Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rritjen e e çmimit të naftës. Gjatë podcasti-t të tj 'Flasim', Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë situatë dhe se monitorimi vazhdon.
Rama tha se rritja e çmimit të naftës lidhet me situatën globale dhe ndikimin në zinxhirin e furnizimit. Sipas tij, vendi do të hyjë në regjimin e bordit të transparencës për të parandaluar përfitimet e padrejta nga kriza, ndërsa shtoi se qeveria ka vendosur uljen e akcizës së naftës me rreth 20% për të lehtësuar qytetarët.
Në fund, lideri i qeverisë tha se të ardhurat shtesë do të përdoren për mbështetjen e pensionistëve dhe për rritjen e transparencës në tregun e karburanteve.
Edi Rama: E lashë në fund këtë shënim, jo për nga rëndësia, por përkundrazi, sepse është një shënim që është përkon me një moment jashtëzakonisht të ndërlikuar në rang global, që ka impaktuar drejtpërdrejt të gjithë zinxhirin e furnizimit të karburantit dhe që reflektohet në mënyrë agresive në rritjen e çmimit të naftës.
Kemi folur për këtë gjatë ditëve të fundit. Është një temë që kërkon vëmendje dhe ka vëmendjen tonë të vazhdueshme, orë pas ore dhe siç e kemi thënë, kemi ndërmarrë hapa konkretë, është ngritur një taskforcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave me qëllim që të rritet kontrolli dhe të evidentohet çdo lloj abuzimi i mundshëm në treg. Nuk janë vënë re abuzime, monitorimi vazhdon, dhe duke qenë se çmimi ka pasur një tjetër kërcim, është marrë vendimi që të hyjmë në regjimin e bordit të transparencës, i cili do të sigurohet se nuk do të ketë përfitues apo profiterë, siç i thonë në anën tjetër të bjeshkëve, që do të duan të shfrytëzojnë krizën për të futur më shumë para në xhep.
Në të njëjtën kohë është marrë edhe një vendim tjetër për të ndërhyrë me një masë të përkohshme, gjë që po e bëjnë edhe vende tjera në akcizën e naftës, duke i bërë asaj një ulje me rreth 20 %, në mënyrë që të lehtësohet, si të thuash, disi barra mbi përdoruesit e automjeteve. Por ndërkohë, dua ta them shumë, shumë qartë, që në fund të ditës, ajo që ne na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët, që do të thotë se në këtë rast, niveli i rritur i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilidoqoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët, vetëm për të mbështetur pensionistët.
Në të njëjtën kohë, ne po ecim me shpejtësi nga njëra anë për projektligjin për rezervat strategjike, i cili ndodhet në konsultim publik. Është një proces i nisur përpara se të fillonte kjo krizë e re, që lidhet me humbjen e baraspeshës së botës në rang global, gjë e cila po provokon kriza pas krizash. Dhe nga ana tjetër, paralelisht, ne po përgatitemi që të fusim në treg një faktor publik, një forcë të re, e cila do të ketë barren, që së bashku me një sërë masash tjera të bëjë një ndërhyrje domethënëse në vendosjen, jo vetëm të një ekuilibri në aspektin të çmimit në tregun e naftës, por edhe të një niveli krejt të ri përsa i përket transparencës së atij tregu, përsa i përket lëvizjeve të naftës në Republikën e Shqipërisë dhe përsa i përket edhe një fenomeni ende të pashterur në këtë aspekt, që është evazioni dhe kontrabanda e naftës, duke përfituar edhe nga regjimi tranzit dhe duke bërë marifete të cilave ju ka ardhur fundi.
Ne do të ndërhyjmë dhe besojmë shumë që në një periudhë, jo shumë të largët, do të tregojmë me fakte, që ndërhyrja ka qenë një ndërhyrje në të mirë të shoqërisë, në të mirë të përdoruesve të automjeteve të konsumatorëve të naftës, po mbi të gjitha, në të mirë të të gjithë atyre që nuk ndotin dhe nuk ia kanë për borxh atyre që ndotin, duke ngarë makina me naftë që në ndërkohë të paguajnë një pasojë, të cilës ne duam t’i japim fund.
PD do të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e radhës në Tiranë, duke vijuar aksionin opozitar kundër qeveris&e...
Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë në degën e PD në Peqin, anëtarësia votoi për kryetarin e ri të ...
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në SYRI TV, ka komentuar ashpër qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë n&...
Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ishte i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ku me moderatoren Armela Ferko ka diskutuar skenar&eu...
Nga Basir Çollaku Duket se rrokullisja e Ramës është e pandalshme. Në qeveri edhe në parti. Në tubimin partiak të rad...
Edi Rama nuk ia ka falur dot ministres së drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, deklaratat e saj të ashpra kundër letr...
Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në Durrës foli për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe propozon uljen e n...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në përfundim të vizitës në Berlin, i përgjigjet Ed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha propozoi disa masa që duhen të merren menjëherë për uljen e çmimit të kar...
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama ka treguar kriterin që do të ndiqet për ata që do të rikandidojnë n&eu...