BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se me kryeministrin Edi Rama në qeveri, integrimi në BE largohet me shpejtësi. Berisha tha se Partia Demokratike do ta çojë vendin në bashkësinë Europiane.
Ai shtoi se me rrogat dhe pensionet aktuale Shqipëria nuk bëhet dot pjesë e BE-së. Kryedemokrati tha se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, sipas tij, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo deklaratë qesharake e tij tingellon me atë që thotë: e treta e vërteta, por e treta doli e pavërtetë. Tani e treta mqs doli e pavërtetë, do dalë e katërta. E katërta do të jetë e vërtetë, aq sa doli e treta. Ndaj dhe unë kam besim se shqiptarët nuk e besojnë këtë mashtrim të tij. Ju më pyesni mua dhe e dini qartë se, një nga shtyllat më themelore të programit tonë është integrimi në BE, por mund të pyesni: pse ky proces gjatë periudhës që ne ishim në pushtet eci pandalshëm. Nuk po them vrapoi, por eci pandalshëm? Nga firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tek dorëzimi i pyetësorit, tek liberalizimi i vizave dhe së fundmi, rekomandimi nga komisioni europian të statusit të vendit kandidat. Pse kjo? Pse Shqipëria arriti të marër ftesën për anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe arriti të firmosë aleancën e Atlantikut të Veriut?
Vetëm e vetëm, që të dyja, sepse parimi ynë ishte ky: gjithçka duhet të jetë e bazuar në meritë dhe asgjë tjetër jashtë meritës, çka kërkonte që qeveria shqiptare të plotësonte standarde dhe kritere, të cilat ishin interesi më i mirë i qytetarëve të vet, kërkonin që Shqipëria të kishte zero tolerancë ndaj krimit. Kërkonin që Shqipëria të luftonte me forcë të madhe korrupsionin. Kërkonte që Shqipëria të respektonte të drejtat e qytetarëve shqiptarë, liritë e tyre. Kërkonte që Shqipëria të respektonte opozitën. Kujtoni, ku jemi me Edi Ramën? Edi Rama e bazon biznesin dhe korrupsionin transnacional, dhe nuk plotëson asnjë kriter tjetër, ëprveç kriterit gjeostrategjik, që është një kriter i rëndësishëm, por ky është një kriter natyror.
Pozicioni gjeografik i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën. Është shekullor, mijëravjeçar.
Edi Rama nuk zotohet dot, mashtron se do të plotësojë një kriter të vetëm. Unë ju them ju, se me këto rroga dhe pensione nuk të pranon kush anëtare të BE, mos të ketë asnjë iluzion. Unë ju garantoj ju, se me këtë farsë elektorale nuk pranohet Shqipëria në BE. Unë ju garantoj ju, se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi. Pra, në rast se bëhet fjalë për integrimin e plotë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka vetëm vetëm nëj rrugë, dhe kjo është rruga e bazuar në parimin në meritë, një proces i bazuar në meritën, në performancën, në arritjen e kritereve. Kështu që, këtë proces do e kompletojë PD në kohën më të parë të mundshme.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Be...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se listat e PS-së p&e...
TIRANA- Kandidatja e parë në listën e mbyllur të Shkodrës për PS-në, Marjana Koçeku, ishte mes të ftuarve n&eum...
SHBA - Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Jr., ka bërë një deklaratë kontroverse lidhur me ngjarjet q&eu...
TIRANA- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj i është përgjigjur kritikave në rrjet për plotësimin me ...
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar 27 raste të shkeljeve të Ko...
TIRANA- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë njëherësh dhe kandidati i PS-së për deputet në listën e hapu...
TIRANA - Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Ber...
TIRANA- Kandidatja në listën e mbyllur të Gjirokastrës, njëherësh dhe Kryetarja e Këshillit të Bashkiak të P...
TIRANA- Zv.ministrja e Brendshme dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko njëherësh dhe kandidate e listës së mbyllur s&e...