POLITIKE

"Mosha ime është eksperiencë qeverisëse"/ Berisha: Këta të rinjtë si Enver Hoxha dhe Rama e kanë dëmtuar më shumë Shqipërinë

m.l Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 13:45

"Mosha ime është eksperiencë qeverisëse"/ Berisha:

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zvhilluar sot një konferencë për mediat në Tiranë. Gjatë fjalimit, Berisha tha se mosha e tij është eksperiencë qeverisëse dhe të gjitha punët e bëra në mandatet e tij paraardhëse dhe kjo eksperiencë, e ndihmojnë të jetë i sinqertë e të vendos me shpejtësi.

Berisha shtoi se politikanët e rinj si Enver Hoxha dhe Edi Rama e kanë dëmtuar më shumë Shqipërinë. Berisha vazhdoi më tej duke thënë se është mungesa e eksperiencës çon në keqqeversje dhe të ashtuquajturën antisistem ose anarkist. 

"Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë, në çdo studio që të zgjedhë ai, dhe në çdo shesh publik, të ballafaqohemi pak dhe të shofë se kush ka, kush ka shenja të senilitetit, të rrjedhjes, dhe të vijë të ua tregojmë shqiptarëve. Një kjo. E dyta, thashë besoj se kjo është gjëja më serioze që unë mund të paraqes para qytetarëve, përgjegjësisë time para qytetarëve. Pastaj lidhur me moshën, të them të vërtetën unë e konsideroj avantazh. Pse? Sepse rikthimi im, nuk ka absolutisht në bazë, ambicie për karrike, para dhe luks. Nuk del njeri të thotë se, unë këto i kam patur edhe në moshë të tjera, edhe në rini. Tani aspak.

Çfarë më mbetet mua nga mosha tani? Më mbetet eksperienca çmuar. Sot unë paraqes një program para shqiptarëve me terma konkretë, siç e keni konstatuar dhe ju. Por eksperienca e ime qeverisëse më lejon mua, të parashikoj me vërtetësi të madhe, realizimin e këtij programi. Eksperienca ime më lejon mua, realizimin me shpejtësi të këtij programi. 100 ditët e para do të jenë 100 ditët e transforimimit të Shqipërisë. Pa ketë eksperiencë të garantoj se nuk do mund të premtoja. Jo. Eksperienca ime ka trashëgiminë e vet. Pra në qoftë se them, do vendos minimumin jetik 200 euro dhe do bëjë këtë se do kthej paratë qytetarëve, unë e kam bërë këtë, kam dyfishuar rrogat. Kam dyfishuar rrogat e të gjithë administratës dhe kam dyfishuar pensionet minimale, kam rritur me 60% pensionet mesatare, kam rritur me 40% pensionet maksikame.

Pra unë nuk eci në një rrugë të pashkelur, nuk eci drejt të panjohurës, përkundrazi drejt një të njohure që do ta bëjë edhe shumë më të mirë tani. E kam patur pikë unë këtë, ta them të vërtetën ty. Unë në vitin 2013 kur bëmë studimin dhe dolën 15 mijë familje shqiptare në varfëri ekstreme, një vendim i prerë do nxirreshin nga varfëria ekstreme dhe për të dalë në mënyrë eficente, transparente u bë digjitalizimi i tyre.
Nuk fitova zgjedhjet, por sot ata janë 5-fishuar më shumë, shumë më tepër se kanë rënë në këtë kategori dhe pensionistët, këtu është problemi, nuk janë vetëm familjet. Në atë kohë pensionistët nuk ishin këtë kategori, ishin standard tjetër.

Tani me minimumin jetik në transformojmë, ne zhdukim varfërinë ekstreme. E zhdukim. Tani eksperienca më lejon mua të di me saktësi, se sa është fatura. Eksperienca më lejon mua të jem i sinqertë të vendos me shpejtësi, modelin me të cilin unë do e realizoj këtë. Po të jap një shembull. Çdo vit gjatë periudhës në qeveri, ndahej fondi për rrogat dhe pensionet. Ai ishte i paralajmëruar se do të rriten kaq, se ishte objektiv.
Por tani, sillej buxheti tjetër. Buxheti tjetër në fazë paraprake kishte të parashikuar asnjëherë më shumë se 50 mln euro për rrugët. Por projekti im ishte se asnjëherë më pak se 500 mln. Dhe çfarë ndodhte? Atëherë pjesa e buxhetit që mbetej pasi u rikthehej qytetarëve në rroga e pensioneve, nisej edhe njëherë nga e para, ribëhej nga ministrat dhe nga unë vetë, të jem i sinqertë, pa diskutim, dhe arrinte jo më pak se 500 mln euro buxhet për rrugët.

Kjo bëri që në qoftë se në 8 vite të ndërtohen qindra kilometra rrugë autostrada, autostrada, lëji rrugët, autostrada 27 metra të gjera. Në 12 vite asnjë kilometër, asnjë kilometër i vetëm autostradë me buxhetin e shtetit. Bajpasi i Fierit është lënë në gjysëm, nuk është vepër e tyre, është vepër e qeverisë së mëparshme me financim, me projekt dhe me çdo gjë, dhe gjysma e ndërtuar. Këta kanë ndërtuar 1 km rrugë në Elbasan-Librazhd. Kanë 1 km rrugë Elbasan-Librazhd kundrejt qindra kilometra autostradë, pa llogaritë superstradat. Sepse vinte buxheti dhe u thuhej tani, 500 mln do të jenë rrugët. Kështu ajo eksperiencë më shërben mua shumë.

Përveç të tjera, për ta mbyllur këtë histori. Njerëzit me shumë të drejtë, presin që të kenë lider të ri, të jenë të ri, të jenë kështu dhe të jenë ashtu, vetëm një gjë; eksperienca të mëson shumë, thotë latini. Unë nuk dua të them kësaj here eksperienca, por historia të mëson shumë. Në kuptimin e asaj që po të rikthehesh, këtij vendi dëme më të mëdha ja bënë atë që ishin të rinj. Enver Hoxha, Edi Rama. Ata që nuk kishin eksperienca dhe kjo është e vërteta. Tani shih këta çfarë bëjnë, që fusin në qerre familjarët e vet për deputetë. Thuaj tani. Ose thotë që, i ri jam antisistem unë. Antisistem e di çdo të thotë, do të thotë anarkist. Po nuk mund të them, anarkist është antisistemi, është e njohur, anarkisti është antisistem. Pastaj ai tjetri është patericë e qeverisë. Ndaj unë sot, nuk e kam paraqitur moshën si privilegj, por u detyrova të bëj ca shpjegime. Kjo është historia e moshës time," tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë