POLITIKE

PD akuzon Elisa Spiropalin për manipulim të procesit zgjedhor, Kaso: Ka vendosur Tom Doshin si parti opozitare krah Sali Berishës

I.A Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 12:32

PD akuzon Elisa Spiropalin për manipulim të procesit zgjedhor, Kaso:

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se ka një tentativë të kryeparlamentares Elisa Spiropali, për ta vendosur partinë e Tom Doshit si parti opozitare, në krah të Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kaso tha se Spiropali duke e paraqitur Partinë Social-Demokrate, të aleatit kryesor të Edi Ramës, Tom Doshi, jo si formacion të koalicionit qeverisës, por atij opozitar, është cenim i rëndë i së vërtetës, moralit politik e qytetar, si dhe shkelje e barazisë në zgjedhje. Sipas Kasos qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ia kaluar Doshit.

Elisa që e nisi në botën e Çudirave, me pretendimin se do shpëtonte dynjanë, ka kaluar tani në Botën e Çmendurirave. Sipas një plani të parapërgatitur për të manipuluar që në zanafillë, me çdo mjet dhe mënyrë zgjedhjet e 11 majit, në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendsour partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës. Në një përgjigje që i ka kthyer intersimit të KQZ për rreshtimin e partive në Kuvend, kryetarja e Parlamentit, që me këtë mund të quhet e sharlamentit, e paraqet Partinë Social-Demokrate, të aleatit kryesor të Edi Ramës, heroit të zgjedhjeve të lira, Tom Doshi, jo si formacion të koalicionit qeverisës, por atij opozitar.

Ky është një cënim i rëndë i së vërtetës, moralit politik dhe qytetar dhe shkelje me të dyja këmbët e barazisë në zgjedhje. Qytetarët e dinë se me kë është rreshtuar Tom Doshi që nga Tirana dhe deri në Shkodër, që nga 2011-a e deri në 2025-ën. Analistët mund të hapin dokumentacion online të KQZ dhe të shohin se, edhe në letra, aleanca Rama-Doshi është e fiksuar. Elisa e Çmendurirave i di të gjitha këto, por e bën për t’i hyrë në qejf shefit, për të cënuar zgjedhjet e 11 majit, dhe për të ndihmuar Partinë Socialiste me një patericë të radhës. Duke nuhatur se i kanë punët keq, fusin në punë çdo mjet të padrejtë dhe antiligjor për të dëmtuar opozitën dhe procesin e votimit.
Pse e bën gjithë këtë?

Qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ja kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvasë për mazhorancën e NarkoRamës. Ky falsifikim bie ndesh me dhjetra vendime të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, të cilët përcaktojnë se opozitë nuk të bën vetëdeklarimi, por mbështetja që i jep në Kuvend nismave të qeverisë. Këtë skandal opozita nuk ka për ta lejuar, dhe e paralajmëron Lajen e Kuvendit se, po nuk u tërhoq vetë, do paditet në SPAK për abuzim dhe shpërdorim me detyrën si dhe falsifikim. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt hajdutërie që dëmton balancat mes palëve në një vend ku të gjitha pushtetet janë në kthetrat e Ramës dhe mjaullimat e elisave të oborrit. Sa për Tomën, si hero të opozitarizmit, kundër Ramës në zgjedhje, edhe çakejtë maleve qeshin kur e dëgjojnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë