POLITIKE

'Palloshi i gjatë'/ Gazetari: Bisedë e faktuar mes Ballukut dhe Berberit, kjo shpjegon qëndrimet e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 19:20
'Palloshi i gjatë'/ Gazetari: Bisedë e faktuar mes Ballukut

Gazetari Elkier Bushkolaj, zbardh detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bushkolaj deklaroi se nga komunikimet e siguruara del qartë se ministrja Belinda Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e tenderimit, duke favorizuar një kompani të drejtuar nga Valter Begaj, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi.

“Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit,” – tha Bushkolaj.

Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një kompani që ka përfituar disa tendera nën drejtimin e Berberit, ndërsa procedurat janë modifikuar në mënyrë që të përjashtoheshin konkurrentët e tjerë, duke u krijuar kushte të posaçme për kompaninë fituese.

Ai shtoi se një skemë e ngjashme është vërejtur edhe në tenderin e madh prej 190 milionë eurosh, i cili fillimisht ishte shpallur për 140 milionë euro dhe më pas u anulua për t’u rishpallur me vlerë më të lartë.

“Komunikimet tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe afrimitet të madh mes Berberit dhe Ballukut, si edhe me anëtarë të tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Urdhri shkon zinxhir dhe secili vepron,” – tha Bushkolaj në Syri.tv, duke e krahasuar këtë rast me “dosjen 5D” dhe me aferën e inceneratorëve.

Gazetari përmendi gjithashtu një dokument të publikuar pak më parë nga Gazment Bardhi, ku flitet për ndërhyrje në kriteret e një tenderi, që të mundësonin pjesëmarrjen e një kompanie të caktuar duke ndryshuar periudhën e regjistrimit nga pesë në tre vite.

Bushkolaj theksoi se hetimi i SPAK përfshin edhe analizimin e flukseve financiare dhe burimeve të dyshimta të disa kompanive nënkontraktore, të cilat mund të kenë lidhje me financime të paligjshme ose fonde nga narkotrafiku.

Në vijim, gazetari iu referua edhe komunikimeve të gjetura në një telefon të vjetër të Evis Berberit, ku përmendet një personazh me nofkën “Palloshi i gjatë”, që mund të nënkuptojë kryeministrin Edi Rama.

“Detaje nga këto dosje nuk janë të reja; ato kanë qarkulluar më herët si mes gazetarëve që mbulojnë SPAK-un, ashtu edhe në rrethe pranë qeverisë. Këto ndihmojnë për të kuptuar qëndrimet dhe lëvizjet politike të kohëve të fundit,” – vijoi Bushkolaj.

DEKLARATA: 

Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit. Pra një kompani e cila kishte përfituar një pjesë të mirë të tenderave që jepeshin nga Evis Berberi dhe këtu është një ndërhyrje e qartë që lidhet me kriteret pra. Përjashtohen kompani që nuk plotësojnë kriteret. Pra janë tendera që janë si kostume të qepura. Kjo paralelisht duhet parë dhe me tenderin e përgjithshëm që është 190 milionë euro, pra se si dhe aty u funksionua me të njëjtin manual. U bë tenderi 140 milionë euro, më pas u anulua për t'u bërë tender i dytë 190 milionë euro. Komunikimet për hir të së vërtetës tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një afrimitet shumë të madh qoftë mes Berberit dhe Ballukut, por dhe pjesëtarëve të tjerë, por këto pjesëtarë të tjerë janë të gjithë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Urdhëri shkon zinxhir dhe secili vepron. Nëse do fitohet për të bërë një krahasim, do ta krahasoja me dosjen 5D, ku vetë sipërmarrësit kishin akses tek komisioni i vlerësimit të ofertave, madje dhe regjistroheshin dhe jepnin direktiva. E njëjta skemë ka qenë dhe tek inceneratorët. Edhe këtu dalin komunikime të tjera se si jepen për të ndryshuar ë kriteret e një tenderi. Pra është një dokument i publikuar dhe nga zoti Bardhi vetëm pak minuta më përpara, ku flitet për një, supozohet të jetë ose biznesmen ose negociator ë me emrin Pllumb, se si flitet për të ndryshuar kriteret për një kompani që duhet të jetë e regjistruar tre vitet e fundit dhe jo pesë vitet e fundit.

Pikërisht te këto kriteret e tenderave, këtu bëhet ndërhyrja që më pas vijon hetimi nga SPAK-u dhe ky hetim më pas plotësohet ose kryqëzohet me të dhëna të tjera pra. Kryqëzohet me shumën e parave, kryqëzohet me bisedat e përfituara nga persona të cilët janë nën hetim, kryqëzohet nga takimet që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e kompanive që kanë fituar tenderin dhe më pas në lojë futen edhe kompanitë nënkontraktore. Shumë prej këtyre kompanive nënkontraktore mund të dalë që kanë financime dhe të paligjshme, qoftë nga paratë e narkotrafikut apo nga financime.

Tjetër degëzim. Dhe normalisht kjo histori është shumë komplekse, ndërsa sa i përket komunikimeve që i referohen 'Palloshit i gjatë', janë komunikime të gjetura në një telefon të vjetër të të të zotit Berberi, që tregojnë një bisedë mes Ballukut edhe varësit të saj direkt Evis Berberit për një zyrtar të lartë që me gjasë ose të paktën pretendohet që të jetë kryeministri Edi Rama. Një gjë është e sigurtë. Detaje nga këto dosje, ashtu sikurse i marrin edhe gazetarët që mbulojnë SPAK-un, i marrin edhe njerëz pranë qeverisë dhe këto nuk është se po dalin sot apo qarkullojnë sot.

Pra këto detaje dhe këto informacione mund të kenë qarkulluar dhe më herët, që na ndihmojnë ne për të kuptuar ose për të lexuar qëndrimet dhe mosqëndrimet e zotit Rama përgjatë kësaj periudhe në raport me Ballukun.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë