VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
![]()
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në pjesën e dytë të intervistës për “Syri.net”, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin, se po mbron kryeministrin Edi Rama nga skandalet korruptive.
“Të besosh në sinqeritetin e Dumanit është si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston,” deklaroi Meta, duke shtuar se misioni i tij është “të amnistojë Ramën nga megaskandalet”. Meta e akuzoi Dumanin se shmangu qëllimisht BKH-në gjatë arrestimit të tij në tetor 2024, për t’i dhënë dorë të lirë “Narkopolicisë”, ndërsa e quajti SPAK-un “mjet për të fshehur aferat e Ramës”. “Kemi më shumë arrestime, por edhe më shumë korrupsion, sepse kështu i intereson Edi Ramës,” tha ai.
Duke komentuar deklaratat e Dumanit për mbarimin e mandatit, Meta u shpreh se kërkesa për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK është e gabuar dhe fyese për prokurorët e tjerë. Ai akuzoi SPAK për zvarritje të hetimeve në çështje madhore si inceneratori i Tiranës, porti i Durrësit dhe rasti McGonigal. Meta i bëri thirrje SPAK të përshpejtojë hetimet për fondet IPARD të BE-së, duke paralajmëruar se “nga mosveprimi humbasin 112 milionë euro në vit për fermerët shqiptarë”.
Intervista e Metës, pjesa e dytë:
Z. Dumani në raportimin e fundit në Komisionin e Ligjeve u shpreh se arrestimi i juaj linte për të dëshiruar duke ja lënë përgjegjësinë policisë…
Të besosh në sinqeritetin e Z. Dumani është njësoj si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston.
A nuk ishte prezent vetë Z. Dumani kur kolegu i tij në seancën e dëgjimit në 23 Tetor 2024, pikërisht Z. Kraja, deklaroi se arrestimi kishte qenë krejt i rregullt?
A nuk ishte Z. Dumani i cili iu drejtua vetëm Policisë së Shtetit për të kryer arrestimin tim, krejt ndryshe nga vendimi i gjykatësit Erjon Çela, se ekzekutimi duhej të kryhej nga SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit?
Qëllimisht ai shmangu BKH për t’i lënë dorë të lirë Narkopolicisë të vepronte në atë mënyrë kriminale sipas dakordimit me Edi Ramën.
Nuk po bëj krahasim me arrestimin e Erion Veliajt disa muaj më pas, por po kaq i rregullt ishte vetëm një ditë para rrëmbimit tim, në 20 tetor 2024 arrestimi i ish-deputetit Çyrbja të PS.
Dhe më tej pasi më bënë kallëzimin në SPAK për veprimet e paligjshme të rrëmbim-arrestimit nga policia, përse Z. Dumani ja kaloi çështjen Prokurorisë të Tiranës kur në fund të ditës policia abuzoi me një urdhërarrestimi të SPAK-ut dhe jo të Prokurorisë të Tiranës?
Pavarësisht nga rasti i juaj, cili është vlerësimi juaj për këto tre vite të drejtimit të SPAK nga Z. Dumani?
Besoj se këtu pati përgjigje të sinqerta nga Z. Dumani që gjatë këtyre tre viteve ka rritje të korrupsionit.
Por edhe po të mos e thoshte ai këtë, e thonë të gjitha raportet ndërkombëtare dhe megaskandalet që ulërasin çdo ditë.
Si shpegohet që kemi më shumë arrestime, por edhe më shumë korrupsion njëkohësisht?
Sepse kështu i intereson Edi Ramës.
Përmes arrestimeve përpiqet të shmangë vëmendjen ndaj megaaferrave në rritje, ku përfituesi kryesor është vetë Edi Rama.
Kam një pyetje për ju, se çfarë është më e rëndësishme për qytetarët, që të shohin ish-Ministrin Beqaj në paraburgim për SASPAK apo të ndalojë gjakderdhja financiare e sterilizimit?
Ramës nuk i intereson kjo e fundit se përfituesi kryesor është ai i aferës, ndaj u tregon shqiptarëve Beqajn në burg për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe vëmendjen nga afera që vazhdon.
A është më e rëndësishme për shqiptarët të shohin Erion Veliaj në burg për llogari të Nesti Angonit apo të ishte edhe në arrest shtëpie por të gjykohej edhe për inceneratorin dhe pagesat për shërbimin që nuk ekziston të ndërpriteshin.
Loja e statistikave, se ky tregues u rrit 10% e ai tjetri 12%, vetëm fsheh dështimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, i cili është i gjithëpërhapur dhe shpërthyes në nivelet më të larta.
A mund të ketë deklaratë më amnistuese për Ramën, Agaçin për aferën e inceneratorëve se sa deklarata publike e Dumanit se afera e inceneratorëve është krim “intelektual”?
A ka gjë më banale e kriminale se sa të shpallësh fituese një kompani që u krijua 8 muaj më vonë siç është e zeza në të bardhë firma e Edi Ramës?
Kemi më shumë korrupsion se nuk goditen procedurat e paligjshme në themel, se kudo del Rama.
Ndërkohë ai deklaroi se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër 9-vjeçar për veten e tij, por kërkoi që kjo mundësi t’u jepej kolegëve të tij. Cili është mendimi juaj?
Te kërkesa për përsëritje mandate të prokurorëve të SPAK-ut ai është konsistent, që nga dita e parë e marrjes së drejtimit të SPAK-ut dhe besoj se kjo ka qenë e mbetet kërkesë e gabuar pasi të gjithë ata që do kandidonin për SPAK e dinin se afati kushtetues e ligjor është 9 vjet, që më tepër që vetë SPAK është një strukturë e posaçme por edhe e përkohshme.
Të thuash tani se po u bëhet padrejtësi se përse pas 9 vitesh në SPAK do kthehen përsëri në Prokurori është jo vetëm spekulim , por edhe fyerje për dhjetëra prokurorë që punojnë çdo ditë në kushte shumë më të vështira dhe disa prej tyre kanë rezultate shumë të prekshme edhe pse nuk kanë përkrahje mediatike (politike).
Po kështu tre vite janë të mjaftushme për të përzgjedhur 10 prokurorë të rinj me integritet dhe rezultate premtuese. Të zvarritësh hetime pafund për çështje flagrante si inceneratori i Tiranës, afera e dy “tigrave” të Bangladeshit në Vlorë, tuneli i Llogarasë, Eco-Parku, Porti i Durrësit, çështja McGonigal etj., nuk mund të shërbejë si justifikim për të kërkuar mandate të përjetshëm, përkundrazi. Kjo shërben si argument për t’i dhënë fund këtyre lojrave politike.
Shikoni ngadalësinë apo paralizimin për hetimin e vjedhjes së fondeve të IPARD-it të BE.
Këto vjedhje dhe abuzime janë zbuluar prej dy vitesh nga OLAP dhe duhej që hetimet të ishin mbyllur e përgjegjësit të ishin para ligjit, jo vetëm për ndëshkim, por për të zhbllokuar pikësëpari 112 milion euro në vit për fermerët tanë nga BE.
A ka interes më të madh publik se ky hetim për momentin?
Mirë Qeveria e ka braktisur financimin e bujqësisë se e ka një nga rrugët e shpopullimit të vendit, por pse të humbasin fermerët tanë nga mosvperimi i SPAK-ut (Ramës) plot 112 milion euro çdo vit?
Besoj e ndoqët lajmin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 37 persona për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në bujqësi dhe u sekuestruan 22 milion euro.
Raporti i OSBE/ODIHR zbardh skemën e manipulimit elektoral përmes kontrollit masiv mbi median dhe ndalimin e Tik Tokut. Raporti evidenton se Ra...
Përmes një konference për shtyp deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar daljen e raportit të plot&eu...
Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e...
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku ...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti ditën e djeshme një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimo...
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” q&eu...
Fushata e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, po tërheq vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Binaj ka disa ditë që ka d...
Presidenti i Partisë së Lirisë, ilir Meta, ka reaguar nga qelia për Raportin e OSBE-ODIHR që vërteton ndërhyrjen në zg...
Kreu i Demokratëve Sali Berisha tha sot se raporti i OSBE është mjaft shqetësues. Ai ju bëri thirrje shqiptarëve të ngrihe...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se që në ditën e parë të nisjes së projektit “Paketa e Maleve” janë regjistruar 8...