POLITIKE

"Opozita nuk po bën zgjidhjen e drejtë!" Komisioni Anti-korrupsion, Xhafaj: Institucionet e drejtësisë nuk na refuzuan, sqarimi që bëri ambasadori i BE-së ishte i mjaftueshëm!

M.B. Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 13:13

"Opozita nuk po bën zgjidhjen e drejtë!" Komisioni

TIRANA- Kryetari i Komisionit Anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë sotnë një konferencë për mediat ku tha se opozitës i kanë bërë ftesë të marrë pjesë, por kanë refuzuar. Xhafaj tha se kjo zgjedhje nuk është e drejtë. Ai shtoi se edhe në Komisionin për Reformën në Drejtësi, opozita në fillim nuk ka marrë pjesë, por tha se u përfshirën kur u diskutuan amendamentet kushtetuese.

Ndërkohë lidhur me ndryshimet kushtetuese Xhafaj tha se mund të ketë nevojë nëse e propozojnë ekspertët. Ai tha se nga draftin që ka parë nuk vëren propozime për ndryshime ligjore dhe institucionale.

Nga ana tjetër, lidhur me refuzimin e institucioneve të drejtësisë për pjesëmarrje në komisionin e tij me ekspertë, Xhafaj tha se sqarimi që bëri ambasadori i BE ishte i mjaftueshëm. Po ashtu ai shtoi se nuk bëhet fjalë për refuzim sepse nuk refuzohet Kuvendi pasi është shprehje e vullnetit të popullit.

PJESë NGA FJALA E XHAFAJT NË KONFERENCË:

Ata kanë zgjedhur një qëndrim të tyre në këtë çështje si dhe në komisionet e tjera. Kuvendi i ka përjashtuar por ata kanë vendet e tyre në këtë komision. U kemi bërë ftesë për të marrë pjesë me ekspertët e tyre, për të shfaqur opinionin e forcave politike që përfaqësojnë. Kjo nuk është histori e parë. Kështu ka qenë dhe me Reformën në drejtësi. Për gati një vit PD nuk ka marrë pjesë në një vit, por është përfshirë kur janë diskutuar amendamentet kushtetuese dhe në vazhdim. Nuk është një zgjedhje e drejtë në mendimin tim, por është zgjedhje e tyre...

...Nuk e di ndoshta mund të ketë nevojë nëse e propozojnë ekspertët. Sa shoh unë nuk ka, por debati publik mund të nxjerrë. Nga draftin që kam parë unë, nuk shoh propozime për ndryshime ligjore dhe institucionale. Por ky është proces, mund të ketë propozime dhe mund të arrihet në përfundime që kur të hartohet plani i veprimit, të ketë dhe të tilla. Nëse do të ketë, nuk ka kufizime për një komision që ti propozojë. Ndryshime kushtetuese për drejtësisë nuk do të ketë, përveç atyre që kanë kërkuar nga sistemi i drejtësisë. SPAK ka propozuar të ndryshojë ligjin e tij. Institucionet e drejtësisë kanë propozuar 140 nene për ndryshime...

...Sqarimi që bëri ambasadori i BE ishte i mjaftueshëm. Nuk bëhet fjalë për refuzim sepse nuk refuzohet Kuvendi. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Nga Kuvendi burojnë pushtetet e tjera. Fjala refuzim është e papërshtatshme. Sa i përket çështjes, ata kanë përcaktuar detyrimin kushtetues, ligjor, institucional për të kontribuar në këtë proces.

Nuk ka asnjë tejkalim jashtë rezolutës dhe Kuvendit. Kuvendi bën planin e veprimit ku përfshin të tre pushtetet dhe krijon ligje. Siç bën rëndom kur bën ligje, merr edhe kapacitete shtesë për të prodhuar një reformë të këtyre përmasave dhe ne standardi që propozuam ishte ngritje e grupeve të ekspertëve pa drejtësinë. Pastaj thamë pse pa ta. E u thamë të bëjnë vetë analizën dhe të na e sjellin në komision, pa e përfshirë me pjesën tjetër të grupit. Është shenjë pjekurie. Ata kanë sjellë amendamente të ndryshme dhe po të shikosh kanë përplasje, sepse s’ka patur konsultim. Ata thanë jo, ne kemi besim te Kuvendi, bëjeni ju dhe sa herë të jetë e nevojshme do jemi aty. Janë zgjidhje të ndryshme.

Për ne ka rëndësi që të bëhet një proces sa më transparent, kur bëhet fjalë për ndryshime të ligjeve. Nuk jemi ne që nxitojmë të ndryshojmë ligje të drejtësisë, por të bëhet me proces transparent. Kjo është e gjithë historia. Është aq e thjeshtë sa nuk e mendoni dot. Ne deshëm të bënim një zgjidhje që tua linim atyre këtë gjë si përgjegjësi që kanë për fatet e sistemit, por ata thanë bëjeni ju sepse kemi besim te Kuvendi. Në fund fare duan të jenë pjesë e tryezës ku do të diskutohet kapitulli i tyre.

fatmir xhafaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë