POLITIKE

Përplasjet brenda PS-së, Malaj: Zgjohuni sa nuk është vonë! Rama është shpirtlig dhe një hakmarrës primitiv

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 09:17
Përplasjet brenda PS-së, Malaj: Zgjohuni sa nuk është

Debatet dhe tensionet brenda Partisë Socialiste kanë rikthyer në vëmendje raportin e kryeministrit Edi Rama me zërat kritikë në parti, përfshirë edhe përplasjet e fundit me Elisa Spiropali. Në këtë kontekst, ish-ministri dhe ish-deputeti Arben Malaj ka ndarë një reagim të gjatë publik, ku kujton përvojat e tij personale dhe kritikon mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama. Malaj thekson se Rama është një hakmarrëa primitiv dhe për këtë arsye u ka bërë thirrje ish-kolegëve të tij të zgjohen sa nuk është vonë.

Komenti i plotë i Arben Malajt:

Rama gjithnjë ka dashur t’i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te të gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit.

Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurrimi dhe promovimi.

Sapo Rama u bë kryetar i PS-së, ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët.

Kjo nuk na kishte ndodhur në PS as në periudhën më të vështirë në opozitë, 1992–1997.

Rama, në mbledhjen e parë me grupin parlamentar të PS-së, kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake.

Rregulla që cenojnë demokracinë e brendshme, të cilat nuk duhet as të mendohen dhe as të aplikohen në partitë politike.

Në atë moment u shpreha publikisht në media se: “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”.

Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar, dikush provokoi këtë debat duke pyetur pse kisha folur publikisht kundër kryetarit.

Atij iu përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëroi të dilja jashtë nga mbledhja, me argumentin se kisha folur pa leje.

E përsëriti disa herë “urdhrin ushtarak: dil nga rreshti/mbledhja”. Vazhdoja qetësisht të mos dilja.

Pas pak kërcënoi duke thënë: “O del ti nga mbledhja, o dal unë”.

Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe sepse kam ardhur në PS para jush.

Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, i preferuar i tij, dhe më tha: “Si i flet kështu kryetarit?”.

Atij iu ktheva vlonjatçe dhe i thashë: “S’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe, pa asnjë profil dhe kontribut publik, të bëri deputet”.

Pas këmbënguljes sime, Rama doli për pak minuta dhe mbledhja u shty.

Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet.

Por ligësinë e tij primitive e përdori në jo pak raste.

Kujdes: Rama është shpirtlig dhe një hakmarrës primitiv. Ai nuk do të harrojë kurrë këdo që nuk i nënshtrohet pa kushte.

Kundërshtarët e tij do të trajtohen si armiqtë e tij.

Rama do t’i përndjekë si hije vrastare, të ushqyera nga ADN-ja e tij plot urrejtje dhe pashpirtësi primitive.

Zgjohuni përpara se të jetë vonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?