POLITIKE

"Shteti kundër shtetit"/ BIRN: Policia akuzohet për shkelje të ligjit në protestën e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj

b.z Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 17:18
"Shteti kundër shtetit"/ BIRN: Policia akuzohet për shkelje
Protesta

TIRANË - Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme deklaruan përmes dy njoftimeve të premten se Policia e Shtetit nuk kishte ndërmarrë asnjë masë dhe kishte injoruar kërkesat e shpeshta të punonjësve të Gardës së Republikës për të siguruar perimetrin e jashtëm të godinës nga mbështetësit e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj më 12 shkurt, duke vënë në rrezik jetën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore.

“Kjo situatë ka sjellë që edhe pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe shpalljes së vendimit, protestuesit kanë izoluar nëpërmjet rrethimit të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ, të cilëve dukshëm u është cënuar siguria për jetën dhe shëndetin e tyre,” deklaroi Gjykata e Posaçme përmes njoftimit.

Situata e paprecedentë ndodhi të mërkurën, kur mbështetësit e Veliajt dhe Partisë Socialiste u mblodhën që në orët e para të mëngjesit rreth Gjykatës së Posaçme në shenjë proteste për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili akuzohet për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Pas përfundimit të seancës, protestuesit u filmuan teksa kishin rrethuar makinat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe thërrisnin në kor “Turp”.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK i kërkuan shpjegime Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, lidhur me mos-ushtrimin e detyrës nga ana e policisë për të garantuar sigurinë dhe rendin në perimetrin e jashtëm të këtyre institucioneve të drejtësisë, megjithëse një gjë e tillë u është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Neglizhenca e Policisë ka sjellë sipas dy institucioneve vështirësi në lëvizjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe pengimin e tyre që të dalin nga ambientet e gjykatës, ndërkohë që protestuesit kanë goditur makinat si dhe kanë sharë dhe ofenduar gjyqtarët dhe prokurorët.

Mosveprimi i Policisë së Shtetit për të garantuar rendin në gjykatë erdhi pasi kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje kryebashkiakut Veliaj dhe nuk i kurseu sulmet ndaj gjyqtarit të çështjes, Erion Bani dhe SPAK.

Pyetur nga BIRN mbi sjelljen e Policisë së Shtetit, zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama nuk komentoi, duke sugjeruar që t’u drejtoheshim institucioneve respektive. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani tha se sapo t’u mbërrijë shkresa, do të ngrenë një grup inspektimi për të verifikuar pretendimet.

“Policia shkeli ligjin”

Godina e Gjykatës Speciale ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës, por vetëm në perimetrin e saj të brendshëm. Sa i përket sigurisë në ambientet e jashtme të Gjykatës, Garda bashkëpunon dhe bashkëvepron me Policinë e Shtetit për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe objekeve në ruajtje.

Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi i tha BIRN se gjatë protestës së 12 shkurtit, Policia e Shtetit ka neglizhuar në kundërshtim me ligjin për më shumë se 13 orë. Ai thekson se në raste të tjera, kur policia ka konstatuar grumbullime të paligjshme që ushtrojnë presion ndaj institucioneve, ka vënë në lëvizje edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

“Pasi Gjykata dhe Garda kanë kërkuar ndihmë dhe nuk iu është dhënë, kjo tregon se gjithë zinxhiri drejtues dhe komandues i Policisë ka mosvepruar me dashje dhe në kundërshtim me ligjin”, tha Prençi, ndërsa shtoi se kjo “duket e qëllimshme, për të lejuar simpatizantët e subjekteve të veprës penale, që të ushtronin presion ndaj Gjykatës së Posaçme dhe SPAK”.

“Është dukshëm veprim i qëllimshëm dhe u kuptua nga deklarata e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili tha se ishte veprim sporadik, por nuk mund të thuhet sporadik për 13 orë”, tha Prençi.

Ai vlerësoi gjithashtu se prononcimi i ministrit të Brendshëm tregoi ndikimin e thellë politik në zinxhirin komandues e drejtues të Policisë së Shtetit, që është mjaft i dëmshëm, sidomos në këtë periudhë zgjedhore.

Një ditë pas protestës, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u justifikua para gazetarëve lidhur me mosveprimin e policisë, se tubimi nuk ishte njoftuar më parë dhe shtoi se në rastet e protestave të tjera kishte pasur lajmërim. Sipas Hoxhës, vështirësia erdhi se simpatizantët u mblodhën në mënyrë të menjëhershme.

Prençi u shpreh se bazuar në rrethanat e ngjarjes, Prokuroria e Tiranës duhet të fillojë hetime ndaj protagonistëve të sulmeve e kërcënimeve, ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore duhet të fillojë procedim disiplinor për gjithë zinxhirin komandues që nuk ka vepruar për marrjen dhe zbatimin e masave në terren.

Po ashtu, Prençi konstatoi se protestuesit ishin punonjës të Bashkisë, Policisë Bashkiake si dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas tij këta të fundit, sportistë elitarë me grada ushtarake, të cilët janë pjesë e Forcave të Armatosura.

Përfaqësuesit e opozitës i dolën në mbrojtje Gjykatës së Posaçme dhe SPAK të premten dhe paralajmëruan kallëzime penale ndaj kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kreut të Policisë së Shtetit për masat e munguara gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë për Veliajn.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp se kjo situatë tregonte shkallën e politizimin dhe kriminalizimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit.

“Protestë e organizuar, e lajmëruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrogëtarë të shtetit dhe policë me dhe pa armë, rrethuan për orë të tëra gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë dhe total, por shkallën e jashtëzakonshme të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar,” tha Berisha.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilësoi situatën si një grusht shteti.

“Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit sapo zbuloi një sulm të organizuar nga qeveria kundër drejtësisë: Gjyqtarët dhe prokurorët të bllokuar brenda gjykatës! Protestuesit penguan hyrjen, sulmuan stafin gjyqësor! Policia nuk bëri asgjë—me urdhër të heshtur për të mos vepruar!”, shkroi Tabaku në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar tubimin si një përpjekje të koordinuar të qeverisë për të mbrojtur korrupsionin dhe për të shpëtuar Erion Veliajn dhe të korruptuarit e tjerë nëpërmjet intimidimit dhe sulmit ndaj drejtësisë, tanimë fizikisht.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm për keqinformim të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me situatën.

“Ministri i Brendshëm gënjeu publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mosveprimin e Policisë së Shtetit ndaj tentativës mafioze të drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm,” shkroi Bardhi./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë