POLITIKE

PD: Fondet e rindërtimit në Durrës përdoren për manipulimin e votave në zgjedhjet e 2025 dhe shpërblimin e grupeve të interesit

r.ll Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 14:34
PD: Fondet e rindërtimit në Durrës përdoren për
florian garo

TIRANË- Partia Demokratike thotë se prej 5 vitesh që nga tërmeti i vitit 2019, Bashkia e Durrësit vazhdon të përdorë si shantazh dhe mjet të blerjes së votës, fondet e rindërtimit.

Gjatë deklaratës për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se, fondi i lëvruar në shtator për firmat e kryebashkiakes socialiste, ka si qëllim që banorëve të rrugës Abaz Çelkupa t’u jepet çelësi dhe t’u kërkohet vota.

Garo thotë se "plani i SPAK për të mos hetuar miliona euro të fondeve të Rindërtimit, në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë, është një tjetër favor që i bëhet qeverisë së korruptuar të Ramës dhe një lëshim për kriminalizimin e vendit".

DEKLARATA E PLOTË: 

Pesë vjet kanë kaluar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe po afrojnë zgjedhjet e 2025, por tenderat e rindërtimit në bashkinë e Durrësit vijojnë.

Kështu, më 16 shtator, Bashkia e Durrësit ka hapur tenderin me objekt ‘Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga ‘Abaz Çelkupa 15’, Rajoni 3 si pjesë e Programit të Rindërtimit.

Tenderin me vlerë 800 milion lekë e ka fituar bashkimi i kompanive EURONDERTIMI 2000 shpk & EVERESTshpk & SHEHU -2AB Konstruksion shpk. Sipas Open Data Albania ky tender është me flamur të kuq për mungesë konkurrence. Pra Eurondërtim, Everest dhe Shehu -2AB kanë qenë të paracaktuara se do të fitonin tenderin, si të vetmet kompani në garë.

Por nuk janë tenderat korruptivë dhe as vjedhja e fondeve publike objekti i kësaj deklarate. Në qindra raste, Departamenti i Anti-Korrupsionit në Partinë Demokratike i ka denoncuar me detaje abuzimet qindra milionëshe të kësaj Bashkie në kuadër të procesit të rindërtimit.

Pyetja është: a janë dhe a po përdoren fondet e rindërtimit si mjet shantazhi për qytetarët gjatë fushatave elektorale dhe para zgjedhjeve?

Tenderi i hapur 8 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025 nga Bashkia Durrës, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga tërmeti, nuk dëshmon paaftësi, por babëzi dhe llogari të zyrtarëve të Rilindjes për t’i përdorur fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.

Open Data Albania ka hulumtuar shpërndarjen e granateve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm gjatë periudhës 2020-2023, dhe gjithashtu në muajt pjesë e Fushatave Zgjedhore.

Nga granti i rindërtimit ishin parashikuar të përfitonin familjet e dëmtuara nga tërmeti por, një javë para zgjedhjeve të vitit 2021 Bashkia e Durrësit ndryshoi strategji, duke ua kaluar fondin e rindërtimit qytetarëve në llogari bankare.

Një përpjekje e qartë për të ndikuar qytetarët elektoralisht, pra një mënyrë e blerjes dhe manipulimit të votës.

Bashkia Durrës transferoi në prill 2021 mbi 792 milionë lekë grante individuale për rikonstruksione të lehta në banesa duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor.

Edhe pse është tërhequr shuma fantastike e 267.8 milion eurove nga Fondi i Rindërtimit, jo pak qytetarë të Durrësit, në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës.

Në këtë sorrollatje të gjatë, here më bonus qiraje e herë pa të, herë në hotele e herë në shtëpi me qera, një pjesë e atyre që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e para 5 viteve, u ka mbetur shpresa e fundit te zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Fondi i lëvruar në shtator për firmat e preferuara të kryebashkiakes socialiste, ka si qëllim që banorëve të rrugës Abaz Çelkupa t’u jepet çelësi dhe t’u kërkohet vota.

Për Edi Ramën dhe Emirjana Sakon fatkeqësia e 2019 ka qenë një rast për të shpërblyer financiarisht bandat e Durrësit, që i ndihmuan gjatë zgjedhjeve dhe për të përdorur rindërtimin dhe fondet e tij për të blerë dhe rrëmbyer votat e të mbeturve pa strehë.

Hezitimi apo plani i SPAK për të mos hetuar miliona euro të fondeve të Rindërtimit, në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë, është një tjetër favor që i bëhet qeverisë së korruptuar të Ramës dhe një lëshim për kriminalizimin e vendit.

floriana garo bashkia e durresit fondet e rindertimit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë