POLITIKE

“Qeveria refuzon tre nismat ligjore të opozitës”, Bozdo: Pushteti përfiton miliona nga karburanti, shqiptarët po varfërohen nga rritja e çmimeve

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 10:33

“Qeveria refuzon tre nismat ligjore të opozitës”, Bozdo:

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka akuzuar qeverinë se po refuzon të ndërmarrë masa për lehtësimin e barrës ekonomike ndaj qytetarëve, duke rrëzuar, sipas tij, tre nisma ligjore të opozitës që synonin uljen e çmimeve të karburanteve dhe energjisë për familjet dhe bizneset.

Në një deklaratë për mediat, Bozdo u shpreh se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk qeveris në interes të qytetarëve, por të një rrethi të ngushtë përfituesish, ndërsa theksoi se kjo situatë, sipas tij, është reflektuar edhe në votimin kundër nismave të propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ai tha se propozimet e opozitës parashikonin uljen e taksave mbi naftën dhe dieselin, reduktimin e akcizës, si dhe heqjen e akcizës për gazin industrial të prodhimit vendas. Sipas tij, miratimi i këtyre masave do të sillte ulje të ndjeshme të kostove të jetesës dhe prodhimit. Bozdo pretendoi se, sipas llogaritjeve të opozitës, çmimi i naftës do të ishte ndjeshëm më i ulët, duke sjellë kursime mujore për familjet shqiptare, ndërsa fermerët dhe industria prodhuese do të përfitonin nga ulja e kostove të punës dhe rritja e konkurrueshmërisë.

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit, çka sipas tij po ndikon negativisht në ekonominë familjare dhe sektorin e prodhimit.
Deputeti demokrat ngriti akuza edhe për menaxhimin e të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve, duke pretenduar se vetëm në muajt e fundit janë mbledhur miliona euro shtesë, të cilat, sipas tij, nuk janë përdorur për mbështetjen e qytetarëve. Në përfundim, Bozdo i bëri thirrje shumicës parlamentare që të votojë në seancën plenare pro nismave të opozitës, duke i cilësuar ato si masa konkrete dhe të domosdoshme për lehtësimin e krizës së kostos së jetesës në vend.

DEKLARATA
Përshëndetje,
E kam thirrur këtë komunikim për median për një çështje thelbësore që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë sic wshtw ekonomia. Qeveria e Edi Rama, përgjatë këtyre 13 viteve, ka provuar vazhdimisht se nuk qeveris për qytetarët, por për një rreth të ngushtë interesash dhe përfituesish pranë saj. Ky nuk është më perceptim, është fakt i përsëritur dhe i konfirmuar.
Kjo sjellje u shfaq sërish, në mënyrën më të qartë dhe më të papranueshme, gjatë javës së fundit, kur maxhoranca rrëzoi tre nisma ligjore të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nisma që synonin drejtpërdrejt lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët në një kohë krize të thellë të rritjes së çmimeve. Në fakt, nuk ishte aspak surprizë. Është modeli i tyre i zakonshëm i qeverisjes.
Ata rrëzuan propozimet për uljen e çmimit të naftës përmes reduktimit të taksës së qarkullimit dhe taksave të tjera, për uljen e akcizës mbi naftën dhe dieselin, si dhe për zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”. Të gjitha këto masa u hodhën poshtë në komisionet parlamentare me votat e deputetëve socialistë.
E theksoj qartë: nuk ka asnjë surprizë në këtë qëndrim. Por ajo që qytetarët duhet të dinë është çfarë humbën nga ky refuzim:
• Litri i naftës sot do të ishte të paktën 350 lekë të vjetra më i lirë. Me fjalë të thjeshta: për çdo 10 litra, qytetarët do të kursenin rreth 3500 lekë të vjetra, ose do të merrnin rreth 3 litra më shumë karburant;
• Gazi industrial për prodhimin vendas do të kushtonte zero lekë për kg, nga 125 lekë/kg që kushton sot;
• Çdo familje shqiptare do të kursente mesatarisht rreth 70 euro në muaj;
• Fermerët do të kishin mundësi reale të punonin tokën e tyre, ndërkohë që sot, me çmimin absurd prej 2200 lekësh për litër, kjo është bërë praktikisht e pamundur;
• Industria prodhuese, veçanërisht ajo eksportuese, do të ulte kostot deri në 25%, duke u bërë më konkurruese si në tregun vendas ashtu edhe në eksport.
Ky është realiteti. Dhe ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë, një politikë që po shkatërron fermerët dhe po godet rëndë ekonominë familjare dhe prodhuese.
Refuzimi i këtyre nismave është një zgjedhje e pastër politike. Është vendimi i një qeverie që nuk ka asnjë vullnet për të ndërhyrë në mbrojtje të qytetarëve. Përkundrazi, Edi Rama ka zgjedhur të mos marrë asnjë masë konkrete për të përballuar krizën e çmimeve, duke i lënë familjet shqiptare dhe ekonominë vendase në mëshirë të fatit dhe zhvillimeve të konfliktit ne Lindjen e Mesme.
Kemi edhe një tjetër rekord negativ: kjo është e vetmja qeveri në rajon dhe në Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë paketë reale mbështetëse kundër krizës. Ndërkohë, ajo ka përfituar financiarisht nga rritja e çmimeve. Vetëm nga TVSH-ja mbi karburantin, për muajt mars dhe prill, janë mbledhur mbi 10 milionë euro shtesë.
Pyetja është e thjeshtë: ku kanë shkuar këto para?
Në vend që t’u kthehen qytetarëve si mbështetje direkte, ato kanalizohen në kontrata dhe marrëveshje të dyshimta korruptive apo ne shpenzime luksi. Pra, ndërsa qytetarët varfërohen dhe ekonomia ka ngecur, qeveria pasurohet dhe refuzon të ndajë këtë barrë me njerëzit.
Megjithatë, këto tre projektligje do të paraqiten për votim në seancën e nesërme plenare. Thirrja jonë është e qartë: maxhoranca duhet të tejkalojë interesat e saj politike dhe të votojë në favor të qytetarëve.
Këto nuk janë propozime partiake. Nuk janë propagandë dhe as ide të parealizueshme. Janë masa konkrete, të provuara në vende të tjera, që japin rezultate të menjëhershme dhe të prekshme për familjet, fermerët dhe prodhuesit shqiptarë.
Është momenti për të zgjedhur: interesin e qytetarëve apo interesin e një pakice.
Ju faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë