POLITIKE

Ndryshimet në qeveri/ Meta për ministrin e ri të Mbrojtjes: A vijon të jetë shtetas grek? Mund të luajë rol jo në interesat e shtetit shqiptar

r.ll Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 14:23
Ndryshimet në qeveri/ Meta për ministrin e ri të Mbrojtjes: A
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS. Meta u shpreh se personi i propozuar për postin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit, ka patur shtetësi greke.

Kreu i PL-së tha më tej se pyetja që ngrihet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti?  Sipas tij përgjigja e kësaj pyetje është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe shtoi se një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

PJESË NGA FJALA E METËS: 

Jam sot para jush për të mbajtur një qëndrim të qartë në emër të Partisë së Lirisë lidhur me retushimin e djeshëm të NarkoQeverisë që bëri Edi Rama, në një event politik, ku ekzekutoi përfundimisht Partinë Socialiste, duke zëvendësuar tre kukulla politike me tre kukulla anonime. Edi Rama nuk ndryshio aspak filozofinë grabitëse të qeverisjes, jo vetëm në dëm të interesave të qytetarëve por edhe të cënimit flagrant të interesave kombëtare.

Lëvizjet e befta në tre ministritë më të rëndësishme, të Financave, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja të punës, as më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, as dhënien fund të korrupsionit, as luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, as forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

Përkundrazi, Edi Rama vetëm sa zëvendësoi teknikisht tre pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave të korrupsionit dhe drogës, nga frika e dëshmisë së radhës të ish-krahut të tij të djathtë për 10 vite, ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj që pritet të japë sot të tjera prova rënqethëse të inkriminimit të Qeverisë në nivelet më të larta. Pa u larguar Edi Rama nuk ka asnjë shpresë se ndryshimet në Qeveri do të sjellin një impakt pozitiv, sa kohë është ai ideatori dhe përfituesi kryesor i Narkoshtetit dhe Narkoekonomisë që ka ndërtuar në 11 vite.

Ministria e Brendshme prej kohësh është provuar si një ministri e Encro-Chatit dhe “Metamorfozës”, një strofull e sigurtë e trafikantëve të drogës dhe e drejtuesve të lartë të inkriminuar të Policisë të Shtetit, të udhëhequr jo nga ligji por nga urdhrat politikë të ministrave të radhës në funksion të konsolidimit të Narkoshtetit.

Kjo është vijimësia e Ministrave të njëpasnjëshëm të Brendshëm të kompromentuar deri në palcë dhe asnjë risi nuk pritet nga kandidati i ri për ministër, një ish-funksionar i Policisë Rrugore, i panjohur edhe për vetë Kryesinë e PS-së. Nën Narkoqeverisjen e Edi Ramës, Ministria e Mbrojtjes e shndërroi ushtrinë shqiptare në një kultivuese të kanabisit, që garantonte mbrojtjen dhe hapjen e korridoreve të transportit ndërkombëtar të drogës nëpërmjet fikjes së radarëve, që u falte pronat e saj oligarkëve dhe që për fat të keq u shndërrua në instrument politik në shërbim të Narkoshtetit, jo vetëm duke cënuar sigurinë kombëtare, por edhe duke humbur autoritetin dhe rolin e saj, si pjesë e NATO-s.

Ndaj as drejtori i Portit të Durrësit, hambarit që mblidhte dhe shërbente si pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të kokainës në mbarë botën dhe njëkohësisht një ndër autorët e aferës së tmerrshme të Alabarit me Portin e Durrësit, nuk mund t’i ndryshojë dot fytyrën ministrisë së Mbrojtjes, përkundrazi pritet ta ndotë më shumë atë.

Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të Mbrojtjes nga Edi Rama ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, z.Bushati, gjatë së cilës i erdhi zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë ministria e Jashtme.
Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti?  Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

ilir meta pirro vengu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë