POLITIKE

"Ne jemi larguar nga BE!", Berisha: Made in Albania, rritja e shpejtë e prodhimit të vendit, është rruga drejt Europës

r.ll Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 13:12
"Ne jemi larguar nga BE!", Berisha: Made in Albania, rritja e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka humbur nga viti në vit pozicionin e saj në rajon për prodhimin në raport me prodhimin mesatar të Bashkimit Europian. Berisha tha se kjo që po ndodh është krejt e kundërta nga ato që deklaron kryeministri Edi Rama. 

Lideri i opozitës tha se rruga e vetme drejt Europës është rritja e shpejtë e prodhimit të vendit. Ai u shpreh se shndërrimi i Shqipërisë në një epiqendër të prodhimit të energjisë është projekti që çel dyert e Europës. Berisha shtoi më tej paketa e dhembshurisë dhe Shqipëria epiqendër të teknologjisë së lartë është rruga  rruga më serioze dhe më e sigurt që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE.

"Unë kam kuptuar se nuk është realizuar akoma pasoja pozitive e vendimit të kalimit tek rroga mesatare 1200 euro. Kalimi me rrogën mesatare 1200 euro përbën një nga rritjet më të mëdha të rrogave. Kalimi në rrogën minimale 500 euro, edhe kjo. Pra këto janë hapa gjigante drejt ngushtimit të atij hendeku të tmerrshëm që krijoi me rrogat kjo qeveri.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria që ecën drejt BE e sigurt me realizimin e standardeve të vendeve anëtare. Dhe ato realizohen me një Shqipëri prodhuese.

A e dini ju se Shqipëria ka humbur nga viti në vit gjatë kësaj periudhe pozicionin e saj në rajon për prodhimin në raport me prodhimin mesatar të BE? Pra, në qoftë se ka pasur Bosnjen prapa, tani Bosnja ka dalë para. Shqipëria ka si prodhim mesatar 34 përqind të prodhimit mesatar të BE. Kjo do të thotë se Shqipëria do largohet, jo po afrohet siç mashtron Edi Rama me një pasaportë të prodhuar nga qeveria e mëparshme. Ajo është shumë e mirë ajo pasaportë, për kohën ishte ndër më modernet. Por nuk të çon ajo. Nuk mjafton ajo për të shkuar në Europë. Është kollaj të dalësh dhe të mashtrosh qytetarët. Po kush të pranon në Europë me rrogat ndër më të ulëtat në planet? Kush të pranon në Europë me këtë pabarazi të tmerrshme? Askush nuk të pranon në Europë në këtë mënyrë.

Ndaj Made in Albania, rritja e shpejtë e prodhimit të vendit, është rruga drejt Europës. Shndërrimi i Shqipërisë në një epiqendër të fuqishme të prodhimit të energjisë është projekti që çel dyert e Europës. Që e bën Shqipërinë vend të rëndësishëm në fushën e energjisë. Që tërheq investitorët më të mëdhenj të fushës së energjisë. Pra, a mund të jetë një letër? Pyeteni bufin e Minervës në inteligjencës artificiale, jo do u thotë. Nuk ndodh kurrë pa këto. Me një pasaportë nuk shkon dot atje. Pra, e nxjerr gënjeshtar 100 përqind Edi Ramën. U ndala tek kjo çështje sepse vokacioni evropian i PD është tashmë vokacioni kryesor i saj i faktuar në akte madhore në rrugën e integrimit, nga anëtarësimi në KiE, në anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe marrjen e rekomandimit për statusin e vendit kandidat. Të gjitha këto janë një trashëgimi që shërben thjesht për të dëshmuar seriozitetin tonë në rrugën e integrimit. Por ato që kemi arritur nuk mjaftojnë. Duhen arritje të tjera të mëdha që ne ua kemi premtuar shqiptarëve. Nga paketa e dhembshurisë tek Shqipëria epiqendër e teknologjisë së lartë, rruga më serioze dhe më e sigurt që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE.", tha Berisha

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë