POLITIKE

'Ndryshimi vjen nga qytetarët'/ Biberaj: Duhet destabilizim i sistemit për rrëzimin e qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 17:18
'Ndryshimi vjen nga qytetarët'/ Biberaj: Duhet destabilizim i

Në prag të protestës së radhës kombëtare, ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, ka bërë thirrje për një intensifikim të aksionit opozitar, duke deklaruar se protestat paqësore nuk janë më të mjaftueshme përballë asaj që ai e cilëson si “regjim kriminal”.

I ftuar në një intervistë në Syri TV, Biberaj theksoi se opozita duhet të kalojë në një fazë të re veprimi që, sipas tij, synon “destabilizimin” e sistemit për të detyruar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Duke bërë një krahasim historik me zgjedhjet e 22 marsit 1992, ai u shpreh se situata aktuale është shumë më e vështirë sesa në fillim të viteve ’90, kur, sipas tij, rënia e regjimeve në Evropën Juglindore krijoi kushte për ndryshim edhe në Shqipëri. “Sot kemi një strukturë kriminale që drejton vendin dhe sfida është shumë më e madhe,” u shpreh ai.

Biberaj kujtoi gjithashtu lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, duke theksuar se në atë kohë ndryshimet politike erdhën brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa sot, sipas tij, opozita përballet me një sistem të konsoliduar dhe një administratë të politizuar.

Ai argumentoi se protestat janë një mjet normal demokratik dhe përdoren në shumë vende të botës, por shtoi se ato duhet të kenë një objektiv të qartë. “Nuk mund të protestohet pafund pa një rezultat konkret. Qëllimi duhet të jetë rrëzimi i qeverisë,” deklaroi ai.

Në intervistë, ish-deputeti ngriti shqetësime edhe për situatën ekonomike, duke përmendur çmimet e larta të karburanteve dhe vështirësitë sociale të qytetarëve. Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si “antipopullore” dhe “antikombëtare”. Duke folur për rolin e ndërkombëtarëve, Biberaj u shpreh se ndryshimi politik në vend nuk do të vijë nga jashtë, por nga reagimi i qytetarëve shqiptarë dhe një opozitë e bashkuar.

Ai bëri thirrje për zgjerimin e protestave në të gjithë vendin dhe për rritjen e presionit ndaj qeverisë, duke përfshirë edhe forma më të forta organizimi të aksioneve opozitare.

22 marsi i vitit 1992, natyrisht ishte një ditë e madhe sepse Partia Demokratike bashkë me koalicionin e saj kohë realizoi një fitore të madhe. Më shumë se 2/3 e qytetarëve shqiptarë votuan për Partinë Demokratike. Natyrisht sot është situatë komplet tjetër. Është shumë më e vështirë sesa në atë 22 mars të vitit 1992. Për arsye se në atë kohë kishim një regjim i cili kishte rënë në të gjithë Evropën Juglindore dhe patjetër do të binte dhe në Shqipëri. Kurse sot kemi një, një regjim kriminal, kemi një ëh grup strukturë kriminal që drejton vendin. Kështu që kemi shumë diferenca, shumë dallime po të bëjmë një krahasim. Por gjithsesi mbetet detyrë e jona, sfida e jona si opozitë, por edhe qytetarëve shqiptarë për të bërë të mundur rotacionin politik.

Me 8 dhjetor kur filloi lëvizja studentore e dhjetorit, për 72 orë u bë i mundur pluralizmi politik dhe themelimi i Partisë Demokratike dhe që atëherë regjimi u dorëzua. Kurse sot kemi, kemi një, një regjim kriminal, kemi pasuri pa fund që disponojnë, kemi një administratë publike totalisht e politizuar, që janë patronazhistët. Dhe natyrisht kemi, kemi përballë një, një sistem monist, monokratik pa asnjë lloj diskutimi, që ka zhdukur pluralizmin, ka zhdukur demokracinë dhe sfida sot është shumë më e madhe. Dhe natyrisht shqiptarët nuk e kanë atë shpresën, besimin ose motivimin që e kishin me 22 mars të vitit 1992. Gjërat kanë ndryshuar shumë.

Në asnjë lloj rasti opozita nuk prish imazh. Imazhin e prish qeverisja. Opozita proteston në të gjithë botën. Proteston në Greqi, proteston në Gjermani, proteston në Francë, proteston në të gjithë botën. Dhe protestat dihet se si përfundojnë. Nuk janë protesta paqësore si këto tonat. Janë protesta që ndryshojnë shumë realitetin. Përveç partive politike, protestojnë sindikatat, proteston shoqëria civile. Pyetja juaj, çfarë kemi arritur? Natyrisht që është bërë një sensibilizim i opinionit ndërkombëtar, por patjetër dhe i qytetarëve shqiptarë. Por po vjen momenti që këto protesta duhet të kenë një aksion. Sepse përballë ke një klikë kriminale e cila as pyet fare për, për protestat. Kështu që duhet një, një, një destabilizim i këtij sistemi, këtij regjimi që të bëhet e mundur një qeverisje teknike.

Kujtojmë, natyrisht nuk ka vend për krahasim, por në '91-shin, qeveria ka rënë nga një farë destabiliteti që u krijua në Shqipëri. Ishte opozita, ishin sindikatat, ishin studentët dhe qeverisja e asaj kohe nuk mund të rrinte më në pushtet. Dhe është krijuar pastaj qeveria, ëh, qeveria e përbashkët e maxhorancës së asaj kohe, që ishte Partia e Punës së Shqipërisë me opozitën. Pastaj ne kemi dalë nga koalicioni diku nga vjeshta dhe pastaj është bërë, është bërë gati Shqipëria për zgjedhjet e 22 marsit. Kështu që protestat në të gjithë botën duhet të kenë një qëllim të caktuar. Edhe, edhe unë mendoj që ne duhet të kemi një qëllim të caktuar që është rrëzimi i qeverisë. Se nuk mund të protestosh pafundësisht pa një objektiv të caktuar dhe pa një rezultat, se pastaj njerëzit do mërziten. Duhet të kemi parasysh që të gjithë ata që vijnë në protesta sot mund të jenë pa punë, mund të jenë pa shtëpi, mund të jenë në gjendje të vështirë ekonomike, se s'ke as pushtet qendror, s'ke as pushtet lokal. Kështu që gjithë pushtetin e ka Edi Rama. Kështu që protesta duhet të ketë një, duhet të ketë një objektiv dhe qytetarët duhen lënë të lirshëm të protestojnë.

Pa diskutim. Edi Rama sot është kryeministri më i izoluar në Evropë. Sepse e gjithë politika evropiane, përfshirë dhe politika amerikane, e dinë se çfarë regjimi ka vendosur në këtë vend. Pra ky është një narko-regjim, që po pastron miliarda euro në vit. Ndërkohë që askush s'kujdeset as për qytetarët, as për rrogat, as për pensionet. Marrim vetëm rastin e fundit, çmimin e karburanteve. 2140 lekë ishte sot litri, me lekë të vjetra gjithmonë. Është çmimi më i shtrenjtë në Evropë, ndërkohë që ne e prodhojmë karburantin. Pse? Sepse nuk ka ndërhyrë qeverisja e Edi Ramës. Të shkojë thotë 220 dhe pastaj po ndërhyjmë. Pra ti ke një qeverisje komplet antipopullore, ke një qeverisje antikombëtare. Kështu që nuk ka rrugë tjetër përveç protestave për ta përmbysur. Pa asnjë lloj diskutimi, nuk ka alternativë tjetër. Ndërkombëtarët nuk e përmbysin Edi Ramën. Atë e përmbys vetëm një popull i zemëruar, një opozitë e bashkuar, e unifikuar, që ka një kauzë, ka një shpresë dhe ka një besim, sepse të gjithë shqiptarët janë të pakënaqur. Por duhet marxhinalizuar kjo pakënaqësi e akumuluar në mënyrë që të kthehet komplet kundër, kundër regjimit. Sepse nuk ka, nuk ka zgjidhje tjetër.

Të kemi parasysh, ambasadat funksionojnë me modelin e tyre, ka një zyrtar atje, mban dy shënime, nxjerr një, nxjerr një njoftim në website, nuk të prishin punë asnjëherë ato. Ambasadat në të gjithë botën s'i pyet kush fare se ekzistojnë. Ato bëjnë politikën e shtetit të tyre. Ambasadori është një punonjës poste i presidentit ose kryeministrit, varet se si e ka të organizuar, po themi, modelin e republikës çdo vend. Por fatet e Shqipërisë shqiptarët i vendosim ne këtu. Natyrisht Partia Demokratike sot dhe opozita ka mbështetje ndërkombëtare, pa diskutim. Janë një sërë rezolutash të miratuar në të gjithë institucionet politike evropiane dhe më gjerë, por përmbysjen do ta bëjmë ne vetë këtu, pa asnjë lloj diskutimi.

Unë kam marrë pjesë në të gjitha protestat dhe kam diskutuar me lidershipin. Ne duhet të jemi më të organizuar, duhet të jemi më, më goditës dhe duhet të jemi më të fuqishëm, pa asnjë lloj diskutimi. Duhet protestat të shtrihen në të gjitha rrethet. Pse të mos ketë protestë në Durrës, të mos ketë në Shkodër, të mos ketë në Vlorë? Pse mos të bllokohen portet, aeroportet? Bllokohet e gjithë jeta në mënyrë që të krijohet një destabilitet për të rrëzuar qeverinë. Nuk ikën, nuk ikën. Ky është peng i mafies, ky është peng i krimit të organizuar, nuk ikën ky, nuk ikën.

Se ky është frikacak. Por mjafton që të shohi pak zjarr dhe tym dhe ikën pa diskutim. Është i detyruar për të ikur. Nuk ka zgjidhje tjetër, por kështu me protesta..

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?