Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, komentoi protestën që pritet të zhvillohet sot në mbështetje të liderëve të UÇK-së, duke e cilësuar si një manifestim të drejtë në përkrahje të heronjve të luftës për liri. “Është tepër e qartë, është një manifestim në përkrahje të katër drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të një epopeje të lavdishme. Mungesa e provave dhe zvarritja e gjyqit kanë bërë që opinioni publik shqiptar kudo të reagojë në mënyrë të drejtë për ta mbrojtur këtë epope të kombit tonë,” deklaroi Nesho.
Sipas tij, protesta e sotme po shfrytëzohet politikisht nga qeveria Rama dhe opozita në Kosovë, por sidomos nga kryeministri Edi Rama, të cilin ai e akuzoi për manipulim politik të situatës. “Asgjë në Shqipëri nuk zhvillohet pa dirigjimin e autokratit shqiptar. Rama e bën këtë për të justifikuar mea culpa-n e tij, pasi në periudhën kur Serbia mblidhte informacione për drejtuesit kryesorë të Kosovës, ai ishte në një dashuri të pajustifikueshme me Vuçiçin,” tha diplomati.
Nesho: Është tepër e qartë, është një manifestim në përkrahje të 4 drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të një epopeje të lavdishme dhe këtu duhet ta ndajmë, këtu jemi të gjithë dakord dhe duhet të themi që mungesa e provave dhe zvarritja e gjyqit bën opinionin publik kudo që të jetë i kombit shqiptar të reagojë në një mënyrë të tillë më të drejtë për të mbrojtur atë epope të lavdishme të kombit tonë.”
Tani, a shfrytëzohet kjo politikisht sidomos nga Partia Demokratike dhe opozita në Kosovë? Sigurisht që po, për disa arsye.
Në radhë të parë duhet të kemi parasysh se asgjë në Shqipëri nuk mund të zhvillohet pa dirigjimin e autokratit shqiptar, diktatorit mund ta quaj tani, sepse kapi edhe qelizën e fundit institucionale të shtetit shqiptar, siç ishte Gjykata Kushtetuese. Ranë të gjitha institucionet edhe ku kishte ndonjë zë atje kundër.
Pse e bën Rama këtë gjë? E bën për disa arsye.
Rama këtë e bën për të justifikuar mea culpa-n, sepse në periudhën kur mblidhej informacion nga ana e Serbisë për autoritetet kryesore të shtetit të Kosovës — presidentin, kryetarin e Kuvendit, personalitetet e luftës — Rama ishte në një dashuri të pajustifikueshme me Vuçiçin. Ishte në një kohë kur ne kemi parë veprimtari të ethshme, ndalimin e ish-kryeministrit në Francë, i cili u mbajt në një proces gjyqësor i kërkuar nga Interpoli për arsye të kërkesës nga Serbia. Për Haradinajn e kam fjalën.
Më pas vazhdoi me iniciativat e Vuçiçit që ishin iniciativa pro-ruse për ndarjen e kufijve, më vonë në “Ballkanin e Hapur”.
Pra, ka pasur një bashkëveprim të madh të Ramës me Vuçiçin, duke anashkaluar atë përgjegjësi dhe qëndrimin që duhej të mbante Shqipëria e bashkuar si një komb ndaj një procesi të padrejtë, të iniciuar nga rusët për të destabilizuar dhe për t’i dhënë prioritet nacionalizmit serb që “ne duhet të marrim diçka nga Kosova”.
Së dyti, Rama e bën për arsye politike, sepse është në një situatë tepër të keqe politike brenda vendit, akuzohet jo vetëm për një korrupsion të jashtëzakonshëm, por edhe lidhjen e tij të evidentuar nga shtypi, nga mediat më të rëndësishme në botë, me krimin e organizuar.
Bashkimi Europian mbështet përdorimin e teknologjisë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kërkon që modernizimi i sistemit zgjedho...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot seancën e radhës, ku ka miratuar projektvendimet që ishin në rendin e ditës. KQZ miratoi...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale du...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka vepruar me urdhër politik nga kreu i gr...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, TedI Blushi, në një deklaratë për mediat, është shprehur ku...
Deputetja e PL, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur pë...
Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mësohet se PD nuk ka marrë dakordësinë e socialistëve pë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët nga selia blu, ka komentua deklaratën e një dite m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi gjatë komunikimit me gazetarët se uron që ushtarët e UÇK-së të lirohen, me vendi...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka debatuar me Niko Peleshin dhe Taulant Ballën në Konferencë...