POLITIKE

Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 18:06
Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me

Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën.

Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien e autorizimit Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Anëtarët demokratë e kundërshtuan si joligjore dhe të nxitur politikisht vendimin e Peleshit në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, sipas deklaratave të shpërndara nga zyra e shtypit e grupit parlamentar demokrat.

Sipas kryetares së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, sjellja e Peleshit është mbrojtje politike që Kuvendi po i ofron një të pandehure nga drejtësia.

“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin,” tha Tabaku në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve duke kërkuar që “të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin”.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi Peleshin se po bënte “shkelje flagrante të Rregullores”.  “Dy orë para mbledhjes me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen”- iu drejtua ai kryetarit të Kuvendit duke pretenduar se argumentimi i tij për shtyrjen nuk ka bazë ligjore.

“Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”-shtoi Bardhi, duke e cilësuar sjelljen e Peleshit arbitrare.

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit shpërndau një përgjigje të tij në replikë me përfaqësuesit e opozitës në mbledhje.

“Këshilli ka vepruar dhe do të veprojë në çdo rast duke patur vijë të kuqe Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren,” është mbrojtur Peleshi në mbledhje, duke i vlerësuar vendimet e tij në këtë rast si ligjore dhe kushtetuese.

Peleshi ka justifikuar vendimin për shtyrjen me kërkesën e dy anëtarëve të mazhorancës në  këshill që kanë kërkuar procesi i shyrtimit të kërkesës së SPAK të marrë parasysh dhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.  “Unë si kryetar i këshillit jam i detyruar të mos injoroj asnjë qëndrim dhe kërkese për sa kohe që nuk shkel Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren”- tha Peleshi duke iu kujtuar deputetëve se Kuvendi ndodhej ende brenda afatit 3 mujor që përcakton Rregullorja për marrjen e vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës së SPAK.

Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro dhe prokuroria kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti, me argumentin se me qëndrimin në detyrë rrezikon të dëmtojë hetimin. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?