve të fuqishme brenda drejtësisë, që përmes lidhjeve gjithfaresh mes vetes dhe segmenteve të caktuara të politikës të kërkojnë të rrëmbejnë nga brenda sistemin e drejtësisë dhe të krijojnë një shtet paralel okult, që drejton në mënyrë mafioze në prapaskenë dhe që u shërben interesave financiare shumë të mëdha janë moment shumë i rrezikshëm ku ka hyrë vendi.
Në puçin e Kushtetueses pa asnjë dyshim është tepër tronditëse sjellja dhe veprimet e Presidentit të Republikës, që në mënyrën më flagrante kërkon të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për interpretim të kohës së zgjatjes së mandatit të gjykatëses Sonila Bejtja.
Realisht përmes fakteve absolutisht të padiskutueshme, Presidenti Bega është më i sqaruari de facto dhe de jure për këtë çështje, ndonëse ai me qëllime të caktuara bën sikur kërkon interpretim.
Faktet flasin vetë:
1. Kushtetuta në nenin 179 pika tre thotë qartë se janë subjekt rrotacioni gjyqtarët që kanë zëvendësuar gjyqtarët e mëparshëm, mandati i të cilëve ka mbaruar në vitin 2017 dhe 2020.
Gjykatësja Sonila Bejtja nuk bën pjesë as tek njëri as tek tjetri sepse ajo ka marrë mandatin e lënë nga Gjyqtari Besnik Muçi, i cili zëvendësoi mandatin e ish gjyqtarit Sokol Berberi të përfunduar në prill të vitit 2016.
2.Dekreti i Presidentit Meta Nr.10722, që shpall vakancën e ish Gjyqtarit Kushtetues Sokol Berberi që përfundoi mandatin në prill 2016 dhe që u konfirmua me shkresën Nr.101 datë 25 mars 2016 të Gjykatës Kushtetuese.
3.Shpallja e vakancës nga KED në vitin 2019, të firmosur nga kryetari i KED Dvorani, është bërë si vakancë e plotë dhe dokumenti është asgjësues.
4. Dekreti i Presidentit Meta për Gjyqtarin Besnik Muçi është për mandat të plotë nëntëvjeçar, që përfundon në vitin 2028.
5. Dekreti i Presidentit Meta për Gjyqtaren Sonila Bejtja është për vazhdimin e kohës së mbetur të mandatit të plotë të lënë nga gjykatësi Muçi deri në 2028.
A ka ndonjë paqartësi këtu që duhet sqaruar?
As edhe një e vetme.
Kushtetuta në nenin 179 pika 3 flet qartë.
Çfarë Kushtetute tjetër lexon Presidenti, që bën sikur kërkon interpretim sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shterruese? Puçi i orkestruar prej kohësh në Gjykatën Kushtetuese me qëllim rrëmbimin e disa mandateve ishte zbuluar qartë nga media që u bënë pjesë e tij, ku mjerisht u përfshi edhe Zëri i Amerikës.
Ndërkombëtarët të cilët kanë folur e kanë mbajtur qëndrim për çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi janë njohur me situatën shumë të rëndë dhe kanë heshtur. Kjo heshtje fajtore përballë një puçi të tillë shumë të rrezikshëm i ngarkon ata me përgjegjësi serioze pasi ata janë zotuar të ishin garantë të reformës aq sa u përfshinë edhe në Kushtetutë.
Kjo goditje shumë e rëndë në Gjykatën Kushtetuese tashmë është zbuluar hapur dhe qartë.
Gjykata Kushtetuese duhet t’i rrijë larg puçit, lojës mafioze të interpretimeve të kohëzgjatjes së mandateve dhe t’i kthehet detyrave të saj, të cilave u mungon ose u shmanget për llogari të qeverisë apo interesave të tjera klienteliste brenda saj.
Çdo veprim e vendim i mëtejshëm i secilit prej aktorëve të përfshirë në këtë puç veçse do të rëndonte shumë pozitat e gjithsecilit prej tyre para ligjit dhe nuk do të bënte asgjë tjetër.
P.S. Disa dokumente që çmontojnë kërkesën manipulative të Presidentit aktual.
BERLIN- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të martën në mbrëmje në Berlin ka lexuar një ‘Laudatio’-fjalim ...
TIRANA- Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka reaguar pas publikimit të bisedave të cil...
TIRANA- Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, është par...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deputetë t&e...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deputetë t&e...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deputetë t&e...
Edi Rama ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kandidatët për deputetë...
Foto ilustruese TIRANË - - Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes...
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në qytetin e Shkodrës prezantoi programin p...
sali berisha SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos votojnë kandidatët e...