POLITIKE

“Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi! Konflikt interesi!" Veliaj kërkesë ILD-së dhe KLP-së: Merrni masë disiplinore dhe pezulloni prokurorin Olsi Dado

M.B. Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 18:22

“Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në burg" i është drejtuar me një kërkesë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado.

Në kërkesën e tij Veliaj thotë se thelbi konsiston te qëndrimi i tij i bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues, sipas tij, Ols Dado. Sipas Veliajt, Dado nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj tij.

Ai shton se Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, Veliaj thotë se prokurori “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese ndaj tij.

Kryebashkiaku thotë se Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj tij, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Dado, sipas tij, ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Sipas tij, telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qёllimin keqdashёs tё Dados pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta. Veliaj thotë se edhe nёse Dado nuk do tё ushtronte ndikimin e tij nё lidhje me lejen e ndёrtimit, mjafton vetёm fakti se ёshtё pёrfitues, pёr t’u vёrtetuar konflikti i interesit.

Kërkesa e plotë e Veliajt për ILD dhe KLP:

Thelbi i kёrkesёs tё depozituar nga ana ime konsiston te qёndrimi qё unё kam bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues zotit Ols Dado, i cili nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj personit tim.

E them kёtё, pasi Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.

Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj meje, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Ёshtё e vёrtetё qё leja e ndёrtimit i ёshtё akorduar subjektit zhvillues/ndёrtues, shoqёrisё “Alb Edil” sh.p.k, por referuar kontratёs sё sipёrmarrjes nr. Rep 2040, nr. Kol 803, datё 06.05.2021 pala porositёse dhe pёrfituese njёkohёsisht, ёshtё prokurori i çështjes kundёr titullarit tё institucionit qё ka dhёnё lejen e ndёrtimit, pra personit nё hetim Erion Veliaj.

Siç e parashtrova edhe mё lart, fakti qё pёrfitues nga procedura e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit ёshtё prokurori Olsi Dado ёshtё i pandryshueshёm, pasi e vёrteton dokumentacioni bashkёlidhur kёrkesёs time.

Telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qartё qёllimin keqdashёs tё zotit Ols Dado pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.

Edhe nёse zoti Ols Dado nuk do tё ushtronte ndikimin e tij nё lidhje me lejen e ndёrtimit, mjafton vetёm fakti se ёshtё pёrfitues, pёr t’u vёrtetuar konflikti i interesit.

Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi, e pёr pasojё nuk duhet tё kishte pёrfaqёsuar akuzёn qё nё krye tё herёs.

Nё njё rast hipotetik, (interpretim i kundёrt), si pёr shёmbull, sikur zoti Ols Dado tё ishtё favorizuar nga titullari i Bashkisё Tiranё, pёrsёri do tё kishte konflikt interesi, pasi edhe nёse faktet e pretenduara nё dosjen hetimore tё ishin tё vёerteta, do tё ishte lehtёsuar pozita e tё dyshuarit nё hetim.

Pra, nё tё dyja rastet prokurori Dado ёshtё nё konflikt tё hapur interesi.

Ligji Nr.96/2016, datë 30.8.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 102, pika 1, germa a/b/iii pёrcakton shprehimisht se:

“Shkelje disiplinore gjatё ushtrimit tё funksionit janё nё veçanti, por pa u kufizuar nё to, veprimet apo mosveprimet ose sjelljet e magjistratit si mё poshtё:

a) Mosparaqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çështjes kur kjo ёshtё e detyrueshme, sipas ligjit, nёse magjistrati ka dijeni ose duhet tё kishte dijeni tё rrethanave tё tilla

b) Paraqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çёshtjes nёse ky veprim:

iii) Nuk kryhet menjёherё pasi merr dijeni pёr shkakun.

Sa më sipër, bazuar në nenin 127 të ligjit Nr.96/2016 do të kërkoja nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullimin e prokurorit, zotit Ols Dado nga detyra e tij si prokuror, sipas parashikimeve në nenin 151, të këtij ligji, ose të kërkojë vetë pezullimin e magjistratit për arsyet e parashikuara në nenin 152 të këtij ligji.

Në këto kushte dhe përsa parashtroj më sipër, bazuar në nenin 184 e vijues të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor”,

– Fillimin e procedurave për procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të përsonit tim, Erion Veliaj.

– Marrjen e masës disiplinore ndaj tij dhe pezullimin nga detyra.

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë fillimisht në masë sigurimi “arrest shtëpie”, por pas rivlerësimit të masës është lënë në detyrim paraqitje.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 6 biznesmenët e tjerë është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë