POLITIKE

Meta: Ne i respektojmë ambasadorët! Ndonjëherë kujtojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë

n.f Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 14:52
Meta: Ne i respektojmë ambasadorët! Ndonjëherë
Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Meta foli në lidhje me ambadorët në vendin tonë ndërsa tha se në si shtet i respektojmë miqtë. Meta më tej në fjalën e tij u shpreh se ambasadorët ngaqë i respektojmë ndonjëherë kujtojnë se se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë. Ky reagimi i tij vjen pak kohë pas një deklarate të Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ndërsa nuk dihet nesë ishtë një thumb për atë apo jo.

Kreu i PL-së tha për ndërkombëtarët është e lehtë edhe kënaqësi të jesh ambasador në Shqipëri  ndërsa shtoi se po aq tmerr është sot të jesh qytetar i këtij vendi dhe të kërkosh drejtësi në këtë vend.

"Nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut të SPAK, i cili publikisht ka deklaruar para të gjithë ndërkombëtarëve që kanë sytë në ballë se në këtë vend gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK apo prokurorisë si institucion. Madje as personat që ndiqen s’kanë nevojë për avokat, pse të shpenzojnë para. Me këtë deklaratë ka asgjësuar gjykatat, avokatët, ka treguar atë nivel që ka dhe buron se është atje jo për shkak të integritetit, por është aty për t’i shërbyer Ramaformës. S’ka deklaratë në botë dhe fuqi në botë që e shplan deklaratën skandaloze të Dumanit.

As Mehmet Shehu s’do e bënte në kohën e Enver Hoxhës. Janë qytetarët shqiptarë që vlerësojnë sukseset e ramaformës dhe i vuajnë ato, sepse të jesh ambasador në Shqipëri apo diplomat në këtë vend është gjë e bukur sepse është vend shumë i bukur, ushqimin e kemi të jashtëzakonshëm, klima, i respektojmë miqtë. Ngaqë i respektojmë, ndonjëherë kujtojnë se nuk kemi punë tjetër edhe mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë, Mirë aq e lehtë edhe kënaqësi të jesh ambasador në Shqipëri, aq tmerr është sot të jesh qytetar i këtij vendi, të mos kesh lidhje me Rilindjen dhe të kërkosh drejtësi në këtë vend pikërisht sa u bë 8 vite që kur u miratua Reforma në Kuvend.


Çfarë fituat ju qytetarë nga harta gjyqësore që i la qytetet tuaja pa gjykata dhe që ua ka bërë gati 0 aksesin për të kërkuar drejtësisë, që ju nxit për t’u larguar. Se këta po lënë pa gjykata edhe Shkodrës, rrezik vetëm tek kullat e Tiranës do të lënë gjykata dhe do të vendosin edhe ndonjë taksë tjetër për të hyrë tek kullat e gjykatave të këtyre, por nuk do të ndodhë se shumë shpejt do ti përcjellim," tha Meta.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato  theksoi sërish sot qëndrimin 'pro' sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të saj. I pyetur nga gazetarët për deklaratat dhe sulmet e Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, Gonzato tha se delegacioni i BE pak javë më parë ka dënuar sulmet që vinin nga ish-presidentit. Ambasadori apeloi që palët politike të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve.

meta gonzato pl

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë