“Kam foshnjën 2 muajshe, s’kam as ujë ta laj”/ Denoncimi i qytetarit nga Tirana: Prej dy ditësh pa furnizim në mes të vapës
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...

Në fjalimin e mbajtur në Krujë, në ditën e përkujtimit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryetari i PD, Dega Krujë, Aulon Kalaja hodhi akuza të rënda ndaj qeverisjes aktuale për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti historik.
Teksa paraqiti një panoramë të zymtë, Kalaja tha se Kruja ndihet e anashkaluar dhe e braktisur qëllimisht nga qeveria.
Ai tha qyteti nuk promovohet nga asnjë ministri, ndryshe nga Berati apo Gjirokastra, dhe se vëmendja mediatike ka munguar, me emisionin e fundit televiziv për Krujën që daton në vitin 2020.
Gjendja e infrastrukturës u cilësua si e mjerueshme nga ana e Kalasë, me rrugë të shkatërruara dhe me gropa, teksa denoncoi një “sakatim” institucional të qytetit, me largimin e gjykatës, prokurorisë, hipotekës dhe zyrave të tjera të rëndësishme, duke i detyruar qytetarët të kërkojnë shërbime diku tjetër.
Deklarata:
Të nderuar bashkëqytetarë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës, Niklës, Bubqit, Cudhiut. I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, profesor doktor Sali Berisha, mirë se erdhët në kryeqytetin e parë të Shqipërisë. Sot përkujtojmë datëlindjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, figurës më për bashkuese të historisë së kombit shqiptar. E meritoi Kruja një figurë të tillë, ndaj jo më kot Skënderbeu e zgjodhi këtë qytet strategjik, të mbrojtur nga mali. Zgjodhi të fortë e të besës, ose ndryshe kohorta pretoriane. Por çfarë ishte në vetvete kohorta pretoriane? Krutanët përbënin këtë gardë elitare për shkak të besnikërisë së provuar ndaj Skënderbeut dhe pozicionit të Krujës si kryeqendër e rezistencës. Krutanët ishin përgjegjës për mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Skënderbeut në fushëbetejë dhe në kalanë e Krujës. Por Kruja sot është pa lavdi. Kruja që e mori emrin nga krojet, sot nuk ka ujë. Por ka akoma më keq.
Prandaj unë do të doja të ndalesha në dy rekorde të kësaj qeverie. Në tetorin e vitit 2021, qyteti i Krujës u helmua dhe 700 qytetarë përfunduan në spital, për shkak se ujërat e zeza u ngatërruan me ujërat e bardha dhe uji u bë i papijshëm dhe helmues. Në fakt, kjo ngjarje këtij qyteti i kishte ndodhur edhe një herë tjetër. Në vitin e largët 1450, kur osmanët gjatë rrethimit të parë të Krujës, helmuan puset e kalasë me minj të ngordhur, por sërish nuk e morën qytetin e Krujës. Dhe dy, në dhjetorin e vitit 2014, kur arrestuan të gjithë kryefamiljarët e një pallati për shkak se kishin lidhur energjinë elektrike. Kjo ngjarje më kujtonte rrëmbimin e djemve krutanë, një ndër ta edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që merreshin e çoheshin nizam në ushtrinë e perandorisë osmane. Po përse e kanë kaq personale me Krujën? Është fakt se Kruja nuk promovohet nga asnjë ministër i qeverisë Rama. Promovohet vetëm Berati dhe Gjirokastra.
Ndërkohë emisioni televiziv i fundit për Krujën ka ndodhur në vitin 2020, në vitin e pandemisë. Edhe pse e lënë pas dore, siç i patë rrugët të lëna copë-copë edhe me gropa, me pisha të prera e të sëmura, Kruja është qyteti më i vizituar i Shqipërisë. Po ka diçka magjike ky qytet, apo jo? Megjithëse ia grabitën gjykatën, prokurorinë, zyrat e Adisë, hipotekën, ALUIZNI, duke e sakatuar, Kruja ka shkamin e Vajës, nga ku u hodhën dhe u flijuan 90 vashat e Krujës për mos me rënë në duart e sulltanit. Megjithëse ia grabitën stadiumin e ekipit Kastrioti, ku tani hidhen qentë e rrugës dhe grumbullohen inerte, fiks 10 vjet më parë ai stadium aty u shpall nga FIFA si një vend i jashtëzakonshëm për të luajtur futboll me një nga pamjet më të bukura në botë.
Edhe pse Krujës ju mbyll shkolla dhe kopshti i berberes, 500 metra nga këtu, për shkak të shpopullimit, Kruja ka kroin e Ballabanecit, vendin ku një ushtar i thjeshtë i Skënderbeut i quajtur Gjergj Lleshi vrau gjeneralin më të famshëm të perandorisë osmane, Ballaban Pash Baderën, që pushtoi i pari Kostandinopojën. Megjithëse në orën 5 pasdite këtu në qendër të Krujës nuk sheh më as gra, as fëmijë e as pleq, Kruja i dha Shqipërisë një kryeministër, një firmëtar të deklaratës së pavarësisë, një duartrokitje për Mustafa Merlikën. I dha kombit shqiptar një patriot të madh
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka akuzuar qeverinë se po refuzon të ndërmarrë masa për lehtësimin e barrë...
Kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet P&eum...
Peizazhi mediatik në Shqipëri karakterizohet nga një kapje e thellë nga interesat politike dhe ekonomike, duke e larguar atë nga misi...
Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë kursin e saj ndaj medias, duke rikalibruar qëndrimin ndaj asaj që e konsideron një peizaz...
Të enjten mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, që pritet të nisë në orën 10:00. Në...
Pas 17 seancash gjyqësore, kreu i PD në Krujë, Aulon Kalaja është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në procesin...
Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të Lan&eum...
Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Astir, kryedemokrati Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve q&e...
Një nga figurat më të rëndësishme politike shqiptare, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti socialist S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në ‘Astir’ hodhi akuza të f...