POLITIKE

“Ëndërron të bëhet Lukashenko"/ Këlliçi kundër paketës së re ligjore të Ramës: Po instalohet censura!

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 12:37

“Ëndërron të bëhet Lukashenko"/

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj paketës së re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për dhunën gjatë protestave dhe ndryshime në legjislacionin penal.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi akuzoi Ramën se po përpiqet të kufizojë lirinë e tubimit dhe të shprehjes, duke e krahasuar me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Sipas deputetit demokrat, propozimet për gjoba të larta ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet në përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale synojnë të pengojnë kundërshtimin qytetar ndaj qeverisë.

Këlliçi pretendon se paketa ligjore cenon të drejtat themelore të njeriut dhe bie ndesh me vlerat europiane. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për përdorimin e dhunës ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave të ditëve të fundit.

Në përfundim, deputeti i PD-së deklaroi se, sipas tij, ashpërsimi i masave nuk do ta ndihmojë Ramën të ruajë pushtetin.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Rama ëndërron të bëhet Lukashenko! Shton dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve.

Pasi ka shtuar dhunën ndaj qytetarëve, duke shkaktuar dëme e pasoja shëndetësore të rënda te shumë të rinj, studentë e protestues, Edi Rama tani ka një plan edhe më të errët. Ai kërkon të rrisë ndëshkimet me gjoba disamilionëshe për ata që ngrihen kundër tij dhe censurën për ata që shkruajnë apo bëjnë thirrje kundër tij.

Paketa me ndryshime në Kodin Penal që paraqiti sot synon mbylljen e protestave dhe kontrollin e rrjeteve sociale, ku të jetë ai që vendos çfarë lejohet të publikohet e çfarë jo.

Kjo skemë shuan edhe liritë e fundit që kanë mbetur në këtë vend dhe instalon zyrtarisht diktaturën.

Ndërhyrjet që kërkon të bëjë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e organizimit cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe bien ndesh me normat, parimet dhe vlerat e Europës ku synojmë të shkojmë.

Nëse mendon se do të mbajë karrigen duke shtuar dhunën dhe kontrollin, censurën dhe ndëshkimin, ai e ka gabim.

Kryeministri më i korruptuar në Europë i ka ditët e numëruara sepse është gjithë populli kundër tij. Edhe nëse shndërrohet në Lukashenko, nuk do ta mbajë dot pushtetin dhe nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë që e pret.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?