Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, komisionerët, partitë politike dhe median, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes, integritetin e procesit dhe respektimin e ligjit.
Në mesazhin e Celibashit thuhet se tani fushata ka përfunduar dhe të gjithëve na duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin e votuesve. Ai shton se dita e zgjedhjeve është dita e qytetarëve, një ditë ku zëri i tyre duhet të dëgjohet qartë dhe pa pengesa.
Celibashi thotë se subjektet politike, dhe sidomos subjektet politike të përfaqësuara me komisionerët e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit. Ai kujton se komisionerët, pavarësisht se janë të propozuar nga partitë politike, janë në shërbim të procesit zgjedhor dhe të qytetarëve. Celibashi shton se krijimi i një mjedisi të qetë dhe bashkëpunues në qendrat e votimit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët.
Mesazh i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve mbi Procesin Zgjedhor të datë 11 Maj 2025
Nesër, më 11 Maj, ju do të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar, një nga të drejtat më themelore të demokracisë dhe një mundësi për të përcaktuar të ardhmen e vendit tonë.
Vota juaj është e rëndësishme, dhe çdo votë është një zë që duhet dëgjuar. Ju inkurajoj të merrni pjesë me besim dhe përgjegjësi në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë në historinë tonë, vota e diasporës është bërë pjesë e këtij procesi. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet.
Ju falenderoj për angazhimin tuaj në administrimin e këtij procesi të rëndësishëm. Roli juaj është thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente.
Ju ftoj të veproni me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtat e çdo votuesi dhe duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe me integritet.
Mos harroni se përgjegjësia juaj nuk është vetëm etike, por edhe ligjore. Çdo shkelje e detyrave dhe çdo ndërhyrje në vullnetin e zgjedhësve është e ndëshkueshme sipas ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet të plotë.
Ky proces do të monitorohet nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të jetë në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës:
2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase
925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare
2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër
54 media vendase dhe të huaja, do të jenë në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
Për 11 subjektet që garojnë
Subjektet politike, dhe sidomos subjektet politike të përfaqësuara me komisionerët e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit. Kujtoj se komisionerët, pavarësisht se janë të propozuar nga partitë politike, janë në shërbim të procesit zgjedhor dhe të qytetarëve. Krijimi i një mjedisi të qetë dhe bashkëpunues në qendrat e votimit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne.
I ftoj drejtuesit politik që nga sot e deri në përfundim të procesit të numërimit, të përcjellin për votuesit, për komisionerët dhe këdo tjetër të lidhur me procesin zgjedhor, mesazhe të respektimit të ligjit dhe të autoritetit të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve dhe garantimin e integritetit të tyre.
Tani fushata ka përfunduar dhe të gjithëve na duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin e votuesve.
Për median dhe gazetarët
Ju që do të raportoni në kohë reale nga terreni, keni një rol kyç në informimin e publikut dhe transparencën e procesit. Ju falenderoj për përkushtimin tuaj dhe ju ftoj të raportoni me saktësi, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar.
Në këtë ditë të rëndësishme, fjala juaj është një pjesë thelbësore e procesit demokratik.
Dita e zgjedhjeve është dita e qytetarëve, një ditë ku zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet qartë dhe pa pengesa.
Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe uroj të gjithëve një proces zgjedhor të suksesshëm.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur mbi atmosferën para zgjedhjeve të 11 majit, duke ndarë s...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se synimi i institucionit që ai drejton është shpallja s...
VLORA- Partia Demokratike ka reaguar kundër kërkesës së Partisë Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në di...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 ma...
MAQELLARË- Kanë dalë pamjet nga momenti i kontrollit të automjet nga policia në Maqellarë pas dyshimeve nga anëtarët e...
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitojë nesër m&eu...
ELBASAN- Edhe në Elbasan ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 ma...
TIRANA- Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryeministrit Edi...
TIRANA- Giro d'Italia ka nisur me 3 etapat e para që po zhvillohen në Shqipëri, por në mediat e huaja shkruhet se çiklistët...
incidenti DIBËR- Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellar&eum...