POLITIKE

Nis krisja në qeveri/ Rama lëshon Ballukun pas shpalljes së saj të pandehur nga SPAK. Detajet që nuk u panë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2025, 12:00

Nis krisja në qeveri/ Rama lëshon Ballukun pas shpalljes së saj

Menjëherë pas shpalljes së Belinda Ballukut si të pandehur, ka ardhur edhe krisja e parë midis zëvendëskryeministres dhe Edi Ramës.
Pasi doli lajmi se numri dy i qeverisë ishte shpallur e pandehur nga SPAK, në dy postimet që Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale, në asnjërën prej tyre Rama nuk ka pranuar tagun që ajo i ka dërguar.

Është e habitshme, sepse para se SPAK të fliste, çdo shkrim apo postim që Balluku publikonte shpërndahej automatikisht nga Kryeministri, një zakon që nuk vazhdoi më pas vendimit të organeve ligjzbatuese.

Njëri prej postimeve që Rama nuk ka pranuar është videoja e Ballukut nga Zvicra, ku ajo ka bërë publike aktivitetet e saj. Në postimin tjetër bëhet fjalë për mirëmbajtjen estetike të rrugëve.

Rama po distancohet fillimisht në rrjetet sociale, ashtu siç ka ndodhur rëndom me të gjithë ata që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Nis krisja në qeveri/ Rama lëshon Ballukun pas shpalljes së saj

SPAK pritet t’i komunikojë zyrtarisht akuzën numrit dy të qeverisë, e përfolur për një sërë aferash, veçanërisht për Tunelin e Llogarasë, ku me një të rënë të lapsit u gllabëruan rreth 50 milionë euro.
Ndërsa në shumë raste të tjera, kryeministri ka lëshuar para drejtësisë ata që i kishte “siktirosur” nga rrethi i vet, ende nuk dihet se si do të veprojë me Ballukun.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,”
— deklaroi Rama në një intervistë për Deutsche Welle të shtunën.

“Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,”
— shtoi ai.


Që prej së premtes, kur doli lajmi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte nën hetim nga SPAK dhe se pritej të thirrej në Prokurorinë e Posaçme bashkë me një avokat, nga mazhoranca nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.
Vetë Balluku ndodhej në Zvicër, ku përcolli një mesazh për zhvillimin e rrjetit hekurudhor, por asnjë fjalë për hetimet ndaj saj.

/Piranjat News/

 

edi rama belinda balluku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë