Policia kërcënon studentët para protestës: Do iu identifikojmë pavarësisht maskave
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.
Në pjesën e parë të intervistës, Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama.
Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave.
Intervistë ekskluzive e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta:
Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë?
Meta: Vetëm si vetëmbrojtje personale për të ardhmen e tij nga Edi Rama.
Fakti që zonja Balluku është marrë e pandehur zyrtarisht nga vetë SPAK-u i Ramës për vepra të dyshuara në ministrinë e saj, do kërkonte një zgjidhje politike ose nga Znj. Balluku përmes dorëheqjes deri sa të përfundonte gjykimi, ose përmes lirimit nga detyra të saj nga vetë Kryeministri, krijuesi i SPAK-ut me 69 vota.
Fakti që Znj. Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen, supozoj se lidhet me bindjen e saj se regjizori i vërtetë i tenderave të paracaktuar, që nga Tuneli i Llogarasë pa ura e plot të tjerë, është vetë Edi Rama.
Jo më kot ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj u shpreh për aferën e Tunelit të Llogarasë, se ky është rasti kur Rama ha kumbulla e dardha pas shpinës së Znj. Balluku.
Dhe nuk duhet të harrojmë se Z. Ahmetaj ka qenë denoncuesi i parë i aferës së Tunelit të Llogarasë edhe si dëshmitar okular i takimit në Turqi, bashkë me Ramën dhe Znj. Balluku me kompaninë që do shpallej fituese.
Pyetje: A tregon ky rast se SPAK-u i ka dalë nga kontrolli Ramës?
Sot Rama ka 83 (+3) mandate vetëm falë keqpërdorimit të SPAK-ut kundër liderave të opozitës, por edhe mosveprimit ndaj krimit zgjedhor dhe krimit të organizuar, dy shtyllave ku mbështetet ky Narkoregjimi.
Për Ramën paprekshmëria e tij personale dhe e këtyre dy shtyllave që garantojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve janë vendimtare.
Lidhur me emra të veçantë si Saimiri, Erjoni, Arbeni, Belinda, etj. as nuk i bëhet vonë fare, se ai ka natyrën e akrepit që e ka ves dhe kënaqësi të thumbojë pabesisht cilindo që i rri pranë dhe i shërben.
Edhe ato çështje të krimit të organizuar që kanë përparuar, janë kryesisht meritë e partnerëve europianë, të cilët i kanë nisur për të mbrojtur interesat e tyre së pari.
Kjo është edhe arsyeja përse tani kërkojnë nga Shqipëria pjesën e tyre të parave që janë investuar në Shqipëri nga krimi i organizuar.
Fakti që 250 fletë-arreste flenë në sirtarët e SPAK-ut dhe Narkopolicisë, tregon qartë sundimin e krimit dhe jo të ligjit në këtë vend.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, Na...
Sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj në një deklaratë për shtyp tha se Projektbuxheti i qeveris...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është para disa sulmeve, sipas tij nga individëve të caktuar që përfaq&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka dënuar deklaratën e Marta Kos, e cila tha se ‘zgjedhjet n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Unionit Demokratik ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjatë asamblesë së CDI u miratuan pesë rezoluta që përbëjnë n...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë, ku po mbahet një seancë dëgjimore me grupet e Interesit për paket&...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se drejtuesja e Partisë Popullore Europiane, Dolors Montserrat, ka dënuar hapur në Asamblenë e P...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të shkurtër pas mbajtjes së protesës, në at...
Gjatë debatit në studio në emisionin “Çim Peka Live”, Ambasadori Agim Nesho dhe gazetari Andi Bushati analizuan përplasje...