POLITIKE

"Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro"/ Berisha: Jo vetëm që do vendosim minimumin jetik 200 euro, por do e indeksojmë me ligj

E.D Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:43

"Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro"/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në selinë blu, u ndal edhe njëherë tjetër te programi ekonomik i PD-së. Berisha theksoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të vendoset minimumi jetik prej 200 euro dhe kjo shifër do të indeksohet me ligj për çdo vit. Gjithashtu një tjetër pikë e programit ekonomik të PD-së është edhe rroga minimale, e cila sipas Berishës, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro në Shqipëri.

"Pra, kjo është gjendja. Mund të flasim gjer nesër, por ne kemi zgjidhjen, ne me qytetarët do flasim për zgjidhjen. Ne kemi zgjidhje të sigurta. Dhe ne, iu garantoj ju se kurrë ndonjëherë nuk e kemi ndryshuar këtë vend më shpejt se sa do e ndryshojmë pas 11 majit. 3 muajt e parë ne vendosim paketën e emergjencës, 200 euro për çdo shqiptar dhe këta janë qindra mijëra. Çfarë do të thotë 200 euro, është shumë? Jo, pak është. Por nuk ka më mjerim. Me 200 euro ne i themi mjerimit nuk ke vend në Shqipëri. Me 200 euro për person ne japim mundësi që çdo qytetar t’i ketë gjërat bazë, të mos ketë lista, të ushqehet dhe nuk është kaq. Ky 200 euro do indeksohet me ligj, pra do indeksohet në përputhje të plotë me rritjen e çmimeve.

Jo vetëm kaq, ky 200 euro do shoqërohet me kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë që të gjitha gjërat bazë që do blihen me TVSH, do u rikthehte TVSH-ja. Thamë, ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri. nuk shkohet kështu. Po krijohej një hendek i tmerrshëm i cili ose po i përpinte në mjerim, ose po i degdiste shqiptarët nga Shqipëria. Tani ne jemi në emergjencë ndaj dhe çdo rrogëulët, çdo person me 200 euro, çdo pensionist do ketë kartën e konsumatorit. Sa është kjo? Specialistët thonë se është rreth 3 pensione, pra rreth 450 mijë lekë. Nuk do jetë vetëm kaq. Energjinë elektrike, do rikthehet fasho e mbrojtura, jo me 77 sa ka qenë në vitin 2013, por me 70 lekë. Do proporcionohet edhe çmimi i ujit. Se çfarë bënë këta? Këta për rrogat e larta u kujdesën në mënyrën më të zellshme. Këta rritën rrogat e larta në Shqipëri sa në Slloveni.

Sllovenia ka rrogat më të lartat në rajon, në Shqipëri ka rroga të larta më të larta se në Slloveni. Nuk e bën asnjë qeveritar i përgjegjshëm këtë. Pra, do shpërndahen të ardhurat. Natyrisht rrogat e larta nuk do rriten gjersa të arriten në proporcionin 4 me 1. Sot është 10, nuk duhej të ishte kurrë kështu. Tani kemi rrogën minimale. Rroga minimale, për fat të keq është rrogë dominuese në Shqipëri, nuk do jetë më nën 500 euro. Jo. Çdo punëdhënës duhet ta dijë se nuk do mund të paguajë më në territorin e Shqipërisë njeri nën 500 euro. Po vendosim një standard që e ka çdo vend demokratik. Madje vendet e tjera e kanë me orë punë. Kjo është barrë për sipërmarrësit, por i garantoj se do lehtësohen me taksat, me tatim-fitimin, me taksën e importeve, me sigurimet shoqërore.

Dhe natyrisht nuk do jetë i humbur nga vendosja e kësaj rroge. Por kjo rrogë do vendoset. Shqiptarët nuk do mund të paguhen më nën 500 euro. Pra, ne do kemi programin tonë për të përndjekurit politikë. Kemi punuar, por tani së shpejti do kemi një tryezë për ta se duam të dëgjojmë sugjerimet e tyre. Do kemi programin tonë për pronarët. Janë rikthyer ligjet e vitit 1945 këtu. Po, po! Marrin fund ato. Do kemi programin tonë për shëndetësinë, për arsimin. Programet tona do jenë transformuese. Askush nuk duhet të ketë mëdyshje. Në një buxhet 8.2 miliardë euro, të lësh 16 milionë për pensionistët, nuk ka akt më cinik dhe të pashpirt.

Nafta, ua thashë, nuk do mund të shitet më shtrenjtë, plus minus 10 përqind se Kosova dhe Maqedonia. Ne prodhojmë 1 milion ton, Kosova dhe Maqedonia nuk prodhojnë një kovë naftë. E marrin në Durrës dhe u del më lirë atyre 30-40 përqind. Pse e bëra këtë analizë? Duhet ta bëni kudo sepse ne më të vërtetë ne mund ta transformojmë shpejt Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për shpejtësi, ka nevojë për ndryshime të shpejta. Ne rikthejmë shpresën, pastaj një seri programesh të tjera. Por të gjitha këto kërkojnë angazhimin tuaj çdo ditë, 24 orë, 7 ditë të javës," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë