DW: Studentët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës! Kryeministri kërkon bisedime, por bën akuza
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një artikull përshkallëzimit të tubimeve kundër qeverisë, përplasjeve me policinë dhe pakënaqësisë së qytetarëve për korrupsionin dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.
Sipas raportimit, demonstruesit janë distancuar nga partitë politike dhe në pankartat e tyre kanë kritikuar si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe kreun e opozitës, Sali Berisha.
Të shtunën, protesta u shoqërua sërish me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Sipas artikullit, policia përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa disa protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.
France 24 raporton se disa ndërtesa qeveritare janë sulmuar, dhjetëra demonstrues janë ndaluar dhe, sipas autoriteteve të cituara në artikull, më shumë se 300 protestues dhe efektivë policie janë plagosur.
“Ka shumë zemërim”, citohet të ketë thënë aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila e përshkroi lëvizjen si një “revolucion”. Ajo theksoi se protestat nuk lidhen vetëm me studentët apo çështjet mjedisore, por edhe me gjendjen e të drejtave dhe të shtetit ligjor në vend.
Sipas raportimit të AFP-së, mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në protestën e së shtunës. Mbështetje për tubimin kishin shprehur edhe grupe që përfaqësojnë pedagogët universitarë, artistët dhe partitë opozitare.
Një tjetër element i vënë në dukje në artikull është solidariteti i disa bizneseve me protestuesit. Përpara tubimit, shumë dyqane mbyllën qepenat, ndërsa disa prej tyre vendosën mesazhe mbështetëse, si “Mos prekni. Jemi me ju”.
Pak pasi protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, një nga pikat kryesore të tubimeve, një grup demonstruesish hodhën gurë drejt ndërtesës. Sipas një gazetari të AFP-së, disa prej dritareve të saj ishin thyer edhe gjatë ditëve të mëparshme. Policia ndërhyri me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Artikulli ndalet gjithashtu te shqetësimet e të rinjve për të ardhmen në Shqipëri. Rosela Mira, studente e vitit të parë në Mjekësi, i tha AFP-së se dëshiron të qëndrojë në vendin e saj dhe të ketë mundësi për një të ardhme më të mirë.
“Jemi këtu për një arsye: duam të qëndrojmë në vendin tonë dhe të mos na duhet të ëndërrojmë për një jetë diku tjetër”, u shpreh ajo.
Edhe motra e saj, nxënëse e shkollës së mesme, ngriti shqetësime për kushtet e mësimit, duke përmendur klasat me rreth 40 nxënës dhe mungesën e ambienteve të nevojshme, si laboratorët.
Vështirësitë ekonomike janë një tjetër temë e rëndësishme e protestave. Fabiola Nikaj, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë, tha se të rinjtë detyrohen të punojnë në disa vende pune për të ndihmuar familjet e tyre, për shkak të pensioneve të ulëta të prindërve.
Në pankartat e mbajtura nga mësues dhe pedagogë shfaqeshin mesazhe si “Jo dhunë”, “Transparencë” dhe “Demokracia në rrezik”.
France 24 sjell në vëmendje edhe emigracionin, duke raportuar se më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Shqipëria që prej rënies së komunizmit në vitet 1990, ndërsa popullsia e vendit vlerësohet rreth 2.3 milionë banorë.
Artikulli përmend gjithashtu renditjen e Shqipërisë në vendin e 91-të mes 182 shteteve në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
Raportimi i medias franceze e paraqet protestën studentore si pjesë të një pakënaqësie më të gjerë shoqërore, ku kërkesat për transparencë, drejtësi, kushte më të mira jetese dhe mundësi për të ardhmen ndërthuren me kundërshtimin ndaj klasës politike.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart Xhaferrin, pas raportim...
Monika Kryemadhi ka komentuar protestën dhe tensionet e regjistruara në Tiranë, duke u shprehur se dhimbja e shkaktuar nga përplasjet nuk pr...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka parlajmëruar thirrjen e të tjera protestave kombëtare. Nga selia blu, Berisha u shpreh se studentët po l...
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar pas protestës së sotme në Tiranë, duke shprehur shqet&e...
Kryedemokrati Sali ngriti akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, në një reagim në ditën e 12 të pro...
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve. Berisha i ka b&...
Deputeti Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas episodeve të dhunës së raportuar gjat&eum...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas plagosjes së Erion Vishkullit, i cili u godit me...
Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar pas episodeve të dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke dënuar goditjet ...
Protesta e sotme studentore është pasqyruar edhe nga media e njohur amerikan “Bloomberg”, e cila shkruan se “thirrjet për dor...