POLITIKE

"Më datën 12 maj do mblidhemi në këtë shesh për të festuar!" Berisha-Ramës: Mos guxo të prekësh votën!

M.B. Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 21:45

"Më datën 12 maj do mblidhemi në këtë shesh

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se 30 ditë kanë mbetur sipas tij deri nga fitorja e frocës politike që udhëheq. Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk duhet të guxojë të prekë votën. Ai iu drejtua mbështetësve duke u thënë se më datën 12 maj do mblidhen në të njëjtin shesh për të festuar.

Gjithashtu Berisha tha se 11 maji është dita e votës së lirë. Sipas tij, sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën. Kryedemokrati tha se së bashku me koalicionin e tyre po kërkojnë që të rinjtë e Shqipërisë të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri dhe jo të ëndërrojnë të ikin nga Shqipëria.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Njerëzit e besimit janë njerëzit e të pamundurave. Ndaj miqtë e mi, 30 ditë kanë mbetur. Le të harrojmë lodhjen, le të lëmë mënjanë gjumin, të lëmë mënjanë dëfrimin, të gjithë në fushatë nga mëngjesi gjer në darkë. Kjo është rruga drejt fitores. Rruga duke trokitur në çdo mendje dhe në zemër, duke takuar çdo të njohur dhe të panjohur, të bindur se Shqipëria Madhështore nuk është një program për pushtetin e Sali Berishës. Është një projekt për çdo shqiptar, për çdo atdhetar, është nj projekt për çdo njeri që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit dinjitet. Çfarë kërkojmë ne? Po kërkojmë që Shqipërinë ta bëjmë të jetueshme. Po kërkojmë që Shqipëria të krenohet me prodhimet e saj.

Po kërkojmë që të rinjtë e saj të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri dhe jo të ëndërrojnë të ikin nga Shqipëria. Ndaj dhe le të bëjmë këtë muaj, muajin e përpjekjes të jetës sonë. Muajin e vendimeve më të rëndësishme të jetës sonë. Muajin për t’u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve fitoren. Me 12 maj të mblidhemi në këtë shesh të festojmë së bashku për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë që meritojmë. 11 maji është dita e votës së lirë. Të dashur miq, sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën. Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, u gozhdua narkoshteti.
Zotimi solemn se shqiptarët do votojnë të lirë.

Dhe unë i them Edi Ramës, mos prek votën se në mënyrë absolute mbi tokë vend nuk do kesh. Jo! Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi dhe këtij kombi. Po ikën me turp si e keqja më e madh pas Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve. Ndaj dhe i përshëndes të gjithë ata socialistë që kanë vendosur të bashkohen me ne. I përshëndes të gjithë shqiptarët që së bashku Shqipërinë e dhimbjes, ta shndërrojmë në Shqipëri normale, Shqipërinë e qetë, Shqipërinë e gëzimit.
Shqipërinë e dhunës dhe terrorit politik në Shqipërinë e lirive politike. Shqipërinë e zhgënjimit dhe dëshpërimit në Shqipërinë e shpresës dhe besimit. Në Shqipërinë e të ardhmes.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë