
GREQIA- Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash.
Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit, Demokracia e Re. Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik.
Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend.
"Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës", tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor.
Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t'i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende.
Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm. Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim.
Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE.
"Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike", tha Gerapetritis./ REL
greqia
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
18 Dhjetor16:09
Zgjedhjet 2025/ Ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës, në fokus vota e diasporës
TIRANA- Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me Grupin Ndërkombëtar të Pun&e...
M.B.
POLITIKE
18 Dhjetor15:39
"Pritet të dërgohet porosia e trajtimit të procesit të zgjerimit si prioritet!" Analiza: Samiti në Bruksel mbledh sot liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në...
r.ll
POLITIKE
18 Dhjetor14:52
Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar nga autoritet e Maqedonisë së Veriut
Ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar
SHKUP- Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan ...
r.ll
POLITIKE
18 Dhjetor13:01
"Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave", Berisha: Qeveria e PD-së do iu rikthejë qytetarëve çdo qindarkë që kanë paguar
pamje nga mbledhja
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhje sot në selinë blu. Kreu i grupit, Gazment Bard...
n.f
POLITIKE
18 Dhjetor12:52
Berisha: Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan t’u fryjnë brirëve të censurës në mënyrë të pabesueshme
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-s&e...
n.f
POLITIKE
18 Dhjetor12:30
"Jemi në diktaturë", Berisha: Sot gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së....
r.ll
POLITIKE
18 Dhjetor12:07
Berisha: Qindra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në forumin "Të drejtat e shkelura" të organizuar nga PD tha se ...
r.ll
POLITIKE
18 Dhjetor11:16
Hasani: Nënshkruam në Bruksel Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se sot në Bruksel është nënshkruar Marr&e...
r.ll
POLITIKE
18 Dhjetor11:15
Mbahet sot në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian i rajonit
foto e meparshme e lidereve
BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të takohen ditën e sotme n&eu...