POLITIKE

Ngjarja tragjike në Durrës/ Zhupa: Kemi dështuar të bëjmë ligje që i shërbejnë qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 19:24
Ngjarja tragjike në Durrës/ Zhupa: Kemi dështuar të

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur në Kuvend lidhur me aksidentin tragjik e ndodhur një ditë më parë në Durrës. Zhupa u shpreh se të gjithë deputetët kanë dështuar të bëjnë në Kuvend, ligje i sherbëjnë qytetarëve.

Më tej shtoi se mazhoranca nuk mund të flasë për Kodin Penal sa herë ndodh një vdekje. Ajo shprehu kritika dhe ndaj Policisë së Shtetit që sipas saj ka dështuar të kujdeset për nevojat e komunitetit.

“Ky Kuvend nuk mund të mjaftohet vetëm me 1 minutë heshtje për një ngjarje tragjike dhe të paralajmëruar. Kuvendi s’mund të bëjë politikë me vdekjen, por të bëjë disa politika që i shërbejnë qytetarëve. Kemi dështuar të gjithë, sepse nuk arrijmë ta ngremë këtë Kuvend në një Kuvend që bën ligje që i shërbejnë qytetarëve. S’mund të kujtohemi dhe të flasim për Kodin Rrugor apo atë Penal vetëm kur ka një vdekje. Kur e keni parë Policinë e Shtetit që kujdeset për nevojat e komunitetit? Ky është dështimi i parë i një qeverisjeje që e ka parë si një mjet force për synimet e veta elektorale.

Qytetet tona janë kthyer në fjetore, ku vetëm mund të flesh gjumë në shtëpi dhe asnjë jetë komunitare s’mund të ndërtosh dot. Qytete pa sheshe, pa kënde lojërash, pa lulishte. Ku në mes të rrugës ti mund të gjesh çdo gjë, por asgjë që lidhet me komunitetin, me ndërtimin e një hapësire të përbashkët. Meraku ka qenë të betonohet çdo hapësirë. S’ka qenë ndonjëherë për fëmijët, prindërit, gjyshërit: ku do të jetojnë, si do ta mbushin ditën.

Komuniteti durrsak shpreh të gjithë të njëjtën gjë: që e kanë paralajmëruar policinë, por s’ka reaguar askush. Nëse kemi një grup, grupin e miqve të fëmijëve, ne nuk mund të bashkohemi me njëri-tjetrin vetëm për të kërkuar 1 minutë heshtje; duhet të bashkohemi për të kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor e Penal, por mbi të gjitha të ndryshohet sesi përdoren institucionet në shërbim të disa klientëve, të një të forti. Kështu jeni krijuar, kështu e mbani pushtetin. Kur ndodhin ngjarje të tilla, na i kurseni ngushëllimet tuaja, sepse nëse doni të bëni diçka, i keni votat, keni mundësi”, tha Zhupa. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë